Shqipëria Postuar më 19 Shtator 2024, 18:17

Bie rreziku i kredisë dhe rritet cilësia e stokut - Shtylla: Fitimet e bankave u rritën me 26% deri në qershor

Nga SCAN TV
Bie rreziku i kredisë dhe rritet cilësia e stokut - Shtylla: Fitimet e

Ledina Elezi/SCAN

 

Ekspozimi i sistemit bankar shqiptar ndaj rreziqeve nuk ka shfaqur ndryshime të ndjeshme. Kështu është shprehur Zv.Drejtoresha e Departamentit të Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, Diana Shtylla, e cila theksoi se ndër rreziqet kryesore me të cilat përballet sistemi financiar dhe ai bankar në veçanti, është ai i kredisë. Rreziku i kredisë ka qenë i kontrolluar, madje treguesit flasin për një rënie të këtij rreziku në fund të gjysmës së parë të vitit.

“Raporti i kredive me probleme deri në fund të periudhës ishte rreth 4.7% dhe 0.5 pikë përqindje më i ulët në krahasim me një vit më parë, gjë që nënkupton një përmirësim të cilësisë së kredisë në përgjithësi. Si stoku i kredive me probleme dhe stoku i kredisë së përgjithshme janë rritur, ku stoku i kredisë me probleme është rritur më ngadalë se ai i të përgjithshmes, gjë që ka çuar në përmirësim të këtij raporti.”

Tregues të tjerë të këtij rreziku janë raporti i mbulimit të kredisë me kolateral, i cili aktualisht është 75% dhe raporti i mbulimit të kredive me provigjione i cili është 67%, ku të dy këto raporte mbeten në nivele mjaft të mira dhe tregojnë se bankat janë të përgatitura të realizojnë një aktivitet kreditues të shëndetshëm dhe pa rrezik të shtuar.

Shtylla u shpreh se sektori bankar është në një gjendje të mirë financiare, me një rritje të fitimit prej 26% deri në qershor.

“Këto rezultate lidhen me ecurinë mjaft të mirë të sektorit bankar deri më tani, qoftë në terma të kapitalizimit, qoftë në terma të fitimit të tyre neto. Konkretisht, në fund të periudhës, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit shënonte mbi 19% dhe rritja vjetore e fitimit, pra e rezultatit financiar të sektorit bankar, ishte 26% deri në qershor.”

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......