“Vendet e NATO-s duhet të paguajnë çmimin për paqe” - Stoltenberg paralajmëron aleancën në fjalimin e lamtumirës

Kristi Ceta/SCAN
Në fjalën e lamtumirës së tij pasi e udhëhoqi NATO-n për një dekadë, Jens Stoltenberg paralajmëroi vendet anëtare të aleancës, duke thënë se ato duhet patjetër “të jenë të gatshme ta paguajnë çmimin për paqe” përballë një Rusie të guximshme.
Stoltenberg shpalosi arritjet nga momenti kur mori drejtimin e aleancës më 2014, si dhe sfidat e tanishme. Ai tha se NATO ka përmbushur zotimin e dhënë para 10 vjetëve që vendet anëtare të shpenzojnë 2 për qind të GDP-së së tyre për mbrojtjen. “Por kjo nuk mjafton më”, shtoi Stoltenberg, duke lënë të kuptohet se caku i shpenzimeve prej 2 për qind nuk është i mjaftueshëm për ta mbrojtur aleancën kundër Rusisë.
“Ne duhet të jemi të gatshëm ta paguajmë çmimin për paqe. Duhen më shumë para, mbrojtje më të forta. Sa më efikase të jetë mbrojtja, aq më e madhe do të jetë siguria jonë”, theksoi kreu i aleancës.
Norvegjezi 65-vjeçar i paralajmëroi vendet anëtare të mos “i këmbejnë interesat ekonomikë afatshkurtër për nevojat afatgjate të sigurisë”.
Duke folur për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka shkaktuar mospajtime mes disa anëtarëve që kanë vënë në pikëpyetje mbështetjen e fortë të NATO-s për Kievin, Stoltenberg tha se "Ukraina duhet të përballet me Rusinë nga një pozicion force". Sipas tij, çdo marrëveshje e ardhshme për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë, duhet të mbështetet nga një përkrahje e fortë dhe e qëndrueshme ushtarake, jo thjesht nga letrat.
Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë, i cili do të kthehet në atdhe për t'u bërë guvernator i Bankës Qendrore, do t'ia dorëzojë detyrën ish-kryeministrit holandez, Mark Rutte, më 1 tetor.
Sondazh

Reagimet e tregjeve pas uljes së normave nga FED - Investitorët gëzuan uljet e para të normës në më shumë se katër vjet
Kristi Ceta/SCAN Ndërsa Rezerva Federale nis një cikël të shumëpritur të uljes së normës, disa investitorë janë të kujdesshëm se aksionet e SHBA-së me......

RMV, gjykata 'ngrin' punësimet me bazë etnike - Kërkohet rishqyrtimi i ligjit, pasi “shkel të drejtat e kandidatëve”
Kristi Ceta/SCAN Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut ka pranuar një mocion të paraqitur nga Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit (DKSK), ku......

Perspektiva ekonomike e Gjermanisë shënon një rënie dramatike dhe të papritur!
Edel Strazimiri / SCAN Perspektiva ekonomike e Gjermanisë mori një rënie dramatike dhe të papritur në shtator, duke sinjalizuar një rënie të thelluar......

Sa para mblodhën bankat nga interesat dhe komisionet? - Fitimi i sektorit bankar u rrit me 26% në fund të gjashtëmujorit
Fitimi neto i sektorit bankar në fund të muajit qershor, u rrit me 26% më e lartë në krahasim me një vit më parë. Në këtë total, ndikimin kryesor e dhanë të......

Bankat rrisin në 21.6% rezervën në rast falimentimi - Ruajnë mjaftueshëm kapital dhe mjete financiare për shmangien e kolapsit
Ledina Elezi/SCAN Pesë nga 11 banka në vendin tonë e kanë përmbushur objektivin prej 18.2% të Bankës së Shqipërisë për mbajtjen e një sasie të caktuar......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka humbur edhe këtë të premte pikë duke u dobësuar sërish teksa është blerë sot me 88.5 lekë dhe është shitur me 89.7 lekë sipas kursit......

Familjet shqiptare, në vështirësi për të shlyer kredinë - Pagesa e huasë zuri më pak se 30% të të ardhurave mujore në gjysmën e parë të vitit
Ledina Elezi/SCAN Familjet shqiptare kanë pasur vështirësi në shlyerjen e kredisë gjatë gjysmës së parë të vitit. Pesha e familjeve që kanë një hua për......

Bie rreziku i kredisë dhe rritet cilësia e stokut - Shtylla: Fitimet e bankave u rritën me 26% deri në qershor
Ledina Elezi/SCAN Ekspozimi i sistemit bankar shqiptar ndaj rreziqeve nuk ka shfaqur ndryshime të ndjeshme. Kështu është shprehur Zv.Drejtoresha e......