Shqipëria Postuar më 19 Shtator 2024, 18:40

Familjet shqiptare, në vështirësi për të shlyer kredinë - Pagesa e huasë zuri më pak se 30% të të ardhurave mujore në gjysmën e parë të vitit

Nga SCAN TV
Familjet shqiptare, në vështirësi për të shlyer

Ledina Elezi/SCAN

 

Familjet shqiptare kanë pasur vështirësi në shlyerjen e kredisë gjatë gjysmës së parë të vitit. Pesha e familjeve që kanë një hua për të paguar nuk ka ndryshuar, ndërsa aftësia paguese e familjeve është dobësuar në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, por paraqitet më e mirë se një vit më parë.

Rezultatet e vrojtimit të Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare dhe ngarkesën me borxh të familjeve për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, tregojnë që rreth 24% e familjeve kishin të paktën një hua për të paguar. Kjo peshë ka mbetur e pandryshuar vlerësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke qëndruar nën mesataren historike të treguesit prej 27%.

Rreth 74% e familjeve kanë deklaruar se pagesa e huasë zë “më pak se 30% të të ardhurave mujore” dhe ky tregues ka rënë me 9 pikë përqindje në terma gjashtëmujorë, por ka mbetur rreth 5 pikë përqindje më i lartë se viti i shkuar. Të njëjtat ndryshime në terma gjashtëmujorë dhe vjetorë paraqet edhe pesha e familjeve për të cilat pagesa e huasë tejkalon 30% të të ardhurave.

Kjo ecuri sugjeron që, në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, ngarkesa e familjeve me borxh është rritur, por në krahasim me një vit më parë situata është më e mirë. Rreth 58% e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar gjatë periudhës, ndërsa pjesa tjetër raportojnë përkeqësim të saj.

Familjet presin një ngadalësim të kërkesës së tyre për kredi dhe rritje të aftësisë paguese në muajt e mbetur të këtij viti.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat