BE donatori kryesor në vend - Hubert Perr: Lufta ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave është themelore për integrimin e Shqipërisë

Elona Gjylmi: Kujtojmë që është një ndër donatorët kryesorë Lidion, të fondeve të BE dhe fondeve që vijnë në Shqipëri dhe si menaxhohen këto fonde, ku drejtohen, cilët janë sektorët që përfitojnë më tepër në kuadër edhe të hapjes së negociatave për këtë arsye do të kemi z. Hubert Perr, Drejtues i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së, mirësevini në studio.
Lidion Kulla. Mirëseerdhët!
Hubert Perr: Faleminderit jashtëzakonisht shumë që më ftuat, të shohim pak sesi BE po mbështet Shqipërinë, dhe më lejoni që të them se BE është donatori më i madh, partneri më i madh, besoj se është e nevojshme ta japim këtë mesazh se e kemi kuptuar dhe e kemi vënë re që auditori i gjerë nuk është i vetëdijshëm për këtë, besoj se ky është edhe mesazh i rëndësishëm. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë që Bashkimi Europian nuk jemi vetëm donatorët më të mëdhenj, por gjithashtu edhe investitorët më të mëdhenj dhe gjithashtu partneri më i madh i tregtisë i Shqipërisë dhe kjo tregon realisht rëndësinë e këtij partneriteti midis BE dhe Shqipërisë. Dhe nëse i vëmë të gjitha këto së bashku në kontekstin e negociatave dhe fillimin e negociatave për anëtarësim, ne realisht mbështesim dhe ky është objektivi jonë i mbështetjes financiare me qëllim që Shqipëria t'i bashkohet BE-së.
Dhe si e bëjmë këtë? Ne mbështesim reformat, proçesin e negociatave drejtpërsëdrejti, por çka është e rëndësishme për ne, ne gjithashtu mbështesim qytetarët shqiptarë për një jetesë më të mirë, të gjejnë punësim, të kenë mbrojtje shoqërore dhe të kenë një mjedis të mbrojtur në mënyrë që prej tani, para se t’i bashkohen BE, që Europa është këtu dhe ju jeni pjesë e BE gjithashtu.
Lidion Kulla: Z. Perr, meqënëse përmendët edhe hyrjen, përsa i përket vendit tonë, në muajin dhjetor patëm Konferencën e përbashkët midis Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, tashmë e dimë të gjithë qe u zgjodh Shqipëria, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, sa përfiton vendi ynë?
Hubert Perr: Besoj se samiti ishte me të vërtetë i rëndësishëm, duhet të përgëzojmë Shqipërinë sepse ishte faktikisht samiti i parë i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që është bërë jashtë Bashkimit Europian dhe në Shqipëri. Kështu që, përgëzime Shqipërisë sepse e bëtë vendin tuaj krenar duke mirëpritur. Samiti ishte gjithashtu i rëndësishëm sepse ka treguar realisht produkte konkrete sepse u përqëndrua shumë tek energjia, kriza e energjisë dhe rritja e çmimeve të energjisë ka treguar që BE është në solidaritet me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe donte që t'i përgjigjeshim menjëherë kësaj krize, kështu që kemi përcaktuar një paketë 1 miliard euro, 500 milione prej të cilave janë grante që jepen për të 6 vendet, edhe Shqipëria ka përfituar dhe do të përfitojë 80 milionë euro grante që do t'i disbursohen së shpejti Shqipërisë për ta mbështetur. Dhe produkti i dytë gjithashtu është një marrëveshje për reduktimin e ardhshëm dhe heqjen fare të tarifave roaming në rajon dhe këtu e shohim sesi Europa dhe Bashkimi Europian po punojnë..
Elona Gjylmi: Sa do të jenë përfitimet e të gjithëve, kush përfiton më shumë, Shqipëria konkretisht sa përfiton nga heqja e tarifave roaming?
Hubert Perr: Mendoj se Roaming është një shembull shumë i mirë. Ajo se çfarë mund të bëjmë me mbështetjen tonë financiare, kjo është e rëndësishme, por çfarë ,mund të bëjmë më tej. Dhe ulja e tarifave roaming është realisht përfitim për qytetarët, kështu që Memorandumi i mirëkuptimit që është nënshkruar në kuadër të atij samiti që t’i lejojë operatorët e sektorit privat që të nënshkruajnë marrëveshje përkatëse, që duke filluar nga Tetori i 2023, ne do të ulim gradualisht tarifat roaming, ndërmjet Bashkimit Europian dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe brenda për brenda Ballkanit Perendimor, të gjithë qytetarët e përfitojnë këtë dhe gjithashtu të gjithë turistët do të përfitojnë nga kjo. Dhe do ta bëjë Shqipërinë një vend shumë më konkurrues nga pikëpamja e biznesit, në kuadër të tërheqjes së investimeve të huaja direkte.
Elona Gjylmi: Granti në vlerën e 80 milionë eurove ku do të përdoret ai më konkretisht?
Hubert Perr: Siç thashë energjia ishte fokusi rëndësishëm gjatë samitit, Shqipëria ka një asistencë të re financiare në grante prej 80 milionë eurosh. Kjo marrëveshje është gati duke u nënshkruar dhe do ta disbursojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të sigurohemi që këto fonde të përdoren tani kur është e nevojshme. Kjo bazohet në një plan veprimi që qeveria ka dorëzuar dhe që është mbështetur nga Bashkimi Europian që përqendrohet në tre gjëra. Së pari të sigurohemi që energjia elektrike të jetë e përballueshme për qytetarët shqiptarë dhe për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.
E dyta është që për popullatat më të cënueshme, të ahstuquajturat të varfëra, nga energjia, ata duhet të mbrohen nga rritja e çmimeve, kështu që fokusi do të jetë gjithashtu edhe të cënueshme dhe që ata të mbrohen dhe të përballojnë çmimet. Dhe e treta dhe jo më pak e rëndësishme, megjithëse këto janë masa afatshkurtra, ne duam të përshpejtojme tranzicionin energjitik në ekonomi të gjelbër, në energji të gjelbër. Kështu që ka një sërë masash të propozuara nga qeveria, me qëllim që ky tranzicion të përshpejtohet më tej, kjo është mënyra sesi do të përdoren 80 milion euro dhe duhet të them që jemi shumë krenar që kemi ngritur një program mbështetjeje kaq të rëndësishëm dhe në kaq pak kohë dhe sa më shpejt të jetë e mundur.
Elona Gjylmi: Si do të fokusohet investimi dhe sa është fondi për energjinë egjelbër dhe për energjinë në total dhe cilët do të jenë sektorët kryesorë që do të përfitojnë?
Hubert Perr: Përveç kësaj mbështetje buxhetore që sapo përmenda, partneriteti për energjinë dhe tranzicionin e energjisë është kritik, kështu që ne e trajtojmë këtë përmes 80 milioneshit siç thamë, por financojmë gjithashtu edhe investime konkrete së bashku me institucionet financiare ndërkombëtare ku sjellim së bashku planet tona dhe i përdorim gjithashtu fondet tona dhe huatë e bankave. Pra ky 80 milionësh në grante do të mbështesë gjithashtu edhe nga 200 milionë euro të tjera në hua në mënyrë që të përmirësohet sektori i energjise. Dhe këtu kemi investuar në projekte shumë konkrete në energji, të rinovueshme, në energji të gjelbër, qoftë erë apo diellore, rinovimin e Hece-ve që aktualisht duhet të përditesohen dhe të kalojnë në ente të tjera të efiçencës dhe gjithashtu të punojmë në formën e sektorit të energjisë. Dhe këtu është shumë e rëndësishmë që sektori i energjisë të orientohet nga tregu dhe jo nga qeveria. Pra këto janë reformat që po mbështesim dhe jemi me të vërtetë të lumtur që kemi një sërë projektesh të rëndësishmë që do të mbështeten.
Lidion Kulla: Të shpresojmë! Z. Perr, ka, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet anembanë botës, sektori i energjisë, energjia e gjelbërt është prioriteti kryesor , me kalimin e viteve dhe me rrugën e Shqipërisë në Bashkimin Europian do të ketë finacime të tjera edhe më të mëdha në shifra për sektorin e energjisë së gjelbërt?
Hubert Perr: Siç thashë pra kemi një sërë planesh investimi të renditura, ku kemi një program kryesor që quhet Kuadri i Investimit të Ballkanit Perëndimor dhe kemi fondet e granteve dhe fondet e investimeve nga bankat ndërkombëtare. Kjo është shumë e rëndësishme që të kemi çmime konkurruese dhe që të sigurohemi që investimet që nuk mund të ndodhin. Më lejoni që të përmend disa, psh. KFW kemi rinovuar HEC-in e Fierzës që të jetë i forcuar për të ardhmen, punojmë me qasje inovatore për të vendosur panele solare pluskuese në Vaun e Dejës me linjat e transmisionit, po ashtu. Kemi punuar gjithashtu me partnerët gjermanë që QS të jetë me efiçencë energjie dhe cilësinë më të mirë për studentët. Kemi programe gjithashtu si psh. hekurudhën Tiranë-Durrës që do të jetë elektrike. Që do të thotë se nuk do të jenë trena me naftë , por do të jenë trena të gjelbërt sepse punojnë me energji elektrike.
Elona Gjylmi: Ndërkohë, Z. Perr bujqësia ka pasur vëmendje nga Bashkimi Evropian prej vitesh. A ka qenë një trend në rritje investimi në këtë sektor dhe fondet e BE edhe për vitet që do vijnë do të jenë në rritje? Por, ka pasur edhe ankesa nga ana e fermerëve që nuk po marrim mjaftueshëm, a duhet të fokusohet ndihma tek prodhuesit e vegjël?
Hubert Perr: Bujqësia është pikërisht një nga përparësitë e Bashkimit Evropian të mbështetura në Shqipëri për arsye të mira, sepse siç e dini është një nga kontribuuesit më të mëdhenj të OKB-së në Shqipëri dhe gjithashtu, një nga frytdhënëset të mëdhenj si sektor. Dhe mënyra si menaxhohet bujqësia ka ndikime shumë të mëdha në zhvillimet rurale, në mjedis dhe sigurimin e jetesës të personave në zonat rurale, që ata të mos emigrojnë në qendrat urbane.
Ne kemi një program fantastik që quhet IRBAD, ku kemi investuar në të shkuarën, 71 mln euro në grante dhe këto grante shkojnë përmes thirrjeve për propozime tek sipërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe tek fermerët. Kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe më shumë se kurrë, 400 prej këtyre fermave, shoqërive kanë përfituar tashmë nga kjo skemë. Kjo skemë zbatohet nga qeveria dhe financohet nga Bashkimi Evropian, bashkë financohet nga qeveria gjithashtu dhe është e rëndësishme për ne që transparenca dhe llogaridhënia se si këto thirrje dhe se si përzgjedhja bëhet të jenë në standartet më të larta evropiane. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Tani më e kemi shtuar këtë mbështetje dhe për shtatë vitet në vijim do të shkojmë në 71 mln euro në një sasi prej 112 mln euro, që tregon angazhimin dhe përkushtimin tonë në bujqësi. Sa i përket pyetjes tuaj, se si ti zgjidhim ca gjëra, nuk është e vërtet. Nga njëra anë, duhet të mbështetim sa më shumë të jetë e mundur fermerët dhe sa më shumë fermerë të vegjël, të gjithë duhet të kenë mundësi të përfitojnë në mënyrë transparente, por në të njëjtën kohë duhet të sigurohemi që kjo mbështetje të sjell biznese të qëndrueshme në të ardhmen, të japin kontribut faktikisht për eksportin. Kështu që, duhet të gjejmë një ekuilibër mes këtyre dy gjërave dhe besoj se kemi bërë shumë analiza ku përdoren praktika më të mira ndërkombëtare sa i përket kufinjve që vendosim për identifikimin e fermave dhe shoqërive të cilat janë të pranueshme në kuadër të skemën IBARD.
Lidion Kulla: Z.Perr, vendi ynë sa i përket pastrimit parave ka pasur një ulje e institucioneve evropiane. Në këndvështrimin tuaj, sa efektiv ka qenë ndihma e dhënë nga Bashkimi Evropian për vendin tonë?
Hubert Perr: Keni të drejtë, pastrimi i parave dhe lufta kundër korrupsionit siç është përmendur në negociata për anëtarësim janë në themelin e akteve themelore, janë realisht aspektet e themelore pa te cilat nuk mund të anëtarësohemi në BE. Kjo është e qartë dhe Shqipëria po e merr seriozisht, ka sfida patjetër. Lajmi i mirë është që angazhimi politik është në vend dhe është i qartë për të reformuar dhe për të marr masa vendimtare dhe janë marrë angazhime gjithashtu me organet që monitorojnë pastrimin e parave. Gjithashtu, Shqipëria ka ndërmarrë angazhimet e veta në kuadër të organeve ndërkombëtare.
Tani, puna është që t’i zbatojmë dhe Bashkimi Evropian ka vijuar dhe do të mbështesë me programe që realisht trajtojnë thelbin e kësaj. Pra, ne mbështesim kapacitetin e hetimeve financiare, pra të ndiqet paraja, nqs ndiqet paraja do të shihet ku është problemi. Besoj se vitet e shkuara, kemi vërtetuar që me asistencën tonë, janë rikuperuar shumë më tepër pasuri që janë përdorur për qëllime të tjera shoqërore. Kështu që kemi një historik të mirë, por patjetër në mbështesim hetimet financiare dhe prokurorinë e përgjithshme në këtë kuadër dhe kemi programe realisht efektive që të ndodhi kjo. Kemi konkretisht edhe punën fantastike që është bërë me SHBA, sepse ata kanë aftësitë e duhura dhe programet e binjakëzimit, ata mund të marrin pjesë. Dhe gjithashtu, edhe partneritetin me Europolin do të duhet kohë, por besoj se bazat janë aty dhe reformat tregojnë që mund ecin përpara.
Elona Gjylmi: Si mund të ulet informaliteti dhe a është një problem për Bashkimin Evropian informaliteti në Shqipëri? Keni një plan ose një ide, si mund ulet ai dhe të rriten investimet e huaja në vendin tonë?
Hubert Perr: Besoj se të dyja temat janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishme dhe në kemi një dialog reforme me Shqipërinë që është programi i reformave ekonomike. Në kuadër të këtij programi të reformave ekonomike ne diskutojmë me Shqipërinë, një mission I ardhshëm në këtë kuadër do të jetë në shkurt dhe ne diskutojmë përmes Komisionit Evropian dhe shërbimet tona të kuliafikuara atje dhe Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë dhe ministritë e tjera përkatëse, ato që janë përgjegjëse për Mbrojtjen Sociale dhe Punësimin sesi të planifikojmë që të sigurohemi që Shqipëria të jetë një destinacion tërheqës për investimet, sesi informaliteti të trajtohet.
Sa I përket investimeve të drejtpërdrejta, besoj se disa gjëra janë kritiike. Duhet të jemi të besueshëm sa i përket shtetit të së drejtës, sa i përket masave antikorrupsion dhe pastrimit të parave, këto janë parakushte për çdo investitor të huaj. Këto janë edhe më të rëndësishme se tatimet konkurruese, pra ideja është që të kemi një destinacion biznesi të qendrueshëm ku mund të investohet. Gjëja tjetër dhe që lidhet gjithashtu me informalitetin është puna, krahu I punës, në qoftë se duam të kemi investime dhe për të ardhmen kemi një ide që të sjellim prodhimin sa më afër kufijve të Bashkimit Evropian, por ama në këtë kuadër duhet të kemi fuqinë punëtore të kualifikuar për ta bërë diçka të tillë dhe kjo është një sfidë tashmë për Shqipërinë; të sigurohemi që fuqia punëtore e kualifikuar të qëndrojë në Shqipëri dhe të ndërtojmë akoma më shumë aftësitë e tyre. Pra nëse duam të luftojmë informalitetin duhet të kemi një mjedis biznesi, duhet t’i ofrojmë të rinjve mundësimi punësimi, formimi që ata të bëhen pjesë e sektorëve formal dhe jo sektorëve informal.
Elona Gjylmi: I mungojnë tregut shqiptar këto? Trajnimi i personelit, i punonjësve
Hubert Perr: Ne punojmë shumë me trajtimin dhe jemi krenar për këtë dhe faktikisht kemi një skemë të rëndësishme që do të fillojë të zbatohet. Po punojmë shumë ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, por gjithashtu me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që është skema e garancisë rinore. Ne faktikisht do të investojmë 40 milionë euro në grante në këtë skemë dhe programi po hartohet tashmë, ku të rinjtë, të cilët nuk janë të punësuar do t’ju ofrohen 3 gjëra si garanci ose do të formohen më tej, ose do kemi një praktikë profesionale që të futen në tregun e punës ose mund të gjejnë punë. Kjo është ajo që duam të ofrojmë. Kjo është ajo që thashë në fillim të intervistës që mbështetja jonë dhe partneriteti jonë me Shqipërinë patjetër lidhet me reformat që Shqipëria të futet në Bashkimin Evropian, por gjithashtu ka të bëjë me mbështetjen për shqiptarët tani që të kenë një jetesë më të mirë në Shqipëri sepse ju kemi një vend fantastik. Besoj se askush nuk do që të largohet nga ky vend, unë e adhuroj vendin këtu, kështu që patjetër çdo I ri shqiptar do që të qëndrojë këtu, por arsyeja që duan të largohen është sepse ata duan të kenë mundësi më të mira punësimi jashtë vendit, por ama duhet të mundohemi t’ja ofrojmë këto mundësi këtu në Shqipëri.
Lidion Kulla: Përsa I përket arsimit, cili është fokusi i Bashkimit Evropian. Projekte ka pasur për të pasur një shoqëri më të mirë në të ardhmen mbase dhe kur të integrohemi në BE. Aktualisht ka projekte aktuale që pritet të realizohen ose janë drejt përfundimit?
Hubert Perr: Patjeter. Arsimi është temë shumë e rëndësishme. Folëm për krijimin e aftësive dhe aftësitë dhe arsimi shkojnë dorë më dorë dhe krah më krah sepse në qoftë se I arsimon të rinjtë që në fillim ti punon realisht me pjesën themelore të shoqërisë. Çdo i ri duhet të ketë arsim të mirë dhe të përballueshëm, kështu që për ne është temë jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne punojmë shumë faktikisht me arsimin, ne jemi krenar me të vërtetë krenar që kemi programin ‘BE për shkollat’ ku ne investojmë në kuadër të mbështetjes pas tërmetit. Ne këmi 78 milionë euro për rehabilitimin e shkollave, jo t’i rehabilitojmë siç ishin më parë, por t’i ndëtrtojmë më mirë, t’i rindërtojmë më mirë. Kur shohim pra gëzimin e fëmijëve shqiptarë tek shkojnë në shkollë me kushte më të mira dhe kur shohim mësuesit sesi iu pëlqejnë këto shkolla të reja bëhemi krenar që kemi punuar me 61 shkolla në Shqipëri.
Një tjetër ka të bëjë me faktin që i lejojmë shqiptarëve të kenë akses në qasjen në Bashkimin Evropian. Nuk ka nevojë që të jeni pjesë e Bashkimit Evropian. Në shumë kuadro ne i lejojmë shqiptarët të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Erasmus+ është për shembull një mundësi e tillë dhe unë faktikisht kam qenë student Erasmus si austriak që studioja në Spanjë dhe pashë kulturën e mësova gjuhën, kulturën, ekonomine dhe gjithçka atje. Kështu që, të rinjtë shqiptarë kanë mundësinë të shkojnë jashtë dhë të studiojnë në një universitet evropian dhe do t’I bëja thirrje të gjithë studentëve shqiptarë të mundohen të futen në këtë skemë. Këto janë dy shmebuj që mund t’ju jap, por kemi shumë të tjerë që janë në vijim për zbatim.
Elona Gjylmi: Gjatë muajve të fundit pushteti vendor ka qenë në qendër të vemendjës për shkak se kemi një situatë që pak muaj më pas do kemi zgjedhjet vendore. A po investohet për pushtetin vendor dhe a janë të përshtatshme administratat, a janë të afta administratat vendore për të tërhequr projekte dhe fonde nga Bashkimi Evropian?
Hubert Perr: Po. Faleminderit për pyetjen! Bashkitë janë vërtet të rëndësishme për ne dhe ne kemi një slogan që thotë ‘BE është këtu’. Për ne do të thotë që nuk jemi këtu në Tiranë, nuk jemi këtu për partneritetin me qeverisjen vendore, por jemi këtu sepse punojmë shumë me shoqërinë civile, sektorin privat dhe punojmë shumë me bashkitë, me nivelin vendor. Kështu që kemi një sërë programesh të rëndësishme, njëri quhet ‘BE për Bashkitë’, ku realisht besojmë se bëjmë një dallim, një ndryshim në dy mënyra. Sepse aktualisht kemi investuar 34 milionë euro grante në një skemë të tillë dhe bëjmë dy gjëra në kuadër të kësaj.
Se pari, i ofrojmë grante investimi bashkive. E dimë që Bashkitë, edhe ato që menaxhohen jashtëzakonisht shumë mirë kanë gjithmonë problematika me fondet, mund të flasim me të gjithë. Kryetarët e Bashkive kanë të gjithë ide shumë të mira për të transformuar bashkitë e tyre, por kanë nevojë për mjetet për ta bërë diçka të tillë. Kështu që grantet nga ana jonë për t’i lejuar të ndërmarrin disa investime është diçka që mund ta ofrojmë por gjithashtu duhet të themi sesi e bëjmë këtë sa I përket kapaciteteve. Ne nuk japim grante çdo Bashkie, e bëjmë këtë përmes një procesi konkurrues me thirrje për propozim ku Bashkitë aplikojnë, e dinë saktësisht cilat janë kriteret, ato dërgojnë propozimet, të cilat vlerësohen në mënyrë të pavarur dhe më pas në mbështesim më të mirët. Ky proces I lejon bashkive të mësojnë të jenë anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian dhe të aplikojnë për miliona miliona të tjerë që do të jenë të mundur përmes fondeve rajonale që zbatohen në te ardhmen dhe gjëja e mirë që bëhet është ngritja e kapacitetit sepse një gjë është të kesh mjete financiare, një gjë tjetër është të kesh aftësi sesi së bashku me qeverisjen qendrore patjetër, për të ditur sesi të shtosh burimet e tua për shembull përmes tatimit të pronave, përmes shërbimit më të mirë në nivel bashkië kështu që duhet shumë më tepër zhvillim kapacitetesh në këtë kuadër.
Lidion Kulla: Sektori i drejtësisë ka qenë kryefjala përgjatë viteve të fundit, një reformim i thellë së bashku me shtetin ligjor dhe administratën publike. Në çfarë pike jemi dhe cila ka qenë mbështetja e BE?
Hubert Perr: Siç thashë edhe njëherë, drejtësia dhe shteti i së drejtës janë tek pjesa e themeloreve dhe patjetër së bashku duhet të veprojmë saktë në këtë sektor dhe nuk është çështje themelore se ne mendojmë që është e rëndësishme, por fakti që të kemi një sektor efikas, transparent dhe të efektshëm ka ndikim tek çdo shqiptar dhe ka ndikim tek investimet e huaja të drejtpërdrejta që nuk do të ndodhin nëse nuk keni një sektor transparent dhe funksional në drejtësi. Ne e dimë që kjo reformë ka shumë angazhim në Shqipëri, është process I dhimbshëm sepse tranzicioni e zhbën në njëfarë mënyre sistemin, por ama është një veprim i nevojshëm dhe ne e mbështesim përmes programeve dhe projekteve tona.
Ne faktikisht punojmë me Ministrinë e Drejtësisë dhe me institucionet e pavarura të drejtësisë, ato janë partnere dhe patjetër programet e zbatimit do zbatohen me vendet tona anëtare, patjetër me Estoninë, me Italinë, me Gjermaninë etj., të cilat sjellin ekspertizën e tyre, kështu që kjo na lejon të çojmë përpara reformën në drejtësi. Dhe aspekti i dytë që është gjithashtu po aq i rëndësishëm është reforma e administratës publike sepse që të futesh në Bashkimin Evropian dhe të zbatosh të gjithë legjislacionin e BE dhe të ndërmerren të gjitha reformat përkatëse ka nevojë të ketë një administratë publike të kualifikuar dhe me aftësitë përkatëse. Kështu që po punojmë që administrate publike në Shqipëri të mbështetet dhe të jetë e aftë që Shqipëria të jetë e aftë të bashkohet me Bashkimin Evropian.
Elona Gjylmi: Ju cilësuar një seri projektesh që janë 'on-going' në vendin tonë, të financuara nga Bashkimi Evropian, por keni një që mund ta cilësoni si më të sukseshshëm dhe ta marrin shembull dhe të tjerët?
Hubert Perr: Gjithmonë, më pëlqen kjo pyetje. Me pak fjalë, mund të them që ajo që ne bëjmë nuk është teori, është praktikë. Kështu që, unë do të doja të përmendja vetëm tre, sepse nuk dua të përmend vetëm një. Sepse edhe tre nuk mjaftojnë faktikisht, pasi dol të vij një herë tjetër të flas për këto.
Elona Gjylmi: Ju mirëpresim.
Hubert Perr: Folëm për BE-në, për shkollat, siç thamë është solidariteti i Bashkimit Evropian për të mbështetur Shqipërinë pas tërmetit të 2019. Ishte e menjëhershme dhe është zbatuar në mënyrë efikase me UNDP, që do e falënderoja gjithashtu. Siç thash në këtë pikëpamje 75 mln euro grante, për rehabilitimin e 61 shkollave që ndryshon se si arsimi ndryshon në Shqipëri. Dhe është rindërtimi më mirë dhe rindërtimi sëbashku kanë qenë histori suksesi, sepse në këto shkolla janë tashmë të standartit evropian dhe presidentja jonë ishte në një nga shkollat para 18 muajve. Dhe ajo tha që ku ta gjeja unë që fëmijët e mi të shkonin në një shkollë të tillë. Pra, ne realisht po rindërtojmë edhe një mënyrë që është vërtetë kënaqësi të shohim buzëqeshjen e fëmijëve shqiptarë, që kanë palestra edhe ashensor për persona me aftësi të kufizuar dhe nevoja të veçanta. Edyta, siç thashë është në sektorin e drejtësisë dhe programin EURALIUS në këtë kuadër është bërë në një farë mënyre jashtëzakonisht shumë i njohur dhe i shtëpisë, sepse gjatë shumë viteve ka mbështetje të gjithë sektorin e drejtësisë në partneritet më vendet anëtare, institucionet e pavarura të drejtësisë në mënyrë që kjo reformë të zbatohet sa më mirë dhe e fundit është në sektorin e infrastrukturës është hekurudha Tiranë-Durrës. Sepse në këtë kuadër, ne përmendëm financimin e përzier në kuadër të ËBIF-së, këtu në këtë kuadër kemi 24 mln euro grante dhe 36 mln euro hua nga BERZHI sëbashku 70 mln euro për të siguruar që hekurudha Tiranë-Durrës të risjell hekurudhën në hartën e Shqipërisë, të transferoj mallra dhe pasagjerë që mund të lëvizin midis Tiranës dhe Durrësit. Apo edhe të sjellë një lidhje me aeropostin që është e rëndësishme, pra është në thelb të mënyrës se si ky vend të transformohet përmes hekurudhës sepse ne jemi me të vërtet krenar për këtë kuadër dhe gjithashtu po punojmë për një propozim që kemi edhe një sistem me transport të shpejt autobusësh në Tiranë , pra imagjinoni të kemi hekurudhën nga Tirana në Durrës me lidhjen me aeroportin, arrin në Tiranë dhe të kemi pastaj sistem autobusësh që lejon çdo turist, çdo qytetari të marr autobusin në Shqipëri, me qëllim që të ulim trafikun dhe ndotjen në Tiranë. Kjo është vizioni jonë që të mbështesim Shqipërinë, Tiranë dhe njerëzit. Kjo tregon që Europa është këtu, jo vetëm për të siguruar që të fusim Shqipërinë në BE, por që të mbështesim qytetarët shqiptarë, ndërkohë që shkojmë aty.
Elona Gjylmi: Faleminderit dhe shpresojmë që Bashkimi Europian të jetë numri një nga donatoret dhe të ndihmoj qytetarët shqiptarë në të gjithë këto projekte që listuat.
Hubert Perr: Nqs më lejoni ta mbyll, faleminderit shumë që më ftuat. Jam i lumtur të vij sa herë keni dëshirë, do vijojmë të jemi të angazhuar.
SCAN
Sondazh

Një tender i pazakontë në Durrës! - Detajim ekstrem i kritereve për akomodimin e dy menaxherëve
Kur vjen fjala te mikpritja, shqiptarët padyshim krenohen me këtë fakt. E duket se ky element është mbievidentuar në një tender të shpallur nga Spitali Rajonal......

“Ekonomia në tkurrje, kujdes PPP-të e garancitë shtetërore” - Raporti i Ndërmjetëm 2022-2023 i BERZH: Rritja 3% e PBB, shkak kryesor inflacioni
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon që ekonomia shqiptare të ngadalësohet në vitin 2023, pas një zhvillimi pozitiv mbi pritshmëritë menjëherë......

ARRSH shpall fituesin për projektin e bypass-it të Elbasanit - TENDERI/ Vlera 81.46 milion lekë, “skualifikohen” 4 kompanitë me oferta më të ulta
Me një vlerë prej 81.46 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese që do të hartojë projektin e bypassit të Elbasanit. Në garë morën......

ChatGPT dhe pikëpyetjet rreth tij - Aplikacioni i softuerëve i krijuar për të imituar biseda të ngjashme me njeriun
ChatGPT i Inteligjencës Artificiale të Hapur, është një aplikacion softuerësh i krijuar për të imituar biseda të ngjashme me njeriun, bazuar në kërkesat e......

Tkurret ekonomia gjermane - Berlini “shkëputet” nga Kina dhe i drejtohet Amerikës Latine
Ekonomia gjermane pësoi një tkurrje të papritur në tremujorin e katërt, një shenjë që paralajmëron se ekonomia më e madhe e Europës mund të jetë duke hyrë në......

Përshpejtohet kalimi drejt energjisë së pastër - British Petroleum: Ngadalësimi ekonomik global do të vijojë deri në vitin 2035
Lufta e Rusisë në Ukrainë pritet të rëndojë në kërkesën afatgjatë për energji dhe të përshpejtojë zhvendosjen e botës drejt burimeve të rinovueshme dhe......

Kush përfiton e kush humbet nga rritja e pagës minimale - Paralajmërimi i kryeministrit dhe kërkesa për “amortizator’ nga biznesi
Rritja e inflacionit ka bërë që shumë qeveri të marrin marrin masa përmes paketave ndihmëse e politikave fiskale që të ndihmojnë shtresat me të ardhura më të......

2022, shqiptarët paguan 130 milionë Usd për të siguruar makinat - AMF: Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, 10% më shumë se në vitin 2021
Për vitin që sapo lamë pas, drejtuesit shqiptarë kanë paguar në total rreth 130 milionë dollarë për sigurimin e mjeteve. Rritja është e ndjeshme prej rreth 10%......