Desktop - General - 1
Desktop - General - 44
Shqipëria Postuar më 24 Shtator 2024, 10:55

Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë njëlloj për të gjithë - Bordi i AMF miraton rregulloren. Hyn në fuqi më 1 janar 2025

Nga SCAN TV
Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë njëlloj për

Ernilda Luzi/SCAN

 

Nga 1 janari i viti 2025 drejtuesit e mjeteve do të paguajnë tarifa të reja bazuar në një listë faktorësh që ndikojnë në rrezikun për të shkaktuar dëme nga drejtuesit e mjeteve.

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren “për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”

Shoqëria e sigurimit për kategorinë autovetura, përllogarit primin e sigurimit bazuar në faktorët e riskut, si: Historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit;

  1. b) Fuqia motorike;
  2. c) Mosha e të siguruarit;
  3. d) Eksperienca në drejtimin e mjetit motorik;
  4. e) Përdorimi i mjetit: subjekt, individ;
  5. f) Qarku i regjistrimit të mjetit;
  6. g) Vjetërsia e mjetit.

Në rregullore parashikohet që mund të zbatohen edhe faktorë të tjerë risku, përveç atyre të parashikuara në pikën 1 të këtij neni.

Shoqëritë e sigurimit do t’i përcaktojnë vetë tarifat e primit të sigurimit, sipas metodologjisë së përcaktuar, por janë të detyruara të njoftojnë AMF-në 30 ditë kalendarike përpara aplikimit të tarifave të reja të primit.

Ndërkaq së bashku me njoftimin për aplikimin e tarifave të reja të primit, depoziton pranë Autoritetit bazën teknike të të dhënave, faktorët e riskut dhe vlerësimet aktuariale të përdorura për llogaritjen e primeve të sigurimit, të shoqëruara me opinionin e aktuarit të autorizuar të shoqërisë, të paraqitur në formën e një raporti me shkrim, thuhet në rregullore

Shqipëria 24 Shtator

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

  Dollari amerikan duket se e ka nisur këtë të martë pozitivisht pasi është blerë sot me 88.7 lekë dhe është shitur me 89.8 lekë në raport me dje sipas......

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat