Cilat produkte sportive blenë më shumë shqiptarët? - Tregu, nga importi i këpucëve deri tek veshjet për ski dhe plazh

Armela Duka/SCAN
Në kuadër të "Javës Europiane të Sportit", “Scan Intel” ka realizuar një analizë të hollësishme mbi importin dhe eksportin e produkteve sportive në Shqipëri. Kjo javë ka për qëllim promovimin e një stili jetese më aktive dhe të shëndetshme në të gjithë Europën, duke inkurajuar pjesëmarrjen masive në aktivitete fizike dhe sportive. Përmes kësaj analize, synohet të vlerësohet tendenca e blerjeve të produkteve sportive.
Sipas shifrave nga "Eurostat", në vitin 2023, importet e veshjeve dhe pajisjeve sportive në Shqipëri kanë reflektuar një interes më të ulët për sportin. Në vitin 2023 u blenë në total 5.3 milionë euro artikuj dhe pajisje sportive. Por si shpërndahet totali sipas zërave kryesorë?
Sipas të dhënave, vlera më e lartë e importeve u regjistrua për kategoritë “këpucë sportive”, “kostume për ski” dhe “rroba plazhi”. Konkretisht, u importuan 1.83 milionë euro këpucë sportive dhe 1.4 milionë euro kostume për ski dhe rroba plazhi. Këto të dhëna tregojnë se shqiptarët po investojnë gjithnjë e më shumë në veshje dhe pajisje që mbështesin aktivitetet sportive, veçanërisht në sportet si skitë dhe noti, të cilat kanë fituar popullaritet së fundmi.
Interesi për produkte sportive nuk kufizohet vetëm në këto kategori. Biçikletat janë gjithashtu një segment i rëndësishëm, me import që arriti në 815 mijë euro. Nga ana tjetër, pajisjet për aktivitete më specifike, si patinat me rrota dhe akull, kushtuan 72 mijë euro, ndërsa pajisjet e peshkimit arritën vlerën e 16 mijë eurove.
Në të kundërt, të dhënat e eksportit të veshjeve dhe pajisjeve sportive tregojnë se dy produktet me vlerën më të lartë të eksportit janë veshjet e notit dhe këpucët sportive. Gjatë vitit 2023, Shqipëria ka eksportuar veshje noti në vlerën e afro 3 mijë eurove dhe këpucë sportive në vlerën e afro 2 mijë eurove. Ky sukses në eksport tregon se prodhuesit shqiptarë po shfrytëzojnë mundësitë e tregut ndërkombëtar, duke krijuar produkte me standarde të larta që përmbushin kërkesat globale për pajisje dhe veshje sportive.
Sondazh

3-fishim i energjisë së rinovueshme deri në 2030 - Agjencia e Energjisë thekson nevojën për investime në rrjetet elektrike
Kristi Ceta/SCAN Synimi për të trefishuar kapacitetin global të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030 dhe për të zvogëluar përdorimin e......

Sfidat e eksportuesve të eurozonës - Kostot e energjisë, rritja e dobët e produktivitetit dëmtojnë konkurrencën
Kristi Ceta/SCAN Eksportuesit e eurozonës do të vazhdojnë të vuajnë në vitet në vijim pasi kostoja e lartë e energjisë dhe rritja e dobët e......

Dasmat, shumë të shtrenjta për amerikanët - Gjysma e qytetarëve nuk duan të jenë pjesë e festave të martesës
Kristi Ceta/SCAN Gjatë planifikimit të një dasme, janë shumë faktorë për t'u marrë parasysh dhe kaq shumë njerëz për t'u kënaqur, ndaj ata që do të......

Protesta në Francë kundër tarifave ndaj Kinës - Prodhuesit e konjakut, të shqetësuar nga pasojat e vendimit në industri
Kristi Ceta/SCAN Rreth 800 protestues me traktorë u mblodhën në qytetin jugperëndimor francez Konjak (Cognac) këtë javë duke kërkuar një shtyrje të......

Gjermani, zgjerohet rrjeti i energjisë me bateri - Energjia e rinovueshme përbën 60% të totalit në gjysmën e parë të 2024
Kristi Ceta/SCAN Kapaciteti i baterive të rrjetit energjetik të Gjermanisë, që përdoren për të stabilizuar rrjetet e energjisë elektrike, është rritur......

Sipërmarrësit shqiptarë në botë bëhen bashkë - Si po bashkëpunojnë bizneset duke ndihmuar njëri-tjetrin?
Diamila Leka/ SCAN Marsilda Bialczak prej vitesh punon dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si organizuese e këtij eventi në Shqipëri, por......

Brukseli çon Kinën në OBT për një hetim 'të dyshimtë' në produktet e qumështit të BE-së!
Edel Strazimiri / SCAN Komisioni Europian ka ndërmarrë hapat e parë për të sfiduar hetimin kundër subvencioneve të Kinës për disa nga eksportet e......

Aeroporti i Gjirokastrës “pushtohet” nga avionët italianë - Piloti Chianti për SCAN: Pika kyçe e jugut, do vijnë turistë elitarë
Alida Lula / SCAN Gjirokastra po kthehet në një nga destinacionet më të preferuara të turistëve, jo vetëm për historinë dhe arkitekturën e veçantë që......