Si do kthehen 5 mln euro tek 6 mijë profesionistë të lirë? - Nisma e PD depozitohet në Kuvend/ Të falen edhe kamatvonesat e vendosura

Elisabeta Dosku/ SCAN
Nga hyrja në fuqi e ligjit për tatimin mbi të ardhurat i cili tatonte profesionistët e lirë me një normë nga 15-23 %, deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili shfuqizoi këtë nen, rezultojnë se janë 6541 tatimpagues që furnizojnë shërbime profesionale të cilët kanë parapaguar tatimin për periudhen 1 janar 2024 deri me 30 qershor 2024 në vlerën 500 milionë lekë, ndersa pjesa tjetër e tatimpaguesve rezulton të jetë ngarkuar me detyrime tatimore dhe për shkak të mospageses të jenë akumuluar edhe kamatevonesa.
Nisur nga vullneti i qeverisë dhe gatishmëria për të rimbursuar këtë kategori, Grupi Parlamentar i Partise Demokratike ka ndërmarrë një iniciativë ligjore që synon të ofrojë zgjidhje për rimbursimin e tyre.
Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar nisma e Partisë Demokratike, sipas së cilës, në nenin 69, të ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat, pas pikes 3, shtohen pikat 4 dhe 5, të cilat kanë si qëllim rimbursimin e tatimit të paguar.
Konkretisht kërkohet që “Të gjithë tatimpaguesve, të cilët furnizojnë shërbime profesionale, që kanë parapaguar tatimin për periudhën 1 janar 2024 - 30 qershor 2024, administrata tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, i kalon shumat e paguara për llogari të detyrimeve të tjera tatimore, të papaguara nga tatimpaguesit. Pas kësaj, me kërkeseëme shkrim, te tatimpaguesit, shuma e mbetur, nëse ka, rimbursohet automatikisht në llogarinë e tatimpaguesit ose kalohet per llogari te detyrimeve tatimore te ardhshme te tatimpaguesit”.
Po ashtu, shtohet edhe pika që synon të heqë gjobat në rastet kur këto detyrime nuk janë paguar. Pika e propozuar synon që “te gjithe tatimpaguesve, të cilët furnizojnë shërbime profesionale, që janë ngarkuar me detyrime tatimore të papaguara për periudhën 1 janar 2024 - 30 qershor 2024, sipas nenit 69, të ligjit "Per tatimin mbi te ardhurat 2023 i ndryshuar, i shfuqizuar me vendimin nr. 52, datë 27.06.2024 të Gjykatës Kushtetuese, administrata tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, fshin nga sistemi detyrimin tatimor se bashku me kamatevonesat”.
Pak ditë më parë Ministri i Financave u shpreh se qeveria është e gatshme që të rimbursojë këtë kategori, por duhet të përcaktohet rruga ligjore që do të ndiqet.
Sondazh

Integrimi europian, kërkohët më shumë prani në institucionet e BE - Edi Rama: Po lobojmë për praninë e ekspertëve tanë në Parlamentin Europian
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar më shumë prani të vendeve kandidate në institucionet e Bashkimit Europian. Pas një takimi të zhvilluar në Bruksel, në......

Gjermania do të rrisë importet e naftës nga Kazakistani - Scholz kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm për lëndët e para
Kristi Ceta/SCAN Kazakistani i pasur me naftë është partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë në Azinë Qendrore. Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh se......

“BE duhet të gjejë ekuilibrin në tregtinë me Kinën” - Draghi propozon zgjidhje “komplekse” për sektorin e gjelbër
Kristi Ceta/SCAN Ish-kryeministri italian Mario Draghi theksoi se Bashkimi Evropian duhet të mbështesë produkte të gjelbra nga Kina për të arritur......

Turqia, blerësi më i madh i arit në botë - Dobësimi i dollarit amerikan rrit kërkesën për metalin e çmuar
Kristi Ceta/SCAN Çmimet e arit janë në një nivel rekord dhe një arsye është vendimi i mundshëm i autoriteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ulur......

Kina ‘godet’ 9 firma amerikane me ngrirje të pronave për shitjen e armëve në Tajvan!
Edel Strazimiri / SCAN Kina njoftoi hapa kundër nëntë firmave të lidhura me ushtrinë amerikane të mërkurën lidhur me shitjet e armëve amerikane në......

Ky shtet europian ka nevojë për gati 20 mijë shtëpi të tjera në vit për të përmbushur kërkesat!
Edel Strazimiri / SCAN Irlanda duhet të ndërtojë rreth 20,000 prona shtesë çdo vit nëse dëshiron të përmirësojë krizën kombëtare të strehimit të......

Hapet Në Gjermani rafineria e parë e litiumit në Europë!
Edel Strazimiri / SCAN AMG Lithium hapi rafinerinë e parë të litiumit në Europë në Bitterfeld-Wolfen në Gjermani. Rafineria u ndërtua në pak më shumë......

Dobësohen edhe më tej Dollari dhe Euro - Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë sot në raport me dje duke u blerë me 88.8 lekë dhe duke u shitur me 90 lekë sipas kursit të këmbimit......