Produktet e bulmetit, rekord absolut importesh në Gusht - Vlera arriti në rreth 767 milionë lekë, ose rreth 33% më shumë se vjet

Xhorxhina Deda/SCAN
Përgjatë pesë viteve të fundit duket se sektori i blegtorisë paraqitet në një rënie të qëndrueshme sa i përket numrit të krerëve apo edhe prodhimit blegtoral. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, prodhimi total i qumështit ka pësuar një rënie prej 19.1%, ndërkohë që edhe produkti i mishit ka pasur një trend të ngjashëm. Në harkun kohor të 5 viteve prodhimi i përgjithshëm i mishit ka rënë me 13.6%. Nëse i referohemi vetëm prodhimit të qumështit, konkretisht, në vitin 2023 ka rënë me 7.17%, krahasuar me një vit më parë.
Nga ana tjetër, importi i produkteve bulmetore, ku qumështi zë një peshë të konsiderueshme, ka shënuar rekord absolut në muajin Gusht të këtij viti. Sipas shifrave, vlera e produkteve bulmetore të importuara në muajin gusht të këtij viti arriti në rreth 767 milionë lekë, ose rreth 33% më shumë se vitin e kaluar.
Kjo vlerë është më e larta që nga muaji Janar i vitit 2005, viti kur fillojnë të dhënat statistikore të INSTAT për këtë tregues. Nëse analizojmë shifrat për periudhën Janar-Gusht të këtij viti shohim se vlera e produkteve bulmetore të importuara arriti në 4.5 miliardë lekë, ose rreth 8% më shumë se në të njejtën periudhë të një viti më parë.
Edhe në volum, pra në sasi, importi i produkteve bulmetore ka arritur një rekord të ri në muajin Gusht të këtij vitit. Shifrat thonë se u importuan në sasi rreth 23% më shumë se vitin e kaluar.
Nuk mund të lemë pa përmendur edhe ndikimin që ka patur turizmi në rritjen e konsumit dhe për pasojë të kërkesës për këtë produkt, por edhe rënia e prodhimit të përmendur më lart ka një peshë të rëndësishme.
Ndërkohë, nga ana tjetër, rënia e prodhimit është ndikuar nga mbyllja e fermave si pasojë e emigracionit, apo edhe kostot e larta si pasojë e mungesës së subvencioneve. Kryesisht konkurrenca rajonale, falë mbështjes së këtij sektori në vendet përkatëse, po e tkurr sektorin e blegtorisë në vendin tonë.
Italia, Gjermania, Hungaria, Greqia dhe Serbia janë partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë në drejtim të importit të produkteve të bulmetit.

Çmimet në ALPEX, pranë bursës hungareze - Raporti i ERE: Në 73% të rasteve janë të njëjta
Ola Mitre/SCAN Në rreth 73% të rasteve çmimet e tregtimit të enegjisë në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike ndjekin të njëjtin trend me çmimet e Bursës......

Më shumë interes për trashëgiminë kulturore - Në total janë mbi 875 mijë vizitorë. Parqet Arkeologjikë kryesojnë me turistë
Diamila Leka/ Scan Shifrat e turistëve që tregojnë interes për trashëgiminë tonë kulturore po rriten nga muaji në muaj. E kësisoj, referuar shifrave për......

Rreth 6.6 mln objekte të dërguara me postë - Posta Shqiptare shënoi rënie me 34% për dërgesat e shërbimit jo universal
Ledina Elezi/SCAN Rreth 6.6 milionë objekte postare u dërguan nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e tjerë të Shërbimeve Postare gjatë tremujorit të dytë......

Cili është momenti më i keq i ditës?
Edel Strazimiri / SCAN Koha më e keqe e ditës korrespondon me një moment specifik: Ora 5 e mëngjesit. Studiuesit nga Universiteti i Miçiganit dhe......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht edhe pse qëndron ende nën vlerat e tij të zakonshme duke u blerë sot me 88.7 lekë dhe duke u shitur me......

Barnier paralajmëron rritje taksash për të pasurit - Kryeministri francez synon të reduktojë deficitin buxhetor
Kristi Ceta/SCAN Kryeministri Michel Barnier paralajmëroi rritjen e taksave për individët më të pasur të Francës dhe disa korporata të mëdha për të......

Kërkesa e pakët ul investimet për projekte të gjelbra - Projekte deri në 700 mld USD në vështirësi për shkak të mungesës së tregut
Kristi Ceta/SCAN Kërkesa e dobët për produkte të gjelbra po frenon investimet e nevojshme deri në 700 miliardë dollarë në projekte me karbon të ulët në......

Përdorimi i llavës vullkanike në ndërtim - Islanda propozon shndërrimin e substancës në material strukturor
Kristi Ceta/SCAN Një studio arkitekture në Islandë ka propozuar përdorimin e llavës së vullkanit si material ndërtimi. Arnhildur Pálmadóttir do të......