Liria ekonomike, Shqipëria kryeson rajonin - Renditemi në vend të 48-të. Vlerësohemi me 64,8 pikë, mbi mesataren botërore

XhorxhinaDeda/SCAN
Rezultati i lirisë ekonomike në Shqipëri vlerësohet në 64.8 pikë, duke e renditur kështu në vend të 48-të, nga 176 vende në total, në Indeksin e Lirisë Ekonomike për vitin 2024, i publikuar nga “Heritage Foundation”. Vlerësimi është ulur me 0.5 pikë nga viti i kaluar, dhe Shqipëria renditet e 27-ta nga 44 vende në të gjithë rajonin e Europës. Sipas të dhënave, rezultati i lirisë ekonomike në vendin tonë është më i lartë se mesatarja botërore, por më e ulët se mesatarja europiane. Ekonomia e Shqipërisë konsiderohet nga raporti si vend "mesatarisht e lirë".
Llogaritja e këtij treguesi bazohet në katër shtylla kryesore që lidhen me kornizat ligjore, qeverisjen, tregun e hapur dhe efiçencën. Sipas raportit, Shqipëria ka performuar më mirë sa i përket tregut të hapur dhe rregjullatorit të efiçencës. Ndërkohë, nga ana tjetër, probleme vërehen në aspektin ligjor. Rezultati relativisht i ulët i Shqipërisë vërehet për të drejtat e pronësisë dhe është kryesisht rezultat i ndërhyrjes politike në gjyqësor që përkeqësohet nga korrupsioni i vazhdueshëm.
Efikasiteti i sistemit rregullator është lehtësuar nga një thjeshtësim i gjerë i procedurave të biznesit, ndërsa investimet e huaja direkte paraqiten në nivele të kënaqshme vitet e fundit duke prekur rekorde.
Nëse e krahasojmë Shqipërinë me vendet e rajonit shohim se kryesojmë renditjen. Pas vendit tonë vjen në renditje Serbia, pasuar nga Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi në fund të renditjes.
Sondazh

Cilat janë pasojat e mbiçmimit të lekut këtë vjeshtë? - Gjokutaj: Efekt te rritja e deficitit tregtar. Duhet marrë seriozisht!
Diamila Leka/ SCAN Mbiçmimi i lekut nuk po frenohet, duke vazhduar të jetë në nivele të paqëndrueshme. Të martën në mesditë një euro u këmbye......

1.5 mld lekë për mbështetjen e investimeve në ferma - Synohet rritja e kapaciteteve të prodhimit dhe modernizimi i proceseve të punës
Ledina Elezi/SCAN Nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, fermerët do të mbështeten financiarisht për ndërtimin e serrave dhe......

7 licenca të reja për hidrocentrale - Parashikohet ndërtimi i 8 HEC-eve të vegjël, fuqia totale e instaluar do jetë 31 MW
Ola Mitre / SCAN Teksa rritja e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike duket se është fokusuar te centralet e diellit, gjatë vitit 2024 janë......

Të huajt “braktisin” jugun për veriun - Çmimet e larta të hoteleve në bregdet zhvendosën pushuesit në mal
Hamit Yzeiraj/SCAN Ngadalësimi i turizmit gjatë muajit korrik ka nxjerrë në pah disa abuzime të dukshme me çmimet, veçanërisht në zonën e jugut të......

Më pak mbetje të ricikluara në vitin 2023 - Depozitimi në landfille, metoda kryesore e menaxhimit
Armela Duka/SCAN Sipas “Institutit të Statistikave” në të dhënat e publikuara së fundmi mbi mbetjet e ngurta urbane shihet se përgjatë vitit 2023 ka......

Gushti, rekord në konsumin e karburantit - Rritet importi i birrës dhe duhanit, importohet më pak kafe
Elisabeta Dosku/ SCAN Sezoni veror është shoqëruar edhe me një rritje të ndjeshme të importit të mallrave të akcizës. Vetëm në Gusht, janë importuar......

Dy akse rrugore, në rikonstruksion - ARRSH lidh kontratat për Kombinat-Ndroq-Plepa dhe Berat-Ballaban
Ola Mitre / SCAN Autortieti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratat, që i hapin rrugë nisjes së punimeve në 2 rrugë kombëtare. Kontrata e parë përfshin......

Si do të rritet akciza për alkoolin dhe duhanin? - Plani, preken prodhuesit e vegjël të verës. Skemë e re për duhanpirësit
Elisabeta Dosku/SCAN Qeveria parashikon të rrisë taksën e akcizës për produktet e alkoolit dhe të duhanit. Referuar strategjisë aftemesme të të......