Shqipëria Postuar më 20 Shtator 2024, 09:20

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!

Nga SCAN TV
Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!

 

Dollari amerikan ka humbur edhe këtë të premte pikë duke u dobësuar sërish teksa është blerë sot me 88.5 lekë dhe është shitur me 89.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu duket se e ka mbyllur këtë javë në rënie teksa është blerë sot me 99 lekë dhe është shitur me 99.7 lekë në raport me dje.

Franga zvicerane edhe ajo duket se është dobësuar mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 104.1 lekë dhe është shitur me 105.5 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik ka pësuar zbritje të kuotës pasi është blerë sot me 117.5 lekë dhe është shitur me 118.7 lekë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat