“BE po mbetet pas rivalëve globalë” - Draghi analizon sfidat aktuale të bllokut evropian

Kristi Ceta/SCAN
Bashkimi Evropian po mbetet prapa rivalëve globalë për shkak të inovacionit të kufizuar, çmimeve të larta të energjisë dhe mungesës së aftësive, tha ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.
Komisioni Evropian i kërkoi Draghit një vit më parë të shkruante një raport se si BE-ja duhet ta mbajë ekonominë e saj të gjelbër konkurruese dhe të aftë për të sfiduar Kinën dhe Shtetet e Bashkuara në një kohë kur tensionet globale janë në rritje.
Draghi, gjithashtu ish-kryeministër i Italisë, pritet të publikojë raportin të hënën. Ky raport ka të ngjarë të drejtojë debatin te konkurrenca e BE-së, një nga prioritetet e Komisionit të ardhshëm Evropian, që do të marrë detyrën më vonë këtë vit.
Në një sesion të mbyllur para ambasadorëve të BE-së dhe udhëheqësve të grupeve në Parlamentet Evropiane, Draghi përvijoi sfidat me të cilat përballet blloku, sipas burimeve të BE-së.
Ai tha se BE-ja duhet të përshpejtojë digjitalizimin e ekonomisë dhe tha se "ndryshimi radikal" kërkon një rol të fortë në sektorin privat dhe bashkëpunim të paprecedentë midis institucioneve të BE-së.
Raporti, që pritet të ketë rreth 400 faqe, është vendosur të mbulojë hendekun e produktivitetit të BE-së në krahasim me rivalët, nevojën për të reduktuar varësitë e BE-së, të tilla si mineralet kryesore të baterive nga Kina, dhe sfidën e ndryshimeve klimatike. Ai do të përmbyllet me rekomandime për 10 sektorët kryesorë të ekonomisë.
Draghi ka thënë më parë se BE-ja duhet t'u përgjigjet në mënyrë më efektive rivalëve që nuk luajnë më sipas rregullave globale të vendosura prej kohësh dhe të fokusohet më shumë në konkurrencën globale sesa atë brenda bllokut.
Sondazh

Centrali më i madh diellor në botë - Projekti australian do të furnizojë 3 mln shtëpi me energji elektrike
Kristi Ceta/ SCAN Australia do të ndërtojë plantacionin më të madh të energjisë diellore në botë. Ky projekt revolucionar, i quajtur Power Link, do të......

Administrata publike bëhet më e “lakmuar”- Rritet numri i të punësuarve. Cilat institucione kanë shtuar staf?
Elisabeta Dosku/ SCAN Administrata publike është “rritur” me mbi 600 punonjës që nga muaji shkurt i këtij viti. Në aktin normativ të miratuar së fundmi nga......

Luhatjet e çmimeve në prodhim dhe import - Energjia rrit kostot prodhuese, çmimet e importit me ulje
Armela Duka/ SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dy tregues kryesorë, Indeksi i Çmimit të Prodhimit dhe Indeksi i Çmimit të Importit, janë......

Mjetet ajrore pa pilot, në ndihmë të institucioneve - Vendimi i qeverisë përcakton rastet dhe mënyrat e përdorimit
Hamit Yzeiraj/SCAN Mjetet ajrore pa pilot, dronët, do të jenë në ndihmë të institucioneve shtetërore. Gjatë mbledhjes së ministrave u vendos se këto mjete......

3 mln euro për ndryshimet klimatike - Granti i qeverisë gjermane, forcim i sistemit të paralajmërimit të hershëm
Ola Mitre / SCAN Qeveria gjermane do akordojë një grant prej 3 mln euro me fokus forcimin e rezistencës së vendit tonë kundër rreziqeve klimatike.......

“Bashkitë, pak buxhet për ndryshimet klimatike” -Muço: Kryesisht shpenzimet shkojnë për paga. Duhet më tepër ndërgjegjësim
Ola Mitre / SCAN “Shpenzimet e bashkive për mbrojtjen e mjedisit dhe minimizimin e risqeve që vijnë nga ndryshimet klimatike janë modeste, ndonëse nevoja......

Bashkëpunim me TikTok për përmbajtje të dëmshme - Raportohen 355 video për pirateri. Si të denoncojmë në AMA për shkeljet?
Diamila Leka/ SCAN Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur një bashkëpunim me platformën TikTok me qëllim ndalimin e shpërndarjes së përmbajtjeve të......

“Anijet shqiptare do të peshkojnë në dete të largëta” - Denaj: Rritje e sasisë së peshkut të zënë, shtim i eksporteve
Ledina Elezi/SCAN Anijet shqiptare do të lejohen të peshkojnë në dete më të thella dhe të largëta. Në Komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese,......