Kosovë, rriten investimet për energjinë e rinovueshme - Rreth 160 biznese kanë përfituar nga projekti i BERZH, BE

Kristi Ceta/SCAN
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka nisur në Kosovë linjën e re të kredisë për bankat vendase për kreditim të mëtejshëm të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në kuadër të programit SME Go Green, me mbështetjen e BE-së.
Përmes këtij program, bizneset do të kenë mundësi për investime në ekonominë e gjelbër, duke përfshirë investimet me efiçiencë energjetike, energji të rinovueshme dhe efiçiencë të resurseve duke kontribuuar në reduktimin e gazeve serrë.
Sergiy Maslichenko, shef i BERZH-it në Kosovë, us shpreh se Projekti Go Green është një instrument i rëndësishëm për investimet në energjinë e rinovueshme në vend. Ai theksoi se si BERZH e ka ndihmuar shumë Kosovën për të krijuar pavarësi dhe siguri energjetike.
“Për BERZH ky është programi kryesor për ofrimin dhe kanalizimin e fondeve përmes bankave komerciale që të arrijnë sa më shumë klientë. Kosova është duke e rritur konkurrueshmërinë në biznese dhe duke e ulur koston energjetike para së gjithash, me synimin për t’u bërë më shumë eksportuese dhe pjesë e zinxhirit ndërkombëtar të vlerave”, tha ai.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se programi SME Go Green mundëson qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të mesme e të vogla. Rizvanolli ndër të tjera theksoi se tashmë Kosova po punon drejt një të ardhmeje të gjelbër dhe nuk ka kthim prapa.
Johannes Stenbak Madsen, shef i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian theksoi se janë të përkushtuar ta ndihmojnë ekonominë kosovare drejt energjisë së rinovueshme.
Ai tha se BE ka investuar 6 milionë euro për të dhënë grante apo 50% të huasë për të marrë një nga bankat partnere lokale dhe tri asistenca teknike për teknologji të re.
Deri më tani nga ky projekt kanë përfituar 159 biznese, dhe mbi 80% e përfituesve janë jashtë Prishtinës.
Sondazh

Çmimet në Shqipëri barazojnë Europën - Inflacioni sipas metodës së Eurostat arriti në 2.4% në Gusht
Xhorxhina Deda/SCAN Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’,......

Si do kthehen 5 mln euro tek 6 mijë profesionistë të lirë? - Nisma e PD depozitohet në Kuvend/ Të falen edhe kamatvonesat e vendosura
Elisabeta Dosku/ SCAN Nga hyrja në fuqi e ligjit për tatimin mbi të ardhurat i cili tatonte profesionistët e lirë me një normë nga 15-23 %, deri në......

Integrimi europian, kërkohët më shumë prani në institucionet e BE - Edi Rama: Po lobojmë për praninë e ekspertëve tanë në Parlamentin Europian
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar më shumë prani të vendeve kandidate në institucionet e Bashkimit Europian. Pas një takimi të zhvilluar në Bruksel, në......

Gjermania do të rrisë importet e naftës nga Kazakistani - Scholz kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm për lëndët e para
Kristi Ceta/SCAN Kazakistani i pasur me naftë është partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë në Azinë Qendrore. Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh se......

“BE duhet të gjejë ekuilibrin në tregtinë me Kinën” - Draghi propozon zgjidhje “komplekse” për sektorin e gjelbër
Kristi Ceta/SCAN Ish-kryeministri italian Mario Draghi theksoi se Bashkimi Evropian duhet të mbështesë produkte të gjelbra nga Kina për të arritur......

Turqia, blerësi më i madh i arit në botë - Dobësimi i dollarit amerikan rrit kërkesën për metalin e çmuar
Kristi Ceta/SCAN Çmimet e arit janë në një nivel rekord dhe një arsye është vendimi i mundshëm i autoriteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ulur......

Kina ‘godet’ 9 firma amerikane me ngrirje të pronave për shitjen e armëve në Tajvan!
Edel Strazimiri / SCAN Kina njoftoi hapa kundër nëntë firmave të lidhura me ushtrinë amerikane të mërkurën lidhur me shitjet e armëve amerikane në......

Ky shtet europian ka nevojë për gati 20 mijë shtëpi të tjera në vit për të përmbushur kërkesat!
Edel Strazimiri / SCAN Irlanda duhet të ndërtojë rreth 20,000 prona shtesë çdo vit nëse dëshiron të përmirësojë krizën kombëtare të strehimit të......