Denaj: Politikat bujqësore rajonale mbështesin fermerët dhe sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në takimin e 18-të vjetor së Ministrave të Bujqësisë së Evropës Juglindore (EJL), që nën kujdesin e SWG u mblodhën në Shkup për të diskutuar mbi zhvillimet e ardhshme në sektorët e bujqësisë, zhvillimit rural dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal në këtë fushë.
Ministrja Denaj në fjalën e saj të mbajtur në këtë takim theksoi se zhvillimet e shumta të kohëve të fundit sollën nevojën për të reduktuar varësitë dhe për të diversifikuar zinxhirët e furnizimit, ndërsa theksojnë përafrimin me Politikën e Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian (CAP).
“Sektori bujqësor po përballet me sfida të rëndësishme, duke përfshirë çmimet e paqëndrueshme të tregut, ndikimin në rritje të ndryshimeve klimatike dhe aksesin e kufizuar në financa, gjë që pengon suksesin e fermerëve të vegjël, tha Denaj, duke adresuar se këto sfida, janë thelbësore që ne t'i përshtatim politikat tona në përputhje me strategjitë e provuara të Komunitetit Evropian, ku Kuadri i Politikës së Përbashkët Bujqësor është i rëndësishëm për mbështetjen e fermerëve, promovimin e praktikave të qëndrueshme dhe garantimin e sigurisë ushqimore”.
Ministrja Denaj theksoi se Qeveria shqiptare është e përkushtuar të adoptojë praktikat më të mira dhe të përmirësojë bashkëpunimin, aksesin në treg dhe mundësitë e financimit për fermerët. Ajo i njohu të pranishmit me nismat e ndërmarra së fundmi nga ky institucion në mbështetje financiare për fermerët dhe agropërpunuesit, që synojnë modernizimin e sektorit bujqësor, në veçanti mbështetjen e inovacionit, investimin në teknologjitë e reja, rritjen e punësimit dhe përmirësimin e jetesës në zonat rurale, të cilat përfshijnë grante dhe masa për të rritur dhe aksesin në financa.
Ministrat dhe krerët e delegacioneve pjesëmarrës në këtë takim diskutuan dhe ndanë angazhimet e tyre politike për integrimin në BE dhe aspektet e politikave që lidhen me bujqësinë dhe zhvillimin rural, veçanërisht në lidhje me Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, shtrirjen e CAP(Politika e përbashkët bujqësore) të BE-së dhe përafrimin me acquis të BE-së, rëndësinë e Dialogut të Politikave Bujqësore si edhe Proçesin e Berlinit.
Kjo temë u ngrit duke iu referuar "Axhendës së Jahorinës 2024", e cila përfaqëson konkluzionet e nxjerra nga Forumi i Politikave Bujqësore të këtij viti të mbajtur në Jahorinë në Qershor 2024.
Një pikë tjetër e rëndësishme ishte nënshkrimi i Deklaratës për Ushqimin dhe Bujqësinë që është një hap i rëndësishëm drejt formalizimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Proçesit të Berlinit, me theks të veçantë në arritjen e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi.
SCAN
Sondazh

Liria ekonomike, Shqipëria kryeson rajonin - Renditemi në vend të 48-të. Vlerësohemi me 64,8 pikë, mbi mesataren botërore
XhorxhinaDeda/SCAN Rezultati i lirisë ekonomike në Shqipëri vlerësohet në 64.8 pikë, duke e renditur kështu në vend të 48-të, nga 176 vende në total,......

Cilat janë pasojat e mbiçmimit të lekut këtë vjeshtë? - Gjokutaj: Efekt te rritja e deficitit tregtar. Duhet marrë seriozisht!
Diamila Leka/ SCAN Mbiçmimi i lekut nuk po frenohet, duke vazhduar të jetë në nivele të paqëndrueshme. Të martën në mesditë një euro u këmbye......

1.5 mld lekë për mbështetjen e investimeve në ferma - Synohet rritja e kapaciteteve të prodhimit dhe modernizimi i proceseve të punës
Ledina Elezi/SCAN Nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, fermerët do të mbështeten financiarisht për ndërtimin e serrave dhe......

7 licenca të reja për hidrocentrale - Parashikohet ndërtimi i 8 HEC-eve të vegjël, fuqia totale e instaluar do jetë 31 MW
Ola Mitre / SCAN Teksa rritja e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike duket se është fokusuar te centralet e diellit, gjatë vitit 2024 janë......

Të huajt “braktisin” jugun për veriun - Çmimet e larta të hoteleve në bregdet zhvendosën pushuesit në mal
Hamit Yzeiraj/SCAN Ngadalësimi i turizmit gjatë muajit korrik ka nxjerrë në pah disa abuzime të dukshme me çmimet, veçanërisht në zonën e jugut të......

Më pak mbetje të ricikluara në vitin 2023 - Depozitimi në landfille, metoda kryesore e menaxhimit
Armela Duka/SCAN Sipas “Institutit të Statistikave” në të dhënat e publikuara së fundmi mbi mbetjet e ngurta urbane shihet se përgjatë vitit 2023 ka......

Gushti, rekord në konsumin e karburantit - Rritet importi i birrës dhe duhanit, importohet më pak kafe
Elisabeta Dosku/ SCAN Sezoni veror është shoqëruar edhe me një rritje të ndjeshme të importit të mallrave të akcizës. Vetëm në Gusht, janë importuar......

Dy akse rrugore, në rikonstruksion - ARRSH lidh kontratat për Kombinat-Ndroq-Plepa dhe Berat-Ballaban
Ola Mitre / SCAN Autortieti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratat, që i hapin rrugë nisjes së punimeve në 2 rrugë kombëtare. Kontrata e parë përfshin......