Sa përfituan punonjësit e arsimit profesional? - 1650 në total u paguan mesatarisht 22.600 lekë më shumë

Diamila Leka/ Scan
Qeveria tashmë vëmendjen e ka kthyer te Arsimi Profesional ku prioritet i ka dhënë edhe përmes buxhetit afatmesëm 2025-2027. Ndërkohë sipas një publikimi të Ministrit të Ekonomisë, Blendi Gonxhja nga rritja e pagave kanë përfituar edhe punonjësit e këtij sektori. Sipas të dhënave, gjithsej janë 1650 punonjës të Arsimit Profesional, ndërsa janë mesatarisht +22.600 lekë në muaj rritje të pagave.
Por çfarë është parashikuar në kuadër të reformës së arsimit profesional?
Në këtë reformë pritet të nisë pilotimi i sistemit dual, i cili do t’u japë mundësi të rinjve të përfshihen në një program profesional, që tre ditë në javë të kryejnë praktikën pranë një biznesi dhe vetëm dy ditë mësim teorik pranë shkollës profesionale.
Këta të rinj nuk do të konsideron më vetëm si nxënës, por si nxënës-punonjës, ku angazhimi i tyre 18 orë në javë pranë një biznesi, do të paguhet me një shumë monetare sa paga minimale.
Ndërkohë synimi i këtij projekti është që praktika e nxënësve të mos bëhet më në ambientet e shkollës, por në ambientet e punës. Ndërkohë bizneset që do të përfshihen nëzbatimin e këtij sisitemi, duhet që të ofrojnë një hapësirë të dedikuar për mësimin e nxënësve. Gjatë pilotimit të këtij projekti do të përfshihen 8 bashki, 20 shkolla të arsimit professional dhe mbi 100 biznese.
Sondazh

Shqipëri, 120 mijë shtetas të huaj erdhën për biznes - Rritja 57% më shumë krahasuar me periudhën e vitit të kaluar
Hamit Yzeiraj/Scan Sektori i turizmit po ndjek të njëjtën trajektore pozitive në lidhje me investimet e huaja. Sipas të dhënave nga Instituti i......

“Kurset e kodimit, garantojnë punësim” - Gonxhja: Po punojmë për më shumë financime
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare u bën apel të rinjve që të regjistrohen në arsimin profesional si mundësi e artë që garanton punësim të......

Të ardhurat e Rusisë nga nafta, në rënie - Vlerat e eksporteve kanë rënë me 30% nga qershori i 2024
Kristi Ceta/SCAN Vlera e eksporteve të naftës së papërpunuar të Rusisë është ulur me gati 30% që nga fundi i qershorit, për shkak të rënies së çmimeve......

Rritet konsumi i energjisë në tregun e liberalizuar - Enti Rregullator: Shkalla e hapjes së tregut shkon në 33.38% të konsumit
Ola Mitre / SCAN Konsumi i energjisë elektrike në tregun e liberalizuar pësoi rritje gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, në raport me të njëjtën......

333.3 mln lekë për rritjen e sigurisë rrugore - FSHZH hap tenderin, ndërhyrje në akset rajonale e locale
Ola Mitre / SCAN Me një fond limit prej 333.3 mln lekë, Fondi Shqipar i Zhvillimit ka hapur tenderin për përmirësimin e sigurisë dhe sinjalistikës......

Punësimi në Shqipëri, më poshtë se rajoni - Barometri i Ballkanit: Vetëm 39% e të anketuarve thanë se janë në punë
Xhorxhina Deda/SCAN Shqipëria ka numrin më të ulët të të punësuarve dhe numrin më të lartë të atyre që janë pa punë në rajon. Këtë thonë të dhënat e......

Shqiptarët, akoma "të frikësuar" nga vjedhja e të dhënave - Rreth 61% e tyre ndihen të kërcënuar nga krimi kibernetik, ndjeshëm mbi mesataren rajonale
Armela Duka/SCAN Në epokën dixhitale, shqetësimet për sigurinë e të dhënave personale vazhdojnë të mbeten një ndër problemet kryesore për shqiptarët.......

Pagesat e energjisë, OSHEE ofron aplikacionin për klientët - Algert Luzi: Aplikacioni pranon ankesat e klienteve nga brenda e jashte vendit
Pagesat e energjisë elektrike mund të bëhen edhe nëpërmjet një aplikacioni që tashmë OSHEE ka vënë në përdorim për klienttë e vet. Algert Luzi,......