Reforma në drejtësi, edhe 42 milionë euro shtesë deri në 2030 - Strategjia ndërsektoriale e Drejtësisë sjell kostot dhe objektivat

Reforma në Drejtësi vijon të kërkojë para. Sipas dokumentit Strategjia ndërsektoriale e Drejtësisë, të cilën ministria e drejtësisë e ka nxjerrë për konsultim publik, do të duhen edhe 42 milion euro shtesë për të arritur objektivat e parashikuara.
Ndërtimi i një sistemi drejtësie në përputhje me standartet europiane dhe vijimi i reformës së ndërmarrë në këtë sektor kërkon së paku edhe 42 milion euro deri në vitin 2030. Sipas dokumentit Strategjia Kombëtare e Drejtësisë 2024-2030, plani i veprimit për realizimin e saj kërkon mbëhstetje financiare të vazhdueshme.
Sipas kostove të përcaktuara në Strtaegji shuma e përgjithshme e përllogaritur për zbatimin e planit të veprimit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Drejtësisë 2024-2030 është rreth 42.7 milionë Euro.
Vetëm për periudhën 2024-2026, kostoja është vlerësuar rreth 27 milion euro, të cilat janë planifikuar në buxhetin vjetor dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2024-2026, të institucioneve përgjegjëse.
Ndërkohë për periudhën 2027-2030, kostoja për zbatimin e Strategjisë është rreth 10 milion euro. Në strategji thuhet se “Për këtë periudhë është supozuar që për aktivitete të caktuara në Planin e Veprimit do të jenë në dispozicion fondet nga Buxheti i Shtetit për shpenzime korente dhe investime”.
Po ashtu në dokument vërehet se ka një hendek financiar prej 4 milion euro që do të duhet të gjenden në vijim.
Sipas ndarjes buxhetore për periudhën 2024-2026, buxheti i shtetit pritet të financojë 63.9% të kostove totale ndërsa 25.5% janë shpenzimet e planifikuara për periudhën 2027-2030 të cilat po ashtu do të mbulohen nga buxheti. Në parashtrimin e kërkesës për paratë ministria e drejtësisë ka renditur 35 objektiva për tu realizuar në gjithë sistemin e drejtësisë shqiptare. Deri në fund të vitit 2030 ka rritje progresive të numrit të nxënësve të informuar mbi njohuritë dhe kuptueshmërinë e proceseve te integrimit ne BE.
Sondazh

Turizmi shton të ardhurat nga taksa e karburanteve - Mblidhen 10 milion euro, në Durrës u furnizuan 450 jahte e 13 kroçera
Turizmi elitar ka rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit. Nga janari në fund të gushtit nga taksa e karburanteve u mblodhën 10 milionë euro të ardhura,......

“Vendet e NATO-s duhet të paguajnë çmimin për paqe” - Stoltenberg paralajmëron aleancën në fjalimin e lamtumirës
Kristi Ceta/SCAN Në fjalën e lamtumirës së tij pasi e udhëhoqi NATO-n për një dekadë, Jens Stoltenberg paralajmëroi vendet anëtare të aleancës, duke......

Reagimet e tregjeve pas uljes së normave nga FED - Investitorët gëzuan uljet e para të normës në më shumë se katër vjet
Kristi Ceta/SCAN Ndërsa Rezerva Federale nis një cikël të shumëpritur të uljes së normës, disa investitorë janë të kujdesshëm se aksionet e SHBA-së me......

RMV, gjykata 'ngrin' punësimet me bazë etnike - Kërkohet rishqyrtimi i ligjit, pasi “shkel të drejtat e kandidatëve”
Kristi Ceta/SCAN Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut ka pranuar një mocion të paraqitur nga Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit (DKSK), ku......

Perspektiva ekonomike e Gjermanisë shënon një rënie dramatike dhe të papritur!
Edel Strazimiri / SCAN Perspektiva ekonomike e Gjermanisë mori një rënie dramatike dhe të papritur në shtator, duke sinjalizuar një rënie të thelluar......

Sa para mblodhën bankat nga interesat dhe komisionet? - Fitimi i sektorit bankar u rrit me 26% në fund të gjashtëmujorit
Fitimi neto i sektorit bankar në fund të muajit qershor, u rrit me 26% më e lartë në krahasim me një vit më parë. Në këtë total, ndikimin kryesor e dhanë të......

Bankat rrisin në 21.6% rezervën në rast falimentimi - Ruajnë mjaftueshëm kapital dhe mjete financiare për shmangien e kolapsit
Ledina Elezi/SCAN Pesë nga 11 banka në vendin tonë e kanë përmbushur objektivin prej 18.2% të Bankës së Shqipërisë për mbajtjen e një sasie të caktuar......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka humbur edhe këtë të premte pikë duke u dobësuar sërish teksa është blerë sot me 88.5 lekë dhe është shitur me 89.7 lekë sipas kursit......