Shqipëria Postuar më 19 Shtator 2024, 12:31

Rritet konsumi i energjisë në tregun e liberalizuar - Enti Rregullator: Shkalla e hapjes së tregut shkon në 33.38% të konsumit

Nga SCAN TV
Rritet konsumi i energjisë në tregun e liberalizuar - Enti

Ola Mitre / SCAN

 

Konsumi i energjisë elektrike në tregun e liberalizuar pësoi rritje gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, shkalla e hapjes së tregut për periudhën janar – qershor 2024 arriti në 33.38 % të konsumit total, nga 30.81% që ishte për 6-mujorin e vitit të kaluar. ERE ia atribuon këtë tendencë progresive rritëse daljes në treg të liberalizuar të klientëve të lidhur në nivelet e tensionit 35, 20,10 dhe 6 kV, si dhe sigurimit të humbjeve në sistemin e transmetimit dhe atë të shpërndarjes.

Për vitin 2024 ishin 2103 biznese të lidhur në tensionin 20 kV, të cilët u detyruan të dalin në tregun e liberalizuar të energjisë. Kjo nënkutpon shkëputjen e tyre nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, që është kompania publike e furnizimit e që lunate rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit. Me liberalizimin e plotë, këta abonentë kanë të drejtë të përzgjedhin një nga furnizuesit që operojnë në treg, për të lidhur më pas kontratën e furnizimit, ku ndër të tjera do të përcaktohet edhe çmimi me të cilin do të ofrohet shërbimi.

Liberalizimi i plotë i tregut të energjisë, përfshirë edhe konsumatorët familjarë, është një proces i kërkuar nga Komuniteti i Energjisë, për shkak të avantazheve që sjell në drejtim të çmimeve për klientët. Kjo, për shkak të konkurrencës mes kompanive që e ofrojnë këtë shërbim, të cilat për të afruar klientë pranë vetes, zakonisht ofrojnë paketa preferenciale furnizimi. Aktualisht, ERE ka licencuar 35 kompani në ushtrimin e aktivitetit të furnizuesit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat