Shqipëria Postuar më 23 Shtator 2024, 13:22

Sistemi financiar, i barabartë me 94.2% të PBB - Shumica e aktiveve zotërohet nga sektori bankar. Ai jobankar mbetet me vetëm 10%

Nga SCAN TV
Sistemi financiar, i barabartë me 94.2% të PBB - Shumica e aktiveve

Ledina Elezi/SCAN

 

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, pesha e aktiveve të sistemit financiar ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto shënoi një rritje të lehtë me 0.2 pikë përqindje. Kjo tregon një rritje të madhësisë së sistemit financiar në krahasim me të gjithë ekonominë, pra se sa i madh është sistemi financiar vlerësuar me të gjitha mallrat dhe shërbimet e ofruara në vend.

Vlera totale e aktiveve të sistemit financiar është e barabartë me 94.2% të ekonomisë, që nënkupton se sistemi financiar është pothuajse aq i madh sa e gjithë ekonomia. Në terma vjetorë, ky tregues u rrit me 2 pikë përqindje, dhe kjo lidhet me faktin që norma vjetore e rritjes së bilancit të sistemit financiar ishte më e lartë në krahasim me atë të rritjes së PBB-së. Në këtë rritje, sektori bankar ka kontribuar me pothuaj 1.5 pikë përqindje.

Por, sa është pesha që zë sektori bankar dhe ai jobankar në sistemin financiar të vendit?

Sektori bankar është ai që zë peshën kryesore në sistemin financiar të vendit. Konkretisht, ai vijon të mbizotërojë me gati 90% të totalit të aktiveve, ndjekur nga institucionet financiare jo banka me 4%, por edhe shoqëritë e sigurimit dhe fondet e investimit me nga 2% të dyja. Nga ana tjetër, shoqëritë e kursim-kreditit dhe fondet e pensionit zënë peshën më të vogël, përkatësisht me 1% dhe gati 0.6%.

Ekspozimi i sektorit bankar ndaj sektorit jobankar mbetet i ulët, ndonëse ka shënuar një rritje të lehtë për periudhën, ndërsa ndjeshmëria e sektorit jobankar ndaj veprimtarisë së sektorit bankar mbetet e lartë dhe e qëndrueshme.

Në krahasim me vitin e kaluar, sektori bankar dhe institucionet financiare jobanka janë të vetmet që kanë shënuar një rritje të madhësisë së aktiveve në raport me PBB-në, ndërsa sektori jobankar nuk ka pësuar asnjë ndryshim vlerësuar me vitin 2023.

Sondazh

Poll
Bota 23 Shtator

Cili është momenti më i keq i ditës?

Edel Strazimiri / SCAN   Koha më e keqe e ditës korrespondon me një moment specifik: Ora 5 e mëngjesit. Studiuesit nga Universiteti i Miçiganit dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat