Aeroporti i Gjirokastrës “pushtohet” nga avionët italianë - Piloti Chianti për SCAN: Pika kyçe e jugut, do vijnë turistë elitarë

Alida Lula / SCAN
Gjirokastra po kthehet në një nga destinacionet më të preferuara të turistëve, jo vetëm për historinë dhe arkitekturën e veçantë që mbart qyteti, por edhe për turizmin ajror. Piloti italian Massimiliano Chianti, i cili ka ulur avionin e parë për qëllime turistike, thotë për SCAN tv se Gjirokastra është një prej atraksioneve më të veçanta dhe se rijëtësimi do të sjellë zhvillim ekonomik për gjithë jugun e vendit, kjo edhe në kushtet kur Aeroporti i Rinasit ka një fluks mjaft të lartë.
“Kam ardhur në Gjirokastër para dy vitesh, por kjo është hera e parë që vij si aereoturist. Gjirokastra është një qytet magjik, prandaj kemi vendosur të kalojmë disa ditë pushimesh këtu, qytet i cili ka ndër pamjet me të bukura që unë kam parë në jetën time. Aerodromi është thuajse perfekt, mungojnë vetëm disa gjëra të vogla për ta vendosur në funksion të turistëve si unë, që vijnë me avionë dhe duan të vizitojnë vende të reja. Ka nevojë për një doganë siç është pika kufitare e Kakavijes, një karburant dhe për tualete. Aeroporti i Tiranës është shumë i frekuentuar, prandaj këto jan mundësi marketimi për kompani ajrore dhe do të jetë perfekt për aeroportin e Gjirokastrës që të përdoret vetëm për turizëm”- thotë piloti italian për gazetaren Alida Lula.
Aerodromi i Gjirokastrës po pret gjithnjë e më shumë turistët e ajrit, jo vetëm parashutistë, por në pistë vijon prej muajsh të ulen avionë të vegjël sportivë. Për Chiantin mungesa e infrastrukturës së nevojshme, është pengesë edhe pse pista aktuale për avionët e vegël turstik është e përshtatshme. Sipas tij nga ky aeroport pritet të vijnë turistë që sjellin flukse të larta parash,
“Personat që ndërrmarin një udhëtim aereoturistik dhe pilotët, janë një kategori njerëzish që janë të gatshëm të përdorin një shumë të caktuar parash, prandaj ky nuk është një turizëm i nivelit të ulët ose të mesëm, por është turizëm i nivelit të lartë, plus duhet parë nëse do të fluturosh prej aeroportit të Tiranës, ku fluturimi zgjat rreth 45 min ose prej aeroportit të Vlorës, ku fluturimi do të zgjatë 10-15 min maksimumi, e kjo mund t’i ndihmojë shumë pilotët e tjerë që vijnë në Gjirokastër. Përshembull, unë me licencën time mund të marr në fluturim deri në 19 persona për fluturime të shkurtra. Kjo mund të rrisë cilësinë e pasagjerëve që fluturojnë duke e bërë Gjirokastrën dhe aeroportin e saj pikën më të rëndësishme dhe nje aeroport vetëm për turizëm. Mendoj që Gjirokastra, jo vetëm do të ishte pika kyce e jugut të Shqipërisë, por për të gjithë Shqipërinë. Vetëm në Itali janë mbi 14.000 mijë aviona të tillë, në Europë mbi 100 mijë kështu, Gjirokastra do të ishte perfekte, ku vetëm në pak minuta mund të vizitosh Sarandën, Butrintin etj” – shton piloti italian.
Chiantin thekson impaktin ekonomik në turizëm që do të sjellë aeroporti i Gjirokastrës dhe ai i Vlorës. Madje i pyetur se kur do të jetë ardhja e tij e radhës me avionin turistik në Gjirokastër, ai ka thënë se do të jetë muajin e ardhshëm, madje me flamurin shqiptar. Investimi në Aerodromin e Gjirokastrës që përfshihet tek aeroportët e vegjël, ka një vlerë investimi prej 50 milionë euro.
Sondazh

Sistemi financiar, i barabartë me 94.2% të PBB - Shumica e aktiveve zotërohet nga sektori bankar. Ai jobankar mbetet me vetëm 10%
Ledina Elezi/SCAN Gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, pesha e aktiveve të sistemit financiar ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto shënoi një rritje të......

Elektrifikimi i hekurudhës Durrës-Pogradec - Rihapet tenderi për projektimin, fondi limit 450 000 euro
Ola Mitre / SCAN Linja hekurudhore e korridorit VIII, që fillon në Durrës dhe përfundon në Pogradec do të jetë elektrike, por tenderi që synon gjetjen......

Aeroporti i Gjirokastrës, gati në 2025 - Kote: Do të ndikojë në rritjen e turizmit për të gjithë zonën
Lidion Kulla/Scan Aeroporti i Gjirokastrës pritet të hapet në vitin 2025 dhe do të jetë në shërbim të avionëve të vegjël, që përshkojnë distanca të......

Reformë e re për deklarimin real të pagave - Cilat janë 7 masat që do të merren për të vënë “nën kontroll” tregun e punës?
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria do të ndërmarrë një tjetër reformë që synon deklarimin real të pagave të punonjësve nga bizneset në vend por edhe......

Produktet e bulmetit, rekord absolut importesh në Gusht - Vlera arriti në rreth 767 milionë lekë, ose rreth 33% më shumë se vjet
Xhorxhina Deda/SCAN Përgjatë pesë viteve të fundit duket se sektori i blegtorisë paraqitet në një rënie të qëndrueshme sa i përket numrit të krerëve......

Çmimet në ALPEX, pranë bursës hungareze - Raporti i ERE: Në 73% të rasteve janë të njëjta
Ola Mitre/SCAN Në rreth 73% të rasteve çmimet e tregtimit të enegjisë në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike ndjekin të njëjtin trend me çmimet e Bursës......

Më shumë interes për trashëgiminë kulturore - Në total janë mbi 875 mijë vizitorë. Parqet Arkeologjikë kryesojnë me turistë
Diamila Leka/ Scan Shifrat e turistëve që tregojnë interes për trashëgiminë tonë kulturore po rriten nga muaji në muaj. E kësisoj, referuar shifrave për......

Rreth 6.6 mln objekte të dërguara me postë - Posta Shqiptare shënoi rënie me 34% për dërgesat e shërbimit jo universal
Ledina Elezi/SCAN Rreth 6.6 milionë objekte postare u dërguan nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e tjerë të Shërbimeve Postare gjatë tremujorit të dytë......