Shqipëria Postuar më 30 Janar 2023, 14:20

ARRSH shpall fituesin për projektin e bypass-it të Elbasanit - TENDERI/ Vlera 81.46 milion lekë, “skualifikohen” 4 kompanitë me oferta më të ulta

Nga SCAN TV
ARRSH shpall fituesin për projektin e bypass-it të Elbasanit -

Me një vlerë prej 81.46 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese që do të hartojë projektin e bypassit të Elbasanit. Në garë morën pjesë 6 kompani, ndërkohë që fitues është shpallur kompania “A & E ENGINEERING“, një nga operatorët ekonomikë që ofertoi çmimin më të lartë. Më konkretisht, 4 nga kompanitë pjesëmarrëse propozuan një çmim më të ulët, por janë vlerësuar me më pak pikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.

Ndërkaq, oferta fituese është shumë pranë fondit limit prej 81.83 mln lekë të vendosur në dispozicion nga ARRSH për kryerjen e këtij shërbimi. Referuar kritereve të tenderit, pas nënshkrimit të kontratës kompania do të ketë në dispozicion 22 muaj për hartimin e projektit. Kjo do të thotë se vetëm pas 2 vitesh do të mund të hapet tenderi për përzgjedhjen e kompanisë që do të kryejë punimet për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, ndërkohë që kohëzgjatja e tyre ende nuk dihet.

Gjatë shpalljes së garës, në dokumentet e tenderit thuhej se ky është një nga akset më të rëndësishëm jo vetëm rrugorë, por edhe nga pikëpamja ekonomike. Ai është pjesë e Korridorit VIII, duke lidhur Portin e Durrsit me Qafë Thanën. Sipas dokumente të tenderit, unaza aktuale e qytetit të Elbasanti, nuk ka parametrat e nevojshëm për të përballuar trafikun në rritje të këtij korridori ndërkombëtar. “Prandaj dhe është më se e nevojshme studimi dhe ndërtimi i ByPass-it të qytetit të Elbasanit, duke shmangur kështu zonat urbane, rritjen e kapacitetit të lëvizjes së trafikut përgjatë korridorit VIII si dhe rritjen e sigurisë si për përdoruesit e rrugës, ashtu edhe të banorëve të zonave përreth, që ndikohen nga ky aks rrugor”, - thuhej ndër të tjera në dokument.

OFERTAT E OPERATORËVE EKONOMIKË, PJESËMARRËS NË GARË

  1. BOE “ARCHICPHACE” & “TAULANT SHPK” & “A V E CONSULTING”

Oferta          73,495,346.28 lekë, pa TVSH

  1. BOE “P.C.S.COMPANY” & “INVICTUS” & “STUDIO-REBUS”& “HYDRO-ENG-CONSULTING”

Oferta          74,905,000.00 lekë, pa TVSH

  1. BOE “SEED CONSULTING” & “ATELIER 4” & “DERBI-E”

Oferta          75,294,000.00 lekë, pa TVSH

  1. BOE “INFRATRANSPROJECT” & “ENGINEERING CONSULTING GROUP”

Oferta          78,840,000.00 lekë, pa TVSH

  1. OE “A & E ENGINEERING sh.p.k”

Oferta          81,460,000 Lekë pa TVSH

  1. “GJEOKONSULT & CO”

Oferta          81,800,000.00 lekë, pa TVSH

Ola Mitre / SCAN

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 23 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë këtë fillim jave me 84.5 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke mos pësuar ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga java që lamë......