Protesta në Francë kundër tarifave ndaj Kinës - Prodhuesit e konjakut, të shqetësuar nga pasojat e vendimit në industri

Kristi Ceta/SCAN
Rreth 800 protestues me traktorë u mblodhën në qytetin jugperëndimor francez Konjak (Cognac) këtë javë duke kërkuar një shtyrje të votimit të ardhshëm të Bashkimit Evropian për vendosjen e taksave për automjetet elektrike kineze.
Nga frika e hakmarrjes së Kinës nëse mosmarrëveshjet përshkallëzohen, kreu i sindikatës për prodhuesit e konjakut ka paralajmëruar se një vendim për të vendosur tarifa për automjetet elektrike kineze do të rrezikojë të gjithë industrinë.
Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i bllokut, vendosi në fillim të korrikut se tarifat e përkohshme deri në 37.6 për qind do të vendosen për automjetet elektrike të prodhimit kinez.
Më 20 gusht, komisioni publikoi një projekt-plan për t'i bërë ato tarifa përfundimtare, me pak rishikime, pasi të vijë miratimi nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Sipas të dhënave, normat e taksave kundër subvencioneve për tre kompanitë kineze të automjeteve elektrike, BYD, Geely dhe SAIC, janë përkatësisht 17.0 përqind, 19.3 përqind dhe 36.3 përqind. Bashkimi Evropian planifikon të mbajë një votim për të futur këto tarifa përfundimtare më 25 shtator.
Në fillim të këtij muaji, BE-ja mori oferta nga prodhuesit e makinave elektrike në Kinë për çmimet minimale të importit në bllok si një mënyrë për të shmangur tarifat, por i hodhi poshtë të gjitha propozimet.
Ministria e Tregtisë e Kinës ka paralajmëruar kundërmasa në përgjigje të kësaj lëvizje të njëanshme të BE-së, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të ndërmarrjeve kineze.
Sondazh

Gjermani, zgjerohet rrjeti i energjisë me bateri - Energjia e rinovueshme përbën 60% të totalit në gjysmën e parë të 2024
Kristi Ceta/SCAN Kapaciteti i baterive të rrjetit energjetik të Gjermanisë, që përdoren për të stabilizuar rrjetet e energjisë elektrike, është rritur......

Sipërmarrësit shqiptarë në botë bëhen bashkë - Si po bashkëpunojnë bizneset duke ndihmuar njëri-tjetrin?
Diamila Leka/ SCAN Marsilda Bialczak prej vitesh punon dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si organizuese e këtij eventi në Shqipëri, por......

Brukseli çon Kinën në OBT për një hetim 'të dyshimtë' në produktet e qumështit të BE-së!
Edel Strazimiri / SCAN Komisioni Europian ka ndërmarrë hapat e parë për të sfiduar hetimin kundër subvencioneve të Kinës për disa nga eksportet e......

Aeroporti i Gjirokastrës “pushtohet” nga avionët italianë - Piloti Chianti për SCAN: Pika kyçe e jugut, do vijnë turistë elitarë
Alida Lula / SCAN Gjirokastra po kthehet në një nga destinacionet më të preferuara të turistëve, jo vetëm për historinë dhe arkitekturën e veçantë që......

Sistemi financiar, i barabartë me 94.2% të PBB - Shumica e aktiveve zotërohet nga sektori bankar. Ai jobankar mbetet me vetëm 10%
Ledina Elezi/SCAN Gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, pesha e aktiveve të sistemit financiar ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto shënoi një rritje të......

Elektrifikimi i hekurudhës Durrës-Pogradec - Rihapet tenderi për projektimin, fondi limit 450 000 euro
Ola Mitre / SCAN Linja hekurudhore e korridorit VIII, që fillon në Durrës dhe përfundon në Pogradec do të jetë elektrike, por tenderi që synon gjetjen......

Aeroporti i Gjirokastrës, gati në 2025 - Kote: Do të ndikojë në rritjen e turizmit për të gjithë zonën
Lidion Kulla/Scan Aeroporti i Gjirokastrës pritet të hapet në vitin 2025 dhe do të jetë në shërbim të avionëve të vegjël, që përshkojnë distanca të......

Reformë e re për deklarimin real të pagave - Cilat janë 7 masat që do të merren për të vënë “nën kontroll” tregun e punës?
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria do të ndërmarrë një tjetër reformë që synon deklarimin real të pagave të punonjësve nga bizneset në vend por edhe......