Shqipëria Postuar më 24 Shtator 2024, 10:59

Si do të rritet akciza për alkoolin dhe duhanin? - Plani, preken prodhuesit e vegjël të verës. Skemë e re për duhanpirësit

Nga SCAN TV
Si do të rritet akciza për alkoolin dhe duhanin? - Plani, preken

Elisabeta Dosku/SCAN

 

Qeveria parashikon të rrisë taksën e akcizës për produktet e alkoolit dhe të duhanit. Referuar strategjisë aftemesme të të ardhurave 2024-2027, dokumenti i cili është hdhur për konsultim publik,  evidentohet faksi se Shqipëria aplikon akcizat me tarifë specifike për njësi dhe se niveli i akcizave të mallrave kryesore që ngarkohen me akcizë si karburantet dhe duhanet, është përgjithësisht me i ulët se nivelet e akcizave që zbatohen nga vendet e BE-së.

Në dokument argumentohet se në vendin tonë, për disa mallra të akcizueshme sikurse janë duhanet, nuk aplikohet skema e kombinuar e taksimit që përfshin edhe një tarifë specifike akcize për njësi produkti, por edhe një tarifë me përqindje akcize mbi çmimin e shitjes së produktit. Kjo skemë e kombinuar aplikohet në disa vende. Për këtë arsye, strategjia parashikon që më vitet në vijim, pas përfundimit të kalendarit të rritjes së akcizës 2022-2026, do dizenjohet kalendari i ri i cili do marrë në konsideratë skemën e taksimit që kombinon sistemin me kuotë fikse me atë të vlerës.

Referuar dokumentit, ndër ndryshimet e synuara për akcizat është unifikimi i nivelit të akcizës për kategoritë e mallrave që ende kanë akcizë diferencuar. Konkretisht, në dokument thuhet se  “akciza e verës për prodhuesit e vegjël është rreth një e treta e normës së rregullt të akcizës që zbatohet për prodhuesit e mëdhenj. Niveli i akcizës për prodhuesit e mëdhenj nuk konsiderohet i nivelit të lartë, dhe nuk ka gjasa që unifikimi i akcizës në nivelin e lartë, të krijojë problematika mbi operatorët dhe çmimet e shitjes së produkteve”.

Po ashtu parashikohet ulje e sasisë së pataksuar me akciza të pijeve alkoolike që përdoren për vetkonsum. Në rastin konkret do të rishikohet sasia e pijeve alkoolike objekt akcize që trajtohen si vet konsum  nga prodhuesit dhe nuk ngarkohen me akcizë, kjo kryesisht për rakinë dhe verën prodhim vendi.

Nga ana tjetër parashikohet gjithashtu hartimi i një kalendari të ri për rritjen e nivelit të akcizës se cigareve dhe duhanit për periudhën 2027 e në vijim.

Duke filluar nga viti 2022, është miratuar  një skedul i ri 5 vjeçar për rritjen e nivelit të akcizës se cigareve dhe duhanit. Hartimi i një kalendari të ri për rritjen e nivelit të akcizës së duhanit dhe nën produkteve të tij për periudhën 2027 e në vijim, ka qëllim përafrimin me nivelin e akcizës që aplikohet në BE duke synuar dhe nje unifikim të nivelit te akcizës ndërmjet duhanit dhe nënprodukteve të tij.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 24 Shtator

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

  Dollari amerikan duket se e ka nisur këtë të martë pozitivisht pasi është blerë sot me 88.7 lekë dhe është shitur me 89.8 lekë në raport me dje sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat