Borrell do të takojë liderët e Ballkanit - Takimi në Nju Jork do të jetë i fundit për kryediplomatin në këtë post

Kristi Ceta/SCAN
Kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të organizojë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju Jork. Ky takim është pjesë e një tradite të përvitshme, ku gjashtë liderët nga rajoni takohen për të diskutuar mbi zhvillimet dhe përparimin në agjendën e reformave të tyre.
Lajmi është bërë i ditur sot nga Komisioni Evropian, sipas të cilit takimi do të mbahet në kuadër të aktiviteteve gjatë sesionit të 79 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sesioni i OKB-së do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të BE-së, duke përfshirë Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ky pritet të jetë takimi i fundit si kryediplomat i Josep Borrel, pasi këtë post do ta marrë Kaja Kallas. “Fokusi i BE-së do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në të gjithë botën”, thuhet në njoftim.
Edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të enjten u takua në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune, me të cilët diskutoi për zgjerimin dhe për një plan në lidhje me rritjen ekonomike.
Në një shkrim në X pas takimit, Von der Leyen tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkim Evropian. Ajo tha se gjithë blloku është duke punuar për këtë proces. “Ne jemi duke i sjellë ekonomitë dhe tregjet e tyre më afër nesh me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, shkroi kreu i Komisionit Evropian.
Sondazh

Ngrihet regjistri i aseteve për tatimpaguesit - Projekti/ Kontroll edhe mbi pasuritë e të gjithë individëve që deklarojnë DIVA
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare do të ngrejë Regjistrin e Aseteve të tatimpaguesve me synimin e vlerësimit real të pasurive që ata kanë.......

Kufizime në pagesat që kryhen me para në dorë - Bankat do të ulin komisionet e terminaleve POS që përdoren nga bizneset
Ledina Elezi/SCAN Qeveria shqiptare dhe Banka Qendrore synojnë që deri në vitin 2027 të ulin më tepër përdorimin e pagesave me para në dorë në ekonomi,......

SHBA do të japë 3 miliardë dollarë në 25 projekte për sektorin e prodhimit të baterive!
Edel Strazimiri / SCAN Departamenti i Energjisë i SHBA-së tha të premten se planifikon të japë 3 miliardë dollarë për 25 projekte të sektorit të......

Emiratet e Bashkuara Arabe shpresojnë të zgjerojnë partneritetin prej 1 trilion dollarë me SHBA përmes IA!
Edel Strazimiri / SCAN Udhëtimi i parë zyrtar i presidentit të Emirateve Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan në Shtetet e Bashkuara synon të shtyjë Emiratet......

Arsimi profesional, Rama: Nxënësit trajnime me pagesë në biznese! - Premtimi: Fëmijëve nga zonat rurale do u afrohen konvikte dinjitoze
Kryeministri Edi Rama duke folur për rëndësinë e arsimit professional, të cilinqeveria e ka shpallur prioritet të saj ka premtuar që nxënësit që......

Kostot e përmbytjeve në Evropën Qendrore - Dëmet e shkaktuara pritet të kushtojnë rreth 1 mld euro
Kristi Ceta/SCAN Kostot ekonomike për shkak të përmbytjeve të fundit në Evropën Qendrore janë të konsiderueshme. Vlerësimet e para tregojnë se vetëm......

Gjermania kërkon “të shmangë konfliktin me Kinën” - Ministri Habeck synon zgjidhje politike për makinat elektrike
Kristi Ceta/SCAN Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck bëri thirrje për një zgjidhje politike të mosmarrëveshjeve midis Bashkimit Evropian dhe......

Rikthehen taksat për biznesin e vogël, rishikohet TVSH-ja 6% në turizëm - Politikat tatimore do të rishikohen deri në 2027-ën
Brenda tre viteve të ardhshme politika tatimore në vend pritet të rishikohet, duke reduktuar përjashtimet tatimore e deri tek rishikimi i normave tatimore......