7 licenca të reja për hidrocentrale - Parashikohet ndërtimi i 8 HEC-eve të vegjël, fuqia totale e instaluar do jetë 31 MW

Ola Mitre / SCAN
Teksa rritja e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike duket se është fokusuar te centralet e diellit, gjatë vitit 2024 janë dhënë edhe një numër licencash për hidrocentrale. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë janë 7 subjekte të licencuar në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet hidrike, teksa numri i HEC-eve që parashikohet të ndërtohet prej tyre është 8. Sa i takon kapacitetit të instaluar bëhet fjalë për impiante të vegjël, ndërsa në total fuqia e instaluar arrin në gati 31 MW.
Këto licenca i shtohen atyre të dhëna për energjinë diellore, që përgjatë këtij viti numëron një sërë kompanish të licencuara. Deri në këtë periudhë të vitit numërohen 10 kompani të licencuara, teksa kapaciteti total për projektet e tyre është 202.6 MW. Ky trend ndjek atë të 2 viteve të fundit, që është karakterizuar nga një rritje e numrit të kompanive të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike nga dielli.
Ndërkaq, ndryshe paraqitet situate për energjinë e erës, që aktualisht mbetet e pashfrytëzuar në vendin tonë. Edhe përgjatë këtij viti nuk është licencuar asnjë kompani në këtë aktivitet, teksa numërohe vetëm 2 licenca aktive të dhëna nga Enti Rregullator i Energjisë në vitet 2007 -2008.
Sondazh

Të huajt “braktisin” jugun për veriun - Çmimet e larta të hoteleve në bregdet zhvendosën pushuesit në mal
Hamit Yzeiraj/SCAN Ngadalësimi i turizmit gjatë muajit korrik ka nxjerrë në pah disa abuzime të dukshme me çmimet, veçanërisht në zonën e jugut të......

Më pak mbetje të ricikluara në vitin 2023 - Depozitimi në landfille, metoda kryesore e menaxhimit
Armela Duka/SCAN Sipas “Institutit të Statistikave” në të dhënat e publikuara së fundmi mbi mbetjet e ngurta urbane shihet se përgjatë vitit 2023 ka......

Gushti, rekord në konsumin e karburantit - Rritet importi i birrës dhe duhanit, importohet më pak kafe
Elisabeta Dosku/ SCAN Sezoni veror është shoqëruar edhe me një rritje të ndjeshme të importit të mallrave të akcizës. Vetëm në Gusht, janë importuar......

Dy akse rrugore, në rikonstruksion - ARRSH lidh kontratat për Kombinat-Ndroq-Plepa dhe Berat-Ballaban
Ola Mitre / SCAN Autortieti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratat, që i hapin rrugë nisjes së punimeve në 2 rrugë kombëtare. Kontrata e parë përfshin......

Si do të rritet akciza për alkoolin dhe duhanin? - Plani, preken prodhuesit e vegjël të verës. Skemë e re për duhanpirësit
Elisabeta Dosku/SCAN Qeveria parashikon të rrisë taksën e akcizës për produktet e alkoolit dhe të duhanit. Referuar strategjisë aftemesme të të......

Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë njëlloj për të gjithë - Bordi i AMF miraton rregulloren. Hyn në fuqi më 1 janar 2025
Ernilda Luzi/SCAN Nga 1 janari i viti 2025 drejtuesit e mjeteve do të paguajnë tarifa të reja bazuar në një listë faktorësh që ndikojnë në rrezikun për......

Investimi në lëndë djegëse fosile mund të kushtojë më shumë sipas planeve të reja të sigurimit të BE-së!
Edel Strazimiri / SCAN Siguruesit mund të penalizohen për investime në kompanitë e karburanteve fosile sipas planeve që po diskutohen nga rregullatorët......

Bankat janë të papërgatitura për krizën e ardhshme financiare, paralajmëron raporti i ri!
Edel Strazimiri / SCAN Politikëbërësit europianë po nxiten që t'i bëjnë bankat më rezistente ndaj goditjeve të mundshme në rast të një krize tjetër......