Çmimet në Shqipëri barazojnë Europën - Inflacioni sipas metodës së Eurostat arriti në 2.4% në Gusht

Xhorxhina Deda/SCAN
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Gusht të vitit 2024 regjistrohet në 2.4%. Nga të dhënat rikujtojmë se inflacioni po për të njejtin muaj të këtij viti sipas metodologjisë së ‘INSTAT’ është 2.0%. Rikujtojmë se në të dyja rastet inflacioni përllogaritet nga i njëjti institucion, por ka diferenca të vogla për shkak të peshës që i jepet secilit grup në normën e inflacionit.
Krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria është barazuar me kufirin mesatar të Bashkimit Europian. Këtë e pohojnë edhe shifrat e këtij treguesi për muajin Gusht, ku rezulton se mesatarja e rritjes së çmimeve në Europë për të njëjtin muaj regjistrohet në 2.4%. Janë një sërë vendesh që barazuar me msataren e BE-së për muajin Gusht, ku ndër to mund të përmendim Austrinë, Maltën, Spanjën, Çekinë, dhe Bullgarinë.
Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë janë Rumania me 5.3%, Serbia me 4.4% dhe Islanda me 4.3%. Në nivel rajoni, më mirë së Shqipëria paraqitet Mali i Zi me një normë të rritjes së çmimeve deri në 2%. Nga ana tjetër, inflacioni në Maqedoninë e Veriut vlerësohet në 3.1%.
Nëse do të flasim për ndryshimet e grupeve kryesore, të dhënat tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve prej 4.3% vërehet në grupin “Shërbimi arsimor”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.6%, “Veshje dhe këpucë” me 3.5% dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 3.3% secili. Nga ana tjetër, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u rritën me 2.3%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2.2%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.1%, “Shëndeti” me 1.9%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.5%, “Komunikimi” me 0.6%. Ndërkohë, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1.6%.
Sondazh

Si do kthehen 5 mln euro tek 6 mijë profesionistë të lirë? - Nisma e PD depozitohet në Kuvend/ Të falen edhe kamatvonesat e vendosura
Elisabeta Dosku/ SCAN Nga hyrja në fuqi e ligjit për tatimin mbi të ardhurat i cili tatonte profesionistët e lirë me një normë nga 15-23 %, deri në......

Integrimi europian, kërkohët më shumë prani në institucionet e BE - Edi Rama: Po lobojmë për praninë e ekspertëve tanë në Parlamentin Europian
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar më shumë prani të vendeve kandidate në institucionet e Bashkimit Europian. Pas një takimi të zhvilluar në Bruksel, në......

Gjermania do të rrisë importet e naftës nga Kazakistani - Scholz kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm për lëndët e para
Kristi Ceta/SCAN Kazakistani i pasur me naftë është partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë në Azinë Qendrore. Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh se......

“BE duhet të gjejë ekuilibrin në tregtinë me Kinën” - Draghi propozon zgjidhje “komplekse” për sektorin e gjelbër
Kristi Ceta/SCAN Ish-kryeministri italian Mario Draghi theksoi se Bashkimi Evropian duhet të mbështesë produkte të gjelbra nga Kina për të arritur......

Turqia, blerësi më i madh i arit në botë - Dobësimi i dollarit amerikan rrit kërkesën për metalin e çmuar
Kristi Ceta/SCAN Çmimet e arit janë në një nivel rekord dhe një arsye është vendimi i mundshëm i autoriteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ulur......

Kina ‘godet’ 9 firma amerikane me ngrirje të pronave për shitjen e armëve në Tajvan!
Edel Strazimiri / SCAN Kina njoftoi hapa kundër nëntë firmave të lidhura me ushtrinë amerikane të mërkurën lidhur me shitjet e armëve amerikane në......

Ky shtet europian ka nevojë për gati 20 mijë shtëpi të tjera në vit për të përmbushur kërkesat!
Edel Strazimiri / SCAN Irlanda duhet të ndërtojë rreth 20,000 prona shtesë çdo vit nëse dëshiron të përmirësojë krizën kombëtare të strehimit të......

Hapet Në Gjermani rafineria e parë e litiumit në Europë!
Edel Strazimiri / SCAN AMG Lithium hapi rafinerinë e parë të litiumit në Europë në Bitterfeld-Wolfen në Gjermani. Rafineria u ndërtua në pak më shumë......