Shqipëria Postuar më 30 Janar 2023, 16:03

Shpronësime në Vlorë – Rreth 206 milion lekë për pronarët që preken nga projekti “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar”

Nga SCAN TV
Shpronësime në Vlorë – Rreth 206 milion lekë për

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar”, Vlorë”.

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 206,784,251.90 (dyqind e gjashtë milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e katër mijë e dyqind e pesëdhjetë e një lekë pikë nëntëdhjetë) lekë dhe subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Vlorë.

Personat që preken nga ky projekt kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara, për përfundimin e procedurave të shpronësimit, pranë Bashkisë Vlorë, si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat