Turizmi shton të ardhurat nga taksa e karburanteve - Mblidhen 10 milion euro, në Durrës u furnizuan 450 jahte e 13 kroçera

Turizmi elitar ka rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit. Nga janari në fund të gushtit nga taksa e karburanteve u mblodhën 10 milionë euro të ardhura, vetëm nga jahtet dhe krocerat e furnizuara në Portin e Durrësit.
Karburanti i shitur për jahtet dhe krocerat që vizituan vendin tonë këtë vit ka sjellë të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave të dala nga Porti i Durrësit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat nga taksat kanë qenë 10 milion euro, ose 1 milion euro më shumë se një vit më parë. Këtë periudhë të vitit Portin e Durrësit e kanë vizituar 450 jahte dhe 13 kroçera të cilat I kanë rritur të ardhurat nga ky zë me 17 për qind.
“Në janar-gusht 2023, u furnizuan me 18,995 ton karburante, dhe të ardhurat nga Taksa Kombëtare arritën në 910 milionë lekë. Në të njëjtën periudhë të vitit 2024, me 22,230 ton, dhe të ardhurat arritën në 1,065 milionë lekë. Kjo tregon vazhdimësinë e një sezoni të suksesshëm turistik dhe zgjerimin e aktivitetit të mjeteve lundruese, thuhet në një deklarim të dalë nga kapiteneria e portit të Durrësit.
Prej vitit 2022, jahtet që furnizohen me karburant në zonën e lirë doganore taksohen 40 lekë për litër karburant. Nga analiza e shifrave vihet re rritje e të ardhurave, ku në 2022 ishin 6 milion euro, në 2023 ishin 9 milion euro dhe në 8 muaj të këtij viti 10 milionë euro.
Sondazh

“Vendet e NATO-s duhet të paguajnë çmimin për paqe” - Stoltenberg paralajmëron aleancën në fjalimin e lamtumirës
Kristi Ceta/SCAN Në fjalën e lamtumirës së tij pasi e udhëhoqi NATO-n për një dekadë, Jens Stoltenberg paralajmëroi vendet anëtare të aleancës, duke......

Reagimet e tregjeve pas uljes së normave nga FED - Investitorët gëzuan uljet e para të normës në më shumë se katër vjet
Kristi Ceta/SCAN Ndërsa Rezerva Federale nis një cikël të shumëpritur të uljes së normës, disa investitorë janë të kujdesshëm se aksionet e SHBA-së me......

RMV, gjykata 'ngrin' punësimet me bazë etnike - Kërkohet rishqyrtimi i ligjit, pasi “shkel të drejtat e kandidatëve”
Kristi Ceta/SCAN Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut ka pranuar një mocion të paraqitur nga Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit (DKSK), ku......

Perspektiva ekonomike e Gjermanisë shënon një rënie dramatike dhe të papritur!
Edel Strazimiri / SCAN Perspektiva ekonomike e Gjermanisë mori një rënie dramatike dhe të papritur në shtator, duke sinjalizuar një rënie të thelluar......

Sa para mblodhën bankat nga interesat dhe komisionet? - Fitimi i sektorit bankar u rrit me 26% në fund të gjashtëmujorit
Fitimi neto i sektorit bankar në fund të muajit qershor, u rrit me 26% më e lartë në krahasim me një vit më parë. Në këtë total, ndikimin kryesor e dhanë të......

Bankat rrisin në 21.6% rezervën në rast falimentimi - Ruajnë mjaftueshëm kapital dhe mjete financiare për shmangien e kolapsit
Ledina Elezi/SCAN Pesë nga 11 banka në vendin tonë e kanë përmbushur objektivin prej 18.2% të Bankës së Shqipërisë për mbajtjen e një sasie të caktuar......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka humbur edhe këtë të premte pikë duke u dobësuar sërish teksa është blerë sot me 88.5 lekë dhe është shitur me 89.7 lekë sipas kursit......

Familjet shqiptare, në vështirësi për të shlyer kredinë - Pagesa e huasë zuri më pak se 30% të të ardhurave mujore në gjysmën e parë të vitit
Ledina Elezi/SCAN Familjet shqiptare kanë pasur vështirësi në shlyerjen e kredisë gjatë gjysmës së parë të vitit. Pesha e familjeve që kanë një hua për......