Turizmi në Shqipëri arrin kulmin në Korrik 2024 - Vizitorët e huaj udhëheqin rritjen me 53.1%. U vendosën kryesisht në zonat bregdetare

Armela Duka/SCAN
Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin Korrik të këtij viti tregojnë se në strukturat akomoduese u regjistruan gjithsej 526,293 vizitorë duke shënuar një rritje me 35.9%, krahasuar me vitin paraardhës. Nëse i analizojmë sipas tipologjisë rezulton se numri i vizitorëve vendas është rritur me 8.9%, ndërsa numri i vizitorëve të huaj është rritur me 53.1%.
“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe numrin e netë qëndrimeve sipas tipologjisë së tyre. Shifrat thonë se numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 16.1%, në krahasim me Korrik 2023. Nëse i analizojmë sipas tipologjisë së turistëve rezulton se numri i netë qëndrimeve nga vendasit është rritur me 6.2%, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga të huajt është rritur me 21.3%.
Nëse analizën e shtrijmë më tëj për periudhën Janar-Korrik të vitit 2024, të dhënat tregojnë se për gjashtë muajt e parë të vitit janë regjistruar afro 1.6 milionë vizitorë gjithsej, nga të cilët 31.5% e tyre ishin vendas dhe pjesa tjetër ishin të huaj. Muaji korrik rezulton të jetë edhe muaji me numrin më të lartë të vizitorëve përkatësisht me 362,278 të huaj dhe 164,015 vendas.
Po ku u përqëndruan më shumë turistët? Gati 261 mijë turistë të huaj u vendosën në zonat bregdetare, ndërsa pjesa tjetër u shpërnda mes rajonit të qendrës dhe të veriut.
Nëse analizojmë shifrat e këtij viti më atë të korrikut të vitit të kaluar rezulton se numri i vizitorëve të huaj të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritje me 74.1%. Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 57%, ndërsa numri i vizitorëve të huaj në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 57. 1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Përsa i përket origjinës së turistëve që na vizituan gjatë muajit korrik , shifrat tregojnë se peshën më të madhe e zënë vizitorët nga Kosova me 10.8% dhe vizitorët nga Polonia me 10.4%. Pjesa tjetër shpërndahet mes vizitorëve nga Gjermani dhe Italia, të cilët zënë po ashtu një peshë të konsiderueshme. Këto të fundit përbëjnë përkatësisht 7.1% dhe 5.2% të totalit të turistëve
Sondazh

Efekti i fondeve, 25 mijë fermerë futen në skemën e sigurimeve - 6 mujori/ Rritje me 15.2 për qind krahasuar me 2023-shin, kryeson Fieri
Elisabeta Dosku/ SCAN Skemat e subvencioneve në bujqësi dhe më së shumti pagesat që jepen për naftën për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi,......

Reforma në drejtësi, edhe 42 milionë euro shtesë deri në 2030 - Strategjia ndërsektoriale e Drejtësisë sjell kostot dhe objektivat
Reforma në Drejtësi vijon të kërkojë para. Sipas dokumentit Strategjia ndërsektoriale e Drejtësisë, të cilën ministria e drejtësisë e ka nxjerrë për......

Turizmi shton të ardhurat nga taksa e karburanteve - Mblidhen 10 milion euro, në Durrës u furnizuan 450 jahte e 13 kroçera
Turizmi elitar ka rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit. Nga janari në fund të gushtit nga taksa e karburanteve u mblodhën 10 milionë euro të ardhura,......

“Vendet e NATO-s duhet të paguajnë çmimin për paqe” - Stoltenberg paralajmëron aleancën në fjalimin e lamtumirës
Kristi Ceta/SCAN Në fjalën e lamtumirës së tij pasi e udhëhoqi NATO-n për një dekadë, Jens Stoltenberg paralajmëroi vendet anëtare të aleancës, duke......

Reagimet e tregjeve pas uljes së normave nga FED - Investitorët gëzuan uljet e para të normës në më shumë se katër vjet
Kristi Ceta/SCAN Ndërsa Rezerva Federale nis një cikël të shumëpritur të uljes së normës, disa investitorë janë të kujdesshëm se aksionet e SHBA-së me......

RMV, gjykata 'ngrin' punësimet me bazë etnike - Kërkohet rishqyrtimi i ligjit, pasi “shkel të drejtat e kandidatëve”
Kristi Ceta/SCAN Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut ka pranuar një mocion të paraqitur nga Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit (DKSK), ku......

Perspektiva ekonomike e Gjermanisë shënon një rënie dramatike dhe të papritur!
Edel Strazimiri / SCAN Perspektiva ekonomike e Gjermanisë mori një rënie dramatike dhe të papritur në shtator, duke sinjalizuar një rënie të thelluar......

Sa para mblodhën bankat nga interesat dhe komisionet? - Fitimi i sektorit bankar u rrit me 26% në fund të gjashtëmujorit
Fitimi neto i sektorit bankar në fund të muajit qershor, u rrit me 26% më e lartë në krahasim me një vit më parë. Në këtë total, ndikimin kryesor e dhanë të......