Një tender i pazakontë në Durrës! - Detajim ekstrem i kritereve për akomodimin e dy menaxherëve

Kur vjen fjala te mikpritja, shqiptarët padyshim krenohen me këtë fakt. E duket se ky element është mbievidentuar në një tender të shpallur nga Spitali Rajonal i Durrësit që do të akomodojë dy menaxherë nga Turqia që do të vijnë për të punuar në këtë spital për për një periudhë 6 mujore. Ajo që bie në sy në këtë tender është detajimi ekstrem i kritereve që duhet të ketë një hotel për të akomoduar mjekët.
Jastëkët duhet të kenë pupla. Dhoma duhet të ketë vaskë ndërsa muret dhe dyshemeja duhet të jenë të një cilësie të mirë.
Spitali Rajonal i Durrësit ka hapur një tender në vlerë 3.1 milionë lekë për shërbim akomodimin e 2 menaxherëve turq për një periudhë 6 mujore.
Ajo që të bën në përshtypje në këtë tender janë kërkesat për kushtet që duhet të plotësojnë garuesit. Përsa i përket dhomës kërkohet që shtretërit të jenë me dyshek me teknologji bashkëkohore dhe të mirëmbajtur. Seti i çarçafëve duhet të jetë një cilësi të lartë. Mbulesat ose jorganët të jenë me pupla ose vatinë ose një material ekuivalent. Dhomat duhet të jenë me ajër të kondicionuar / sistem ngrohjeje dhe ftohjeje efektive.
Përsa i përket tualetit dhomat të jenë të pajisura me vaskë apo dush. Në tender specifikohet se “muret e tualeteve të jenë me material të papërshkueshëm nga uji që pastrohet lehtë (pllaka qeramike, rezinë etj.) dhe dyshemeja e tualetit të jetë me material kundër rrëshkitjes dhe të padepërtueshëm nga uji (pllaka qeramike, rezinë e të ngjashme etj)” . Tërheqëse janë specifikimet e produkteve që kërkohen si në çdo tualet të ketë pasqyrë, mbajtëse peshqiri horizontale ose në formë grepi, aksesorë për mbajtjen e sendeve të tualetit, kosh mbeturinash, sapun i paketuar
Gjithashtu hoteli duhet të ofrojë ujë të pijshëm pa limit sipas kërkesave të personelit turk dhe shërbim 24 orë gjatë kësaj periudhe 6 mujore.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

“Ekonomia në tkurrje, kujdes PPP-të e garancitë shtetërore” - Raporti i Ndërmjetëm 2022-2023 i BERZH: Rritja 3% e PBB, shkak kryesor inflacioni
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon që ekonomia shqiptare të ngadalësohet në vitin 2023, pas një zhvillimi pozitiv mbi pritshmëritë menjëherë......

ARRSH shpall fituesin për projektin e bypass-it të Elbasanit - TENDERI/ Vlera 81.46 milion lekë, “skualifikohen” 4 kompanitë me oferta më të ulta
Me një vlerë prej 81.46 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese që do të hartojë projektin e bypassit të Elbasanit. Në garë morën......

ChatGPT dhe pikëpyetjet rreth tij - Aplikacioni i softuerëve i krijuar për të imituar biseda të ngjashme me njeriun
ChatGPT i Inteligjencës Artificiale të Hapur, është një aplikacion softuerësh i krijuar për të imituar biseda të ngjashme me njeriun, bazuar në kërkesat e......

Tkurret ekonomia gjermane - Berlini “shkëputet” nga Kina dhe i drejtohet Amerikës Latine
Ekonomia gjermane pësoi një tkurrje të papritur në tremujorin e katërt, një shenjë që paralajmëron se ekonomia më e madhe e Europës mund të jetë duke hyrë në......

Përshpejtohet kalimi drejt energjisë së pastër - British Petroleum: Ngadalësimi ekonomik global do të vijojë deri në vitin 2035
Lufta e Rusisë në Ukrainë pritet të rëndojë në kërkesën afatgjatë për energji dhe të përshpejtojë zhvendosjen e botës drejt burimeve të rinovueshme dhe......

Kush përfiton e kush humbet nga rritja e pagës minimale - Paralajmërimi i kryeministrit dhe kërkesa për “amortizator’ nga biznesi
Rritja e inflacionit ka bërë që shumë qeveri të marrin marrin masa përmes paketave ndihmëse e politikave fiskale që të ndihmojnë shtresat me të ardhura më të......

2022, shqiptarët paguan 130 milionë Usd për të siguruar makinat - AMF: Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, 10% më shumë se në vitin 2021
Për vitin që sapo lamë pas, drejtuesit shqiptarë kanë paguar në total rreth 130 milionë dollarë për sigurimin e mjeteve. Rritja është e ndjeshme prej rreth 10%......

“Mungojnë” 12 milion lekë për transportin e mësuesve të Roskovecit - Sindikata: Prej 5 muajsh e paguajmë vetë. Do bojkotojmë mësimin nëse nuk na rimbursohen
Që prej shtatorit, dhjetëra mësues të zonës së Roskovecit nuk marrin lekët e transportit. Përfaqësues të sindikatës së mësuesve deklaruan sot se do të nisin......