Shpallet lista e fituesve të subvencioneve në bujqësi - Nga mbi 15 mijë aplikantë që kaluan fazën e parë, financohen rreth 4300 fermerë

Elisabeta Dosku/ SCAN
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka shpallur listën përfundimtare të aplikantëve që do të përfitojnë mbështetje me subvencione nga buxheti i shtetit.
Referuar të dhënave zyrtare nga ky institucion, nga 15.591 aplikime që kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes për 7 masat e Skemës Kombëtare, janë shpallur fitues përfundimtarë 4273 fermerë.
Konkretisht janë 441 grupime fermerësh dhe 89 fermerë individë që përfitojnë mbështetje financiare për fara dhe fidanë;
1722 fermerë do të përfitojnë nga mbështetja e dhënë për bletarinë në vlerën e 1 mijë lekëve për zgjua për ferma me të paktën 50 zgjoje.
Blegtoria ka dhe numrin më të lartë të përfituesve, me 2021 fermerë në total, nga të cilët për mbështetjen për tufën bazë të matrikulluar të gjedhit janë 70 dhe për tufën bazë të të imtave do të financohen 1951 fermerë. Mbështetja për këtë sektor do të jetë në vlerën 10 mijë lekë për krerë për tufa me mbi 10 krerë lopë për fermë dhe për bagëtitë e imta do të jepen 1200 lekë për krerë për tufa mbi 100 krerë për fermë.
Sa të takon financimit të naftës, rezulton se nga 54.255 aplikime për mbështetje me naftë për punime të mekanizuara në bujqësi, janë përzgjedhur 23.190 prej tyre apo afro gjysma e fermerëve që kanë kërkuar mbështetje.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, fondit prej 3.2 miliardë lekësh do të shpërndahet në mënyrë proporcionale tek përfituesit, për të mos lënë asnjë pa mbështetje. Pas shpalljes së listës, do të nisin procedurat për disbursimin e fondeve. Skema e mbështetjes me naftë këtë vit ka ndryshuar dhe nuk do të bëhet përmes kartave si vitet e kaluara, por me para’ të cilat do të kalojnë në llogaritë e fermerëve.
Sondazh

“Filtër kontrolli klientëve të subjekteve financiare jobanka” - Sejko: Kemi rishikuar rregulloren e riskut operacional. Synojmë uljen e normës së interesit
Ledina Elezi/SCAN Banka e Shqipërisë ka parashikuar kontrolle më të rrepta ndaj institucioneve financiare jobanka dhe klientëve të tyre. Si rezultat i......

Prodhimi vendas, më i shtrenjtë se importi - Energjia, faktori kryesor për luhatjen e kostove në tremujorin e dytë
Armela Duka/ SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dy tregues kryesorë, Indeksi i Çmimit të Prodhimit dhe Indeksi i Çmimit të Importit, janë......

Rritet konsumi nga familjet shqiptare - BSH: Të ardhurat nga turizmi dhe investimet e reja ndikuan në zhvillimin ekonomik
Ledina Elezi/SCAN Veprimtaria e sistemit financiar ka pasur një ecuri pozitive në gjysmën e parë të këtij viti. Pavarësisht efektit të mbiçmimit të kursit......

Balluku inspekton Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut: Do të nisim me monitorimin e 200 kilometrave të parë
Në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut po kryhen punimet e fundit për instalimin e sistemeve kompjuterike, përmes së cilave do të kryhet monitorimi 24......

Kriza klimatike, vapë rekord në gusht - Rritja e temperaturave ka krijuar një situatë “alarmante”
Kristi Ceta/ SCAN Rekordet e të nxehtit të regjistruara në gusht kanë krijuar një situatë alarmante, është shprehur kreu i Organizatës Botërore......

"IA” që mund të dëgjojë nëse jeni i sëmurë - HeAR, i trajnuar me 300 mln pjesë audio për të dalluar sëmundjet
Kristi Ceta/ SCAN Një model i ri i inteligjencës artificiale, që po zhvillohet nga Google, mund ta bëjë diagnostikimin e tuberkulozit dhe sëmundjeve të......

Reduktim taksash për makinat elektrike - Gjermania synon të nxisë promovimin e tyre pas rënies së shitjeve
Kristi Ceta/ SCAN Qeveria gjermane pritet të ulë taksat për të promovuar përdorimin e makinave elektrike. Gjermania po synon të rrisë shitjet e automjeteve......

“BE po mbetet pas rivalëve globalë” - Draghi analizon sfidat aktuale të bllokut evropian
Kristi Ceta/SCAN Bashkimi Evropian po mbetet prapa rivalëve globalë për shkak të inovacionit të kufizuar, çmimeve të larta të energjisë dhe mungesës së......