1.5 mld lekë për mbështetjen e investimeve në ferma - Synohet rritja e kapaciteteve të prodhimit dhe modernizimi i proceseve të punës

Ledina Elezi/SCAN
Nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, fermerët do të mbështeten financiarisht për ndërtimin e serrave dhe stallave, për rrjeta antibreshër, mekanikë bujqësore dhe akuakulturë. Kjo është një nga shtesat në fondin e këtij viti, me qëllim rritjen e kapaciteteve të prodhimit në ferma, nëpërmjet mbështetjes së investimeve.
Fondi total për mbështetjen e investimeve në ferma do të jetë 1.5 miliardë lekë, ku 500 milionë lekë do të përdoren deri në fund të këtij viti.
Konkretisht, kjo mbështetje ofrohet për ndërtimin e serrave të reja diellore me sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 2 ha për subjekt, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes.
Gjithashtu, parashikohet financimi i blerjes së rrjetave për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, por edhe blerja e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale.
Nga ky fond do të mbështetet ndërtimi I ambienteve për mbarështimin e kafshëve dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve, me kapacitet jo më pak se 10 lopë, jo më pak se 100 të imëta, jo më pak se 10 dosa dhe jo më pak se 10 000 shpendë.
Nga ana tjetër, në financim do të përfshihet edhe akuakultura detare për koshat e rritjes së peshkut. Për të gjitha këto investime masa e përfitimit do të jetë 50% e vlerës totale të faturave tatimore, por me disa shuma limit financimi.
Sondazh

7 licenca të reja për hidrocentrale - Parashikohet ndërtimi i 8 HEC-eve të vegjël, fuqia totale e instaluar do jetë 31 MW
Ola Mitre / SCAN Teksa rritja e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike duket se është fokusuar te centralet e diellit, gjatë vitit 2024 janë......

Të huajt “braktisin” jugun për veriun - Çmimet e larta të hoteleve në bregdet zhvendosën pushuesit në mal
Hamit Yzeiraj/SCAN Ngadalësimi i turizmit gjatë muajit korrik ka nxjerrë në pah disa abuzime të dukshme me çmimet, veçanërisht në zonën e jugut të......

Më pak mbetje të ricikluara në vitin 2023 - Depozitimi në landfille, metoda kryesore e menaxhimit
Armela Duka/SCAN Sipas “Institutit të Statistikave” në të dhënat e publikuara së fundmi mbi mbetjet e ngurta urbane shihet se përgjatë vitit 2023 ka......

Gushti, rekord në konsumin e karburantit - Rritet importi i birrës dhe duhanit, importohet më pak kafe
Elisabeta Dosku/ SCAN Sezoni veror është shoqëruar edhe me një rritje të ndjeshme të importit të mallrave të akcizës. Vetëm në Gusht, janë importuar......

Dy akse rrugore, në rikonstruksion - ARRSH lidh kontratat për Kombinat-Ndroq-Plepa dhe Berat-Ballaban
Ola Mitre / SCAN Autortieti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratat, që i hapin rrugë nisjes së punimeve në 2 rrugë kombëtare. Kontrata e parë përfshin......

Si do të rritet akciza për alkoolin dhe duhanin? - Plani, preken prodhuesit e vegjël të verës. Skemë e re për duhanpirësit
Elisabeta Dosku/SCAN Qeveria parashikon të rrisë taksën e akcizës për produktet e alkoolit dhe të duhanit. Referuar strategjisë aftemesme të të......

Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë njëlloj për të gjithë - Bordi i AMF miraton rregulloren. Hyn në fuqi më 1 janar 2025
Ernilda Luzi/SCAN Nga 1 janari i viti 2025 drejtuesit e mjeteve do të paguajnë tarifa të reja bazuar në një listë faktorësh që ndikojnë në rrezikun për......

Investimi në lëndë djegëse fosile mund të kushtojë më shumë sipas planeve të reja të sigurimit të BE-së!
Edel Strazimiri / SCAN Siguruesit mund të penalizohen për investime në kompanitë e karburanteve fosile sipas planeve që po diskutohen nga rregullatorët......