Kostot e përmbytjeve në Evropën Qendrore - Dëmet e shkaktuara pritet të kushtojnë rreth 1 mld euro

Kristi Ceta/SCAN
Kostot ekonomike për shkak të përmbytjeve të fundit në Evropën Qendrore janë të konsiderueshme. Vlerësimet e para tregojnë se vetëm përmbytjet aktuale mund të kushtojnë rreth 1 miliard euro, por kostot e sakta ende nuk janë llogaritur pasi shiu i rrëmbyeshëm nga stuhia Boris vazhdon të godasë rajonin, duke lënë pas një numër në rritje të vdekjeve dhe dëme të konsiderueshme.
Bazuar në informacionet më të fundit, ekspertët njoftojnë se humbjet më të mëdha priten në Republikën Çeke, një nga vendet më të prekura nga eventet e pafavorshme të motit së fundmi, duke shtuar se sigurimi për fatkeqësitë natyrore është më i përhapur në vend në krahasim me shtetet e tjera të prekura.
Në Evropë, përmbytjet janë aktualisht rreziku natyror më i kushtueshëm, sipas konsulentit Mjedisor në Mbretërinë e Bashkuar JBA Risk Management. Vetëm përmbytja nga lumenjtë kushton 7.8 miliardë euro çdo vit dhe pritet të rritet pasi ekonomitë vazhdojnë të zhvillohen në zonat me rrezik të lartë dhe ndryshimi i klimës çon në reshje më të mëdha dhe më intensive.
Gjatë kësaj periudhe, përmbytjet kanë përfshirë pjesë të Austrisë, Republikës Çeke, Polonisë dhe Rumanisë dhe pritet të prekin edhe Sllovakinë dhe Hungarinë.
Sipas analistëve, dëmtimi i infrastrukturës, ndërtesave dhe rritja e shpenzimeve për ndihma mund të shkaktojë gjithashtu një ulje të prodhimit dhe aktivitetit ekonomik. Këta faktorë zakonisht çojnë në një ndikim negativ në buxhete dhe tregti, që shfaqet si rritje e deficitit dhe përkeqësim i bilancit tregtar, për shkak të uljes së eksporteve dhe rritjes së importeve.
Sipas analistëve, në Çeki, ndikimi ekonomik, i kombinuar me dëmtimet ndaj pronës dhe prodhimit, mund të jetë 0.2-0.5% e PBB-së me ndikimin e përgjithshëm shumë më të vogël në rritjen e Prodhimit të Brendshëm.
Në një periudhë afatshkurtër, sektori industrial pritet të ketë impakt negativ në të gjitha vendet e prekura nga përmbytjet dhe turizmi në rajon mund të vuajë pasojat. Gjithashtu, dëmtimet në të korrat mund të rrisin inflacionin. Por në planin afatgjatë, restaurimi do t'i japë një shtysë sektorit të ndërtimit, duke nxitur investime të reja me teknologjinë moderne.
Sondazh

Gjermania kërkon “të shmangë konfliktin me Kinën” - Ministri Habeck synon zgjidhje politike për makinat elektrike
Kristi Ceta/SCAN Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck bëri thirrje për një zgjidhje politike të mosmarrëveshjeve midis Bashkimit Evropian dhe......

Rikthehen taksat për biznesin e vogël, rishikohet TVSH-ja 6% në turizëm - Politikat tatimore do të rishikohen deri në 2027-ën
Brenda tre viteve të ardhshme politika tatimore në vend pritet të rishikohet, duke reduktuar përjashtimet tatimore e deri tek rishikimi i normave tatimore......

BE, 39 mld USD hua për rimëkëmbjen e Ukrainës - Von der Leyen thekson mbështetjen e bllokut përballë sulmeve ruse
Kristi Ceta/SCAN Komisioni Evropian do t’i japë Ukrainës një hua të re me vlerë deri në 39 miliardë dollarë, njoftoi presidentja e komisionit, Ursula von......

Sa karta aktive SIM qarkullojnë në Shqipëri? - Telefonia fikse “drejt fundit”, shënon rënie me 5.1% në tremujorin e dytë
Ledina Elezi/SCAN Në një treg të dominuar nga vetëm dy operatorë telefonikë, numri i kartave aktive SIM ka regjistruar rënie në krahasim me vitin e......

Si do të mirëadministrohet shërbimi doganor? - 9 objektivat që do kontribuojnë në rritjen e të ardhurave deri në 4.5 miliardë lekë
Diamila leka/ Scan Në strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, e cila është pulikuar në Konsultime Publike, një nga shtyllat që ka, është dhe......

Parashikimi i Lagarde: Inflacioni do të arrijë objektivin 2% vitin e ardhshëm!
Edel Strazimiri / SCAN Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde ka përshëndetur zbutjen "e jashtëzakonshme" të presioneve të çmimeve......

120 milionë euro për të çrrënjosur 30 mijë hektarë vreshta!
Edel Strazimiri / SCAN Qeveria franceze ka paraqitur një plan prej 120 milionë eurosh për të çrrënjosur 30,000 hektarë të vreshtave të vendit në......

“Arsimi profesional është garanci!” - Rama vizitë në shkollën profesionale në Elbasan
Diamila Leka/ Scan Kryeministri Edi Rama këtë të premte zhvilloi një vizitë në shkollën profesionale në Elbasan, ku studiojnë 1400 nxënës. Sipas të dhënave......