Bota Postuar më 23 Shtator 2024, 13:38

Kërkesa e pakët ul investimet për projekte të gjelbra - Projekte deri në 700 mld USD në vështirësi për shkak të mungesës së tregut

Nga SCAN TV
Kërkesa e pakët ul investimet për projekte të gjelbra -

Kristi Ceta/SCAN

 

Kërkesa e dobët për produkte të gjelbra po frenon investimet e nevojshme deri në 700 miliardë dollarë në projekte me karbon të ulët në industrinë me emetim të rëndë, duke përfshirë aluminin, çelikun dhe çimenton, Këto të dhëna vijnë nga një nismë që u krijua në Samitin e Klimës të Kombeve të Bashkuara vitin e kaluar.

Mbi 450 projekte industriale në shkallë të gjerë globalisht po kërkojnë qindra miliarda dollarë investime për të ulur emetimet e karbonit, tha në një deklaratë Përshpejtuesi i Tranzicionit Industrial (ITA).

ITA u krijua në samitin COP28 në Dubai për të nxitur investimet e nevojshme në projektet e gjelbra. Gjashtë sektorët e industrisë së rëndë të shqyrtuar në raport, si alumini, çimentoja, kimikatet, çeliku, aviacioni dhe transporti, kontribuojnë afërsisht 30% të të gjitha emetimeve globale të CO2.

"Për të ecur në rrugën e duhur me objektivat klimatike, një masë kritike projektesh në shkallë të gjerë duhet të arrijnë vendimin e tyre përfundimtar të investimit në 2-3 vitet e ardhshme," u shpreh grupi.

Por zhvilluesit e projektit nuk kanë siguruar angazhime të forta nga blerësit për produkte me karbon të ulët si çeliku i gjelbër, që prodhohet pa përdorimin e lëndëve fosile, si dhe karburanti i qëndrueshëm i aviacionit, në mënyrë që të sigurojnë financat e nevojshme.

"Mungesa e kërkesës së qartë dhe të qëndrueshme për produkte me karbon të ulët është pengesa më e madhe për investimet. Bizneset dhe financuesit nuk mund të angazhohen për këto projekte pa sigurinë e tregut," tha Faustine Delasalle, drejtor ekzekutiv i Sekretariatit të ITA. ITA është aktive në Brazil dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke ofruar mbështetje për zhvilluesit e projekteve.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat