Shqipëria Postuar më 24 Shtator 2024, 12:12

Gushti, rekord në konsumin e karburantit - Rritet importi i birrës dhe duhanit, importohet më pak kafe

Nga SCAN TV
Gushti, rekord në konsumin e karburantit - Rritet importi i birrës dhe

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Sezoni veror është shoqëruar edhe me një rritje të ndjeshme të importit të mallrave të akcizës. Vetëm në Gusht, janë importuar 74.3 mijë ton karburante, duke shënuar rekordin e të gjithë muajve të këtj vitit.  Ndërsa në 8-mujor po ashtu, importi i karburanteve ka pësuar një rritje të konsiderueshme duke arritur nivelin rekord të 5 viteve të fundit, ku janë blerë nga jashtë 441 mijë ton karburante.

Kjo perfomancë vjen si rrjedhorë e rritje së fluksit të turistëve në vendin tonë, kryesisht në dy vitet e fundit, ku një pjesë e mirë prej tyre vijnë me automjete personale dhe një pjesë marrin automjete me qira për të vizituar sa më shumë vende. Nga ana tjetër vihet re dhe një tendencë në rritje e qytetarëve shqiptarë që lëvizin gjatë sezonit të verës apo fundjavave, për të shfrytëzuar motin e mirë që ofron Shqipëria.

Nga ana tjetër, importi i birrës në 8 mujor ka arritur rekordin e 5 viteve të fundit, ku janë importuar afro 42 mijë ton. Rritja e importit të këtij produkti vjen edhe për shkak të sezonit të mbarë turistik, por edhe për faktin se unifikimi i akcizës për prodhimin vendas, ka sjellë disavantazh për fabrikat që operojnë në Shqipëri dhe  ka krijuar më shumë terren për importuesit.  Në muajin Gusht janë importuar 9975 ton birrë, sasia më e lartë që nga viti 2020.

Importi i cigares ka një rritje më të moderuar, në 2035 ton në 8 mujor nga 1913 ton që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të  kaluar , si dhe një rritje të lehtë edhe për muajin Gusht, ndërsa importi i kafes është regjistruar në rënie në raport me një vit më parë, në 5,610 tonë përgjatë periudhës Janar-Gusht 2024. Edhe gjatë muajit Gusht, sasia e kafesë së blerë nga jashtë ka pësuar rënie, çka tregon edhe tendencën e konsumit të këtij produkti.

Të ardhurat nga akciza në 8 mujor  janë realizuar në masën 41.9 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë ose 9.8% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023, si dhe 1.6% më shumë se plani i periudhës.

Sondazh

Poll
Shqipëria 24 Shtator

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

  Dollari amerikan duket se e ka nisur këtë të martë pozitivisht pasi është blerë sot me 88.7 lekë dhe është shitur me 89.8 lekë në raport me dje sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat