ChatGPT dhe pikëpyetjet rreth tij - Aplikacioni i softuerëve i krijuar për të imituar biseda të ngjashme me njeriun

ChatGPT i Inteligjencës Artificiale të Hapur, është një aplikacion softuerësh i krijuar për të imituar biseda të ngjashme me njeriun, bazuar në kërkesat e përdoruesit. Ai mund të prodhojë prozë ose poezi me komandë dhe është shembulli kryesor i një teknologjie të Inteligjencës Artificiale që vitin e kaluar fitoi vëmendje të gjerë në Silicon Valley.
OpenAI me bazë në San Francisko e bëri të disponueshëm chatbot - in për testim publik falas në nëntor 2022. Sipas Sam Altman, bashkëthemelues dhe administrator i OpenAI, brenda një jave nga zbulimi i ChatGPT, mbi një milion përdorues ishin përpjekur ta bënin mjetin të fliste.
Të hënën e 23 janarit Microsoft Corp njoftoi një investim të mëtejshëm shumë miliardë dollarësh në OpenAI, duke thelluar lidhjet me startup-in dhe duke krijuar terrenin për më shumë konkurrencë me rivalin e Alphabet Inc, Google.
ChatGPT përdor të ashtuquajturën Inteligjencën Artificiale gjeneruese, teknologji që mund të mësojë nga të dhënat se si të krijojë pothuajse çdo lloj përmbajtjeje thjesht nga një mesazh tekst.
OpenAI thekson se modeli i tyre ChatGPT, i trajnuar duke përdorur një teknikë të mësimit të makinerive të quajtur Përforcimi i Mësimit nga ‘Human Feedback’, mund të simulojë dialogun, t'u përgjigjet pyetjeve vijuese, të pranojë gabime, të sfidojë premisat e pasakta dhe të refuzojë kërkesat e papërshtatshme.
Teknika në vetvete nuk është një koncept i ri, sipas Tim Scarfe nga kompania teknologjike XRAI, me shembujt e parë që datojnë në vitet 1990. Ai shpjegoi se versionet e hershme kishin rrjete nervore shumë të vogla. Dhe që atëherë, rrjetet nervore janë bërë më të mëdha, janë thelluar. Ata janë trajnuar për një sasi gati të pafundme të dhënash. Dhe sigurisht, ka ndodhur një revolucion kompjuterik ndërkohë. Pra aktualisht ka një sasi të ekzagjeruar të fuqisë llogaritëse për të trajnuar këto modele mbi shumë të dhëna.
Zhvillimi fillestar përfshinte trajnerë njerëzorë të Inteligjencës Artificiale që i siguronin modelit biseda në të cilat ata luanin nga të dyja palët - përdoruesi dhe një asistent i IA. Versioni i robotit i disponueshëm për testim publik përpiqet të kuptojë pyetjet e parashtruara nga përdoruesit dhe reagon me përgjigje të thella që ngjajnë me tekstin e shkruar nga njeriu në një format bisede.
Një mjet si ChatGPT mund të përdoret në aplikacione të botës reale si marketingu dixhital, krijimi i përmbajtjes në internet, përgjigjja e pyetjeve të shërbimit ndaj klientit, madje edhe për të ndihmuar në korrigjimin e kodit. Bot mund t'i përgjigjet një game të madhe pyetjesh duke imituar stilet e të folurit njerëzor.
Andrew Patel nga kompania e sigurisë kibernetike me bazë në Helsinki, ËithSecure e cilësoi si një magji. Ai shtoi se kjo është hera e parë që publiku ka marrë situatën në dorë dhe ka filluar të luajë me ‘të. Si dhe mund të shohë se çfarë mund të bëjë. Dhe kjo është e rëndësishme sepse këto modele do të integrohen shumë shpejt në softuerin e përditshëm që përdorim aktualisht.
Por dhe ChatGPT krijon dyshime. OpenAI ka pranuar tendencën e mjetit për t'u përgjigjur me "përgjigje të tingëlluara, por të pasakta ose të pakuptimta", një çështje që e konsideron të vështirë për t'u rregulluar, të paktën për momentin.
Teknologjia e Inteligjencës Artificiale gjithashtu mund të përjetësojë paragjykimet shoqërore si ato rreth racës, gjinisë dhe kulturës. Gjigantët e teknologjisë, përfshirë Google dhe Amazon.com të Alphabet Inc, kanë pranuar më parë se disa nga projektet e tyre që eksperimentuan me IA ishin "etikisht të rreme" dhe kishin kufizime. Në disa kompani, njerëzit duhej të ndërhynin dhe të rregullonin kaosin e krijuar nga Inteligjenca Artificiale.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Tkurret ekonomia gjermane - Berlini “shkëputet” nga Kina dhe i drejtohet Amerikës Latine
Ekonomia gjermane pësoi një tkurrje të papritur në tremujorin e katërt, një shenjë që paralajmëron se ekonomia më e madhe e Europës mund të jetë duke hyrë në......

Përshpejtohet kalimi drejt energjisë së pastër - British Petroleum: Ngadalësimi ekonomik global do të vijojë deri në vitin 2035
Lufta e Rusisë në Ukrainë pritet të rëndojë në kërkesën afatgjatë për energji dhe të përshpejtojë zhvendosjen e botës drejt burimeve të rinovueshme dhe......

Kush përfiton e kush humbet nga rritja e pagës minimale - Paralajmërimi i kryeministrit dhe kërkesa për “amortizator’ nga biznesi
Rritja e inflacionit ka bërë që shumë qeveri të marrin marrin masa përmes paketave ndihmëse e politikave fiskale që të ndihmojnë shtresat me të ardhura më të......

2022, shqiptarët paguan 130 milionë Usd për të siguruar makinat - AMF: Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, 10% më shumë se në vitin 2021
Për vitin që sapo lamë pas, drejtuesit shqiptarë kanë paguar në total rreth 130 milionë dollarë për sigurimin e mjeteve. Rritja është e ndjeshme prej rreth 10%......

“Mungojnë” 12 milion lekë për transportin e mësuesve të Roskovecit - Sindikata: Prej 5 muajsh e paguajmë vetë. Do bojkotojmë mësimin nëse nuk na rimbursohen
Që prej shtatorit, dhjetëra mësues të zonës së Roskovecit nuk marrin lekët e transportit. Përfaqësues të sindikatës së mësuesve deklaruan sot se do të nisin......

“Çmimet do vijojnë tendencën rënëse në 2023” - Guvernatori i BSH: Pavarësisht sfidave, bilancet e familjeve dhe biznesit do jenë pozitive
I pranishëm në prezantimin e Raportit të Ndërmjetëm të BERZH, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko qëndroi në terren pozitiv në parashikimet ekonomike......

Çudia greke me çmimet e ushqimeve vendase - Eurostat: Rritje disproporcionale e tyre, pavarësisht uljes së inflacionit
Shifrat e Eurostat tregojnë inflacion më të ulët të ushqimeve në Greqi sesa mesatarja europiane, por rritje më të larta të çmimeve të ushqimeve të cilat vendi......

Shqipëria përkeqësohet në liritë njerëzore - Indeksi, pavarësisht rënies me 5 pozicione mbetemi të parët në rajon
Sipas Indeksit të Lirisë Njerëzore 2022, të përpiluar nga "Instituti Fraser" (Fraser Intstitute), Shqipëria renditet në vend të 47-të sa i përket lirive......