Rrjet i ri elektrik në Alpet e Shqipërisë - Zhvillimi i turizmit, BERZH hap tenderin për projektin 106 mln euro

Ola Mitre / SCAN
Ndërtimi i rrjetit të ri të shpërndarjes për të rritur aksesin në energji elektrike në Alpet Shqiptare”. Ky është investimi që parashikohet të realizohet në kuadër të projektit 106 mln euro për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet asistencës teknike dhe granteve të investimeve, në masën e 46 mln euro, si dhe nga kredia sovrane plotësuese e dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim prej 60 mln euro.
Ndërkaq, në sistemin e prokurimeve të BERZH është hapur tenderi për kompanitë e interesuara, që mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri në datën 29 tetor 2024, teksa ent kontraktor do të jetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Investimet në sektorin elektroenergjetik në zonat me potencial turistik kanë qenë në vëmendje së fundmi, duke marrë në konsideratë ngarkesën e shtuar në rrjetin elektrik për shkak të rritjes së numrit të përdoruesve.
Teksa, më së shumti këto investime janë përqëndruar në zonat bregdetare, potencali që ofron veriu i vendit në drejtim të zhvillimit të turizmit ka nxitur nevojën për investime edhe në këto zona. Ndërkaq, përveç rrjetit elektrik, në kuadër të projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin, më herët BERZH ka hapur edhe disa tenderë të tjerë, me fokus investimet në rrugë dhe kanalizime.
Sondazh

Çmimet e naftës në rënie, pas shtrenjtimit për dy javë rresht - Ulja e normave të interesit në SHBA nxit optimizmin në treg
Kristi Ceta/SCAN Çmimet e naftës u lehtësuan të premten, por janë në rrugën e duhur për të regjistruar fitime për të dytën javë radhazi pas një uljeje......

Cilat ndërmarrje shesin më shumë produkte online? - Akomodimi dhe shërbimi ushqimor kanë peshën më të madhe të tregtisë elektronike
Xhorxhina Deda/SCAN Të punësuarit të cilët kanë përdorur kompjuterin me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2024 kanë përshpejtuar ritmin e......

Paundi shënon nivelin e tij më të lartë në më shumë se 2 vjet!
Edel Strazimiri / SCAN Paundi u rrit pas vendimit të Bankës së Anglisë për të mbajtur normën e interesit në 5%, në kontrast me uljen e madhe të normës......

Turizmi në Shqipëri arrin kulmin në Korrik 2024 - Vizitorët e huaj udhëheqin rritjen me 53.1%. U vendosën kryesisht në zonat bregdetare
Armela Duka/SCAN Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin Korrik të këtij viti tregojnë se në strukturat akomoduese u regjistruan......

Efekti i fondeve, 25 mijë fermerë futen në skemën e sigurimeve - 6 mujori/ Rritje me 15.2 për qind krahasuar me 2023-shin, kryeson Fieri
Elisabeta Dosku/ SCAN Skemat e subvencioneve në bujqësi dhe më së shumti pagesat që jepen për naftën për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi,......

Reforma në drejtësi, edhe 42 milionë euro shtesë deri në 2030 - Strategjia ndërsektoriale e Drejtësisë sjell kostot dhe objektivat
Reforma në Drejtësi vijon të kërkojë para. Sipas dokumentit Strategjia ndërsektoriale e Drejtësisë, të cilën ministria e drejtësisë e ka nxjerrë për......

Turizmi shton të ardhurat nga taksa e karburanteve - Mblidhen 10 milion euro, në Durrës u furnizuan 450 jahte e 13 kroçera
Turizmi elitar ka rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit. Nga janari në fund të gushtit nga taksa e karburanteve u mblodhën 10 milionë euro të ardhura,......

“Vendet e NATO-s duhet të paguajnë çmimin për paqe” - Stoltenberg paralajmëron aleancën në fjalimin e lamtumirës
Kristi Ceta/SCAN Në fjalën e lamtumirës së tij pasi e udhëhoqi NATO-n për një dekadë, Jens Stoltenberg paralajmëroi vendet anëtare të aleancës, duke......