Sa para mblodhën bankat nga interesat dhe komisionet? - Fitimi i sektorit bankar u rrit me 26% në fund të gjashtëmujorit
Fitimi neto i sektorit bankar në fund të muajit qershor, u rrit me 26% më e lartë në krahasim me një vit më parë.
Në këtë total, ndikimin kryesor e dhanë të ardhurat neto nga interesat, por rritje kanë shënuar edhe të ardhurat jo nga interesat, që kanë treguar një performancë më të mirë të investimeve në instrumentet financiare dhe të ardhura më të larta nga komisionet. Të ardhurat neto nga interesat u rritën me 4.2 miliardë lekë kundrejt një viti më parë, duke u ngjitur në nivelin 37.4 miliardë lekë.
Gjysma e parë e vitit ka shënuar një rritje shumë më të shpejtë të të ardhurave bruto nga interesat me rreth 7 miliardë lekë, duke arritur në nivelin 46.5 miliardë lekë, kundrejt shpenzimeve për interesa që u shtuan me rreth 3 miliardë lekë. Rreth 85% e kontributit në rritjen e rezultatit neto nga interesat lidhet me aktivitetin në monedhën vendase.
Shtimi i të ardhurave nga interesi u pasqyrua edhe në rritjen e marzhit neto nga interesat në 4.4% nga 4.2% një vit më parë. Të ardhurat jo nga interesat të arkëtuara nga bankat gjatë periudhës u rritën me 3.1 miliardë lekë, në nivelin 10.7 miliardë lekë.
Në këtë rritje kontribuan fitimi nga instrumentet financiare, me rreth 2 miliardë lekë dhe të ardhurat nga komisionet me 1 miliardë lekë.
Niveli i mbulimit të kostove të veprimtarisë nga të ardhurat e bankave është përmirësuar, pasi rritja në shpenzimet e veprimtarisë ishte shumë më e vogël në krahasim me rritjen e të ardhurave.
Në krahasim me vitin e kaluar, shpenzimet e veprimtarisë u rritën me 2.4 miliardë lekë, në rreth 23.8 miliardë lekë. Raporti i shpenzimeve të veprimtarisë ndaj të ardhurave u ul ndjeshëm gjatë periudhës, në 49% nga 53%.
Paralelisht me rritjen e të ardhurave, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve paraqet rritje të shpenzimeve të veprimtarisë dhe rritje të lehtë të shpenzimeve për provigjione.
Sondazh

Bankat rrisin në 21.6% rezervën në rast falimentimi - Ruajnë mjaftueshëm kapital dhe mjete financiare për shmangien e kolapsit
Ledina Elezi/SCAN Pesë nga 11 banka në vendin tonë e kanë përmbushur objektivin prej 18.2% të Bankës së Shqipërisë për mbajtjen e një sasie të caktuar......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka humbur edhe këtë të premte pikë duke u dobësuar sërish teksa është blerë sot me 88.5 lekë dhe është shitur me 89.7 lekë sipas kursit......

Familjet shqiptare, në vështirësi për të shlyer kredinë - Pagesa e huasë zuri më pak se 30% të të ardhurave mujore në gjysmën e parë të vitit
Ledina Elezi/SCAN Familjet shqiptare kanë pasur vështirësi në shlyerjen e kredisë gjatë gjysmës së parë të vitit. Pesha e familjeve që kanë një hua për......

Bie rreziku i kredisë dhe rritet cilësia e stokut - Shtylla: Fitimet e bankave u rritën me 26% deri në qershor
Ledina Elezi/SCAN Ekspozimi i sistemit bankar shqiptar ndaj rreziqeve nuk ka shfaqur ndryshime të ndjeshme. Kështu është shprehur Zv.Drejtoresha e......

Nga Trieste në Tiranë/ Historitë e kompanive të famshme të sigurimeve! Sigurimi në bujqësi ekzistonte para viteve '90
Tregu i sigurimeve në Shqipëri nis të zhvillohet në vitet ’20-‘30, kohë vendi njeh një fazë të re të zhvillimit ekonomik dhe të investimeve. Në këtë......

Sa përfituan punonjësit e arsimit profesional? - 1650 në total u paguan mesatarisht 22.600 lekë më shumë
Diamila Leka/ Scan Qeveria tashmë vëmendjen e ka kthyer te Arsimi Profesional ku prioritet i ka dhënë edhe përmes buxhetit afatmesëm 2025-2027. Ndërkohë......

Shqipëri, 120 mijë shtetas të huaj erdhën për biznes - Rritja 57% më shumë krahasuar me periudhën e vitit të kaluar
Hamit Yzeiraj/Scan Sektori i turizmit po ndjek të njëjtën trajektore pozitive në lidhje me investimet e huaja. Sipas të dhënave nga Instituti i......

“Kurset e kodimit, garantojnë punësim” - Gonxhja: Po punojmë për më shumë financime
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare u bën apel të rinjve që të regjistrohen në arsimin profesional si mundësi e artë që garanton punësim të......