Shqipëria Postuar më 19 Shtator 2024, 13:08

“Kurset e kodimit, garantojnë punësim” - Gonxhja: Po punojmë për më shumë financime

Nga SCAN TV
“Kurset e kodimit, garantojnë punësim” - Gonxhja: Po

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Qeveria shqiptare u bën apel të rinjve që të regjistrohen në arsimin profesional si mundësi e artë që garanton punësim të shpejtë, dhe një nga degët që ka interes është dhe Programi i Kodimit.

Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe Ministrja e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi, zhvilluan një takim me studentë që po ndjekin Programit të Kodimit të qeverisë Shqiptare, që i bashkohet një anëtarësie globale, duke u bërë pjesë e një komuniteti mbarëbotëror zhvilluesish dhe punëdhënësish,  që garanton mundësi punësimi për kompanitë më të mira të softëereve.

Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inoavacionit

Po punojmë që të kemi 360 gradë ndihmë dhe financime që edhe pasi të përfundoni këtë kurs, të keni projekte. Puna jonë është që ne të garantojmë që tregu i punës së Shqipërisë të jetë zgjedhja e parë për ju.”

Bora Muzhaqi, Ministre e Rinisë

Ky është prgram në vitin e dytë dhe kanë pasur rzultat shumë mirë dhe bizneset kanë shfaqur interes dhe do të thotë që cilësia është e mirë dhe jemi gati që të hedhim hapin e radhës për të tërhequr investimet e huaja”.

Klevis Hysa, Drejtor i AKPA

Përmes programit të incentivuar nga qeveria kemi arritur 100 per qind punsueshmeri”.

Programi i Kodimit, ofron kurset në fushën e 'Programimit' në: kodim, programim kompjuterik, zhvillimi i aplikacioneve, robotika, elektronika, shkencë e të dhënave, siguria kibernetike, inteligjenca artificiale, testimi i softuerave, dizajni i softuerave, dizajni i faqeve të internetit, dizajni i përvojës së përdoruesit, dizajni i ndërfaqes së përdoruesit, mësimi makinerik/automatik, realiteti i shtuar, realiteti virtual ose algoritmet kompjuterike apo fusha të ngjashme të tjera. Kohëzgjatja e kurseve do të jetë nga 3 deri 12 muaj. Programi rimburson mbështetje nga 50 deri 100% të shumës së financimit në bazë të statusit të aplikantit. Për të gjithë punëkërkuesit e papunë kursi mbështetet 100%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat