Shqiptarët, akoma "të frikësuar" nga vjedhja e të dhënave - Rreth 61% e tyre ndihen të kërcënuar nga krimi kibernetik, ndjeshëm mbi mesataren rajonale

Armela Duka/SCAN
Në epokën dixhitale, shqetësimet për sigurinë e të dhënave personale vazhdojnë të mbeten një ndër problemet kryesore për shqiptarët. Të dhënat nga "Barometri i Ballkanit" për vitin 2024 tregojnë se shqetësimi kryesor për shqiptarët në lidhje me përdorimin e mjeteve dixhitale dhe internetit është krimi kibernetik, veçanërisht vjedhja e të dhënave personale. Me një përqindje prej 61%, shqiptarët renditen si populli më i shqetësuar në rajon, ndjeshëm më lart se mesatarja rajonale që është 46%.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar nivelin e shqetësimit në vendet e tjera të Ballkanit përsa i përket krimit kibernetik. Sipas shifrave në Bosnje Hercegovinë, vetëm 47% e popullsisë raportojnë frikë nga këto krime, ndërsa në Mal të Zi kjo përqindje bie ndjeshëm në 30%.
Një tjetër shqetësim në nivele të larta është siguria e fëmijëve online. Edhe këtu, shqetësimi i shqiptarëve është i lartë, me 59% të personave që e cilësojnë këtë çështje si problematike. Pas saj, renditen Kosova dhe Serbia me 49% dhe 41% të popullsisë që shfaqen të shqetësuar për rreziqet që fëmijët ndeshin në internet.
Në të kundërt, Maqedonia e Veriut është më pak e ndjeshme mbi këtë fenomen. Ajo që vihet re është se në vende si Shqipëria, Kosova, dhe Serbia përqindja është dukshëm më e lartë krahasuar me mesataren rajonale prej 42%. Nga ana tjetër, shqiptarët renditen të dytët në rajon përsa i përket frikës se mund të humbasin punën për shkak të inteligjencës artificiale.
Nëse e krahasojmë këtë situatë me të dhënat e vitit të kaluar, tendencat mbeten thuajse të njëjta, megjithëse është e dukshme një rritje e përgjithshme e shqetësimit. Në vitin 2023, rreth 50% e shqiptarëve raportuan frikë nga krimet kibernetike, por në 2024 kjo shifër u rrit me 11%. Kjo rritje mund të shpjegohet me rritjen e numrit të raportimeve për sulme kibernetike apo raste të vjedhjes së identitetit që kanë dominuar titujt e mediave kohët e fundit.
Megjithëse ka patur përmirësime në infrastrukturën dixhitale dhe ndërgjegjësim mbi sigurinë online, mbetet e qartë se shqiptarët nuk ndihen mjaftueshëm të mbrojtur.
Sondazh

Pagesat e energjisë, OSHEE ofron aplikacionin për klientët - Algert Luzi: Aplikacioni pranon ankesat e klienteve nga brenda e jashte vendit
Pagesat e energjisë elektrike mund të bëhen edhe nëpërmjet një aplikacioni që tashmë OSHEE ka vënë në përdorim për klienttë e vet. Algert Luzi,......

Kosovë, rriten investimet për energjinë e rinovueshme - Rreth 160 biznese kanë përfituar nga projekti i BERZH, BE
Kristi Ceta/SCAN Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka nisur në Kosovë linjën e re të kredisë për bankat vendase për kreditim të......

Çmimet në Shqipëri barazojnë Europën - Inflacioni sipas metodës së Eurostat arriti në 2.4% në Gusht
Xhorxhina Deda/SCAN Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’,......

Si do kthehen 5 mln euro tek 6 mijë profesionistë të lirë? - Nisma e PD depozitohet në Kuvend/ Të falen edhe kamatvonesat e vendosura
Elisabeta Dosku/ SCAN Nga hyrja në fuqi e ligjit për tatimin mbi të ardhurat i cili tatonte profesionistët e lirë me një normë nga 15-23 %, deri në......

Integrimi europian, kërkohët më shumë prani në institucionet e BE - Edi Rama: Po lobojmë për praninë e ekspertëve tanë në Parlamentin Europian
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar më shumë prani të vendeve kandidate në institucionet e Bashkimit Europian. Pas një takimi të zhvilluar në Bruksel, në......

Gjermania do të rrisë importet e naftës nga Kazakistani - Scholz kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm për lëndët e para
Kristi Ceta/SCAN Kazakistani i pasur me naftë është partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë në Azinë Qendrore. Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh se......

“BE duhet të gjejë ekuilibrin në tregtinë me Kinën” - Draghi propozon zgjidhje “komplekse” për sektorin e gjelbër
Kristi Ceta/SCAN Ish-kryeministri italian Mario Draghi theksoi se Bashkimi Evropian duhet të mbështesë produkte të gjelbra nga Kina për të arritur......

Turqia, blerësi më i madh i arit në botë - Dobësimi i dollarit amerikan rrit kërkesën për metalin e çmuar
Kristi Ceta/SCAN Çmimet e arit janë në një nivel rekord dhe një arsye është vendimi i mundshëm i autoriteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ulur......