Prodhimi vendas, më i shtrenjtë se importi - Energjia, faktori kryesor për luhatjen e kostove në tremujorin e dytë

Armela Duka/ SCAN
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dy tregues kryesorë, Indeksi i Çmimit të Prodhimit dhe Indeksi i Çmimit të Importit, janë luhatur në drejtime të kundërta. Ndërsa prodhuesit përballen me rritjen e vazhdueshme të kostove të prodhimit, importuesit kanë përjetuar rënie të çmimeve. Konkretisht, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ka shënuar një rritje prej 1.7% në tremujorin e dytë të vitit aktual, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, Indeksi i Çmimeve të Importit shënoi ulje me 1%.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi varion rritja dhe cilët janë zërat që e shkaktojnë atë në drejtim të çmimeve të prodhimit. Krahasuar me tremujorin e dytë 2023, rritja më e madhe e çmimeve prej 5.3% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 4%, “Industri përpunuese” me 0.4% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0.3 %.
Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve të duhanitt” me 3.8%. Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i tekstileve” me 3.2%, pasuar nga “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 2.3%.
Nga ana tjetër, Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin të dytë 2024, arriti 108,3 kundrejt vitit 2021 si periudha bazë. Me një ulje prej 1% shohim se çmimet e importit kanë thelluar rënien edhe më tej përgjatë tremujorit të dytë të vitit. Një vit më parë ky tregues paraqitej me një rritje të barabartë me 0.2%.
Por si paraqiten çmimet e importit të kategorizuara sipas seksionit? Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024 sektorët e industrisë në Shqipëri shënuan luhatje të ndjeshme në çmimet e tyre. Sektori i “Industrisë nxjerrëse” regjistroi një ulje të çmimeve prej 1.5%, ndërsa “Industria përpunuese,” e cila ka peshën më të madhe në ekonomi me 93.5%, pa një ulje prej 1.2%. Ulja më e madhe brenda industrisë përpunuese u vërejt në sektorin e “Shtypshkrimit dhe rigrupimit të mediave të regjistruara” me 6.2%, pasuar nga “Konfeksionimi i veshjeve” me 4.6%. Nga ana tjetër, sektori i “Energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar” shënoi një rritje çmimesh prej 1%.
Sondazh

Rritet konsumi nga familjet shqiptare - BSH: Të ardhurat nga turizmi dhe investimet e reja ndikuan në zhvillimin ekonomik
Ledina Elezi/SCAN Veprimtaria e sistemit financiar ka pasur një ecuri pozitive në gjysmën e parë të këtij viti. Pavarësisht efektit të mbiçmimit të kursit......

Balluku inspekton Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut: Do të nisim me monitorimin e 200 kilometrave të parë
Në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut po kryhen punimet e fundit për instalimin e sistemeve kompjuterike, përmes së cilave do të kryhet monitorimi 24......

Kriza klimatike, vapë rekord në gusht - Rritja e temperaturave ka krijuar një situatë “alarmante”
Kristi Ceta/ SCAN Rekordet e të nxehtit të regjistruara në gusht kanë krijuar një situatë alarmante, është shprehur kreu i Organizatës Botërore......

"IA” që mund të dëgjojë nëse jeni i sëmurë - HeAR, i trajnuar me 300 mln pjesë audio për të dalluar sëmundjet
Kristi Ceta/ SCAN Një model i ri i inteligjencës artificiale, që po zhvillohet nga Google, mund ta bëjë diagnostikimin e tuberkulozit dhe sëmundjeve të......

Reduktim taksash për makinat elektrike - Gjermania synon të nxisë promovimin e tyre pas rënies së shitjeve
Kristi Ceta/ SCAN Qeveria gjermane pritet të ulë taksat për të promovuar përdorimin e makinave elektrike. Gjermania po synon të rrisë shitjet e automjeteve......

“BE po mbetet pas rivalëve globalë” - Draghi analizon sfidat aktuale të bllokut evropian
Kristi Ceta/SCAN Bashkimi Evropian po mbetet prapa rivalëve globalë për shkak të inovacionit të kufizuar, çmimeve të larta të energjisë dhe mungesës së......

Centrali më i madh diellor në botë - Projekti australian do të furnizojë 3 mln shtëpi me energji elektrike
Kristi Ceta/ SCAN Australia do të ndërtojë plantacionin më të madh të energjisë diellore në botë. Ky projekt revolucionar, i quajtur Power Link, do të......

Administrata publike bëhet më e “lakmuar”- Rritet numri i të punësuarve. Cilat institucione kanë shtuar staf?
Elisabeta Dosku/ SCAN Administrata publike është “rritur” me mbi 600 punonjës që nga muaji shkurt i këtij viti. Në aktin normativ të miratuar së fundmi nga......