Efekti i fondeve, 25 mijë fermerë futen në skemën e sigurimeve - 6 mujori/ Rritje me 15.2 për qind krahasuar me 2023-shin, kryeson Fieri

Elisabeta Dosku/ SCAN
Skemat e subvencioneve në bujqësi dhe më së shumti pagesat që jepen për naftën për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, po vijojnë të nxisin fermerët që të formalizohen, duke qenë se është kushti kryesor për përfitim. Po ashtu rritja e ndërgjegjësimit për nevojën e pagesës së kontributeve ka sjellë një shtim të numrit të të siguruarve që punojnë si të vetëpunësuar në bujqësi.
Referiuar të dhënave zyrtare nga Insitituti i Sigurimeve Shoqërore, për periudhën janar - qershor 2024 numri i të siguruarve si të vetëpunësuar në bujqësi arriti në 24,930, duke u rritur me 15.2% më shumë se njëjta periudhë një vit më parë.
Ndërsa viti 2023 u mbyll me një shifër prej 75.451 fermerësh kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore.
Nëse do të analizonim të dhënat në bazë qarqesh, Fieri zë vendin e parë për nga numri i kontribuuesve, ndjekur nga Elbasani, Vlora, Korça dhe Tirana. Ndërsa numri më i ulët regjistrohet në Kukës. Por sa është masa e kontributit që dredhin të vetëpunësuarit në bujqësi? Referuar legjislacionit në fuqi, i vetëpunësuari në bujqësi, që banon në zonat fushore, duhet të derdhë kontributet për sigurimet shoqërore, kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 38, 400 lekësh.
Ndërsa ata që banojnë në zonat malore, paguajnë 29. 400 lekë në vit.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtoritë Rajonale po ndërmarrin fushata të vazhdueshme të ndërgjegjësimit në terren, me qëllim që të vetëpunësuarit në bujqësi të përfitojnë nga avantazhet që ofrojnë skemat e dedikuara për këtë kategori.
Derdhja e kontributeve u jep të vetëpunësuarve në bujqësi të drejtën e përfitimit të pensionit. Pensioni i pleqërisë për këto kategori është mesatarisht 9,656 lekë në muaj, i invaliditetit 8,195 lekë dhe familjar 2,516 lekë në muaj, ndërsa në zonat urbane është dyfish më shumë.
Sondazh

Reforma në drejtësi, edhe 42 milionë euro shtesë deri në 2030 - Strategjia ndërsektoriale e Drejtësisë sjell kostot dhe objektivat
Reforma në Drejtësi vijon të kërkojë para. Sipas dokumentit Strategjia ndërsektoriale e Drejtësisë, të cilën ministria e drejtësisë e ka nxjerrë për......

Turizmi shton të ardhurat nga taksa e karburanteve - Mblidhen 10 milion euro, në Durrës u furnizuan 450 jahte e 13 kroçera
Turizmi elitar ka rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit. Nga janari në fund të gushtit nga taksa e karburanteve u mblodhën 10 milionë euro të ardhura,......

“Vendet e NATO-s duhet të paguajnë çmimin për paqe” - Stoltenberg paralajmëron aleancën në fjalimin e lamtumirës
Kristi Ceta/SCAN Në fjalën e lamtumirës së tij pasi e udhëhoqi NATO-n për një dekadë, Jens Stoltenberg paralajmëroi vendet anëtare të aleancës, duke......

Reagimet e tregjeve pas uljes së normave nga FED - Investitorët gëzuan uljet e para të normës në më shumë se katër vjet
Kristi Ceta/SCAN Ndërsa Rezerva Federale nis një cikël të shumëpritur të uljes së normës, disa investitorë janë të kujdesshëm se aksionet e SHBA-së me......

RMV, gjykata 'ngrin' punësimet me bazë etnike - Kërkohet rishqyrtimi i ligjit, pasi “shkel të drejtat e kandidatëve”
Kristi Ceta/SCAN Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut ka pranuar një mocion të paraqitur nga Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit (DKSK), ku......

Perspektiva ekonomike e Gjermanisë shënon një rënie dramatike dhe të papritur!
Edel Strazimiri / SCAN Perspektiva ekonomike e Gjermanisë mori një rënie dramatike dhe të papritur në shtator, duke sinjalizuar një rënie të thelluar......

Sa para mblodhën bankat nga interesat dhe komisionet? - Fitimi i sektorit bankar u rrit me 26% në fund të gjashtëmujorit
Fitimi neto i sektorit bankar në fund të muajit qershor, u rrit me 26% më e lartë në krahasim me një vit më parë. Në këtë total, ndikimin kryesor e dhanë të......

Bankat rrisin në 21.6% rezervën në rast falimentimi - Ruajnë mjaftueshëm kapital dhe mjete financiare për shmangien e kolapsit
Ledina Elezi/SCAN Pesë nga 11 banka në vendin tonë e kanë përmbushur objektivin prej 18.2% të Bankës së Shqipërisë për mbajtjen e një sasie të caktuar......