Më pak mbetje të ricikluara në vitin 2023 - Depozitimi në landfille, metoda kryesore e menaxhimit

Armela Duka/SCAN
Sipas “Institutit të Statistikave” në të dhënat e publikuara së fundmi mbi mbetjet e ngurta urbane shihet se përgjatë vitit 2023 ka patur një rritje të sasisë vjetore të mbetjeve urbane të menaxhuara në shkallë vendi. Konkretisht, gjatë vitit 2023 u menaxhuan rreth 844,157 tonë mbetje urbane, ndërkohë që në vitin 2022 kjo sasi ishte 820,322 tonë, duke shënuar një rritje prej 0.03 %.
Në vitin 2023, sasia e mbetjeve jo urbane të menaxhuara bashkë me ato urbane është 10.30% ndaj sasisë gjithsej, nga 11.62% që kaqenë vitin e kaluar, duke shënuar një rënie me 1.32 pikë. Nëse i referohemi kategorive kryesore të mbetjeve urbane të menaxhuara, mbetjet organike vazhdojnë të dominojnë menaxhimin e mbetjeve urbane. Kjo kategori zë peshën më të madhe të mbetjeve urbane të menaxhuara, me një peshë që ka mbetur relativisht e qëndrueshme, 57-58 %, në tre vitet e fundit.
Ndiqen nga mbetjet plastike dhe materialet prej letre ose kartoni me 9.27% dhe 9% respektivisht. Inertet pasojnë në renditje me një peshë prej 5.91%. Në të kundërt, peshën më të vogël e zënë mbetjet spitalore me 0.06% të totalit.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi janë trajtuar këto mbetje Bazuar në kategoritë kryesore të trajtimit të mbetjeve, vëmë re se ka një rritje të dukshme të mbetjeve të djegura për energji, nga viti 2022 në 2023. Gjatë vitit 2023, 4.55% e mbetjeve urbane janë djegur për qëllime energjie, ose incenerim, duke shënuar kështu një rritje gati të papërfillshme të këtij treguesi me 0.16 pikë përqindje, krahasuar me të njëjtin tregues në vitin 2022.
Nga ana tjetër, u ricikluan 18.81% e sasisë gjithsej të mbetjeve, ndërkohë që në vitin e kaluar ky tregues ishte 18.89%, duke shënuar kështu një rënie. Depozitimi në Landfille dhe fusha mbetjesh, të miratuara si depozita të përkohshme nga bashkitë përkatëse, vazhdon të jetë metoda më e përdorur për menaxhimin e mbetjeve, edhe pse me një rënie të lehtë nga 76.58% në vitin 2022 në 76.49% në vitin 2023.

Gushti, rekord në konsumin e karburantit - Rritet importi i birrës dhe duhanit, importohet më pak kafe
Elisabeta Dosku/ SCAN Sezoni veror është shoqëruar edhe me një rritje të ndjeshme të importit të mallrave të akcizës. Vetëm në Gusht, janë importuar......

Dy akse rrugore, në rikonstruksion - ARRSH lidh kontratat për Kombinat-Ndroq-Plepa dhe Berat-Ballaban
Ola Mitre / SCAN Autortieti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratat, që i hapin rrugë nisjes së punimeve në 2 rrugë kombëtare. Kontrata e parë përfshin......

Si do të rritet akciza për alkoolin dhe duhanin? - Plani, preken prodhuesit e vegjël të verës. Skemë e re për duhanpirësit
Elisabeta Dosku/SCAN Qeveria parashikon të rrisë taksën e akcizës për produktet e alkoolit dhe të duhanit. Referuar strategjisë aftemesme të të......

Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë njëlloj për të gjithë - Bordi i AMF miraton rregulloren. Hyn në fuqi më 1 janar 2025
Ernilda Luzi/SCAN Nga 1 janari i viti 2025 drejtuesit e mjeteve do të paguajnë tarifa të reja bazuar në një listë faktorësh që ndikojnë në rrezikun për......

Investimi në lëndë djegëse fosile mund të kushtojë më shumë sipas planeve të reja të sigurimit të BE-së!
Edel Strazimiri / SCAN Siguruesit mund të penalizohen për investime në kompanitë e karburanteve fosile sipas planeve që po diskutohen nga rregullatorët......

Bankat janë të papërgatitura për krizën e ardhshme financiare, paralajmëron raporti i ri!
Edel Strazimiri / SCAN Politikëbërësit europianë po nxiten që t'i bëjnë bankat më rezistente ndaj goditjeve të mundshme në rast të një krize tjetër......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se e ka nisur këtë të martë pozitivisht pasi është blerë sot me 88.7 lekë dhe është shitur me 89.8 lekë në raport me dje sipas......

Cilat produkte sportive blenë më shumë shqiptarët? - Tregu, nga importi i këpucëve deri tek veshjet për ski dhe plazh
Armela Duka/SCAN Në kuadër të "Javës Europiane të Sportit", “Scan Intel” ka realizuar një analizë të hollësishme mbi importin dhe eksportin e......