Reduktim taksash për makinat elektrike - Gjermania synon të nxisë promovimin e tyre pas rënies së shitjeve

Kristi Ceta/ SCAN
Qeveria gjermane pritet të ulë taksat për të promovuar përdorimin e makinave elektrike. Gjermania po synon të rrisë shitjet e automjeteve elektrike, regjistrimet e reja të të cilave ranë me 36.8% këtë korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Sipas propozimit, kompanitë do të jenë në gjendje të zbresin deri në 40% të vlerës së automjeteve elektrike të blera rishtazi dhe të kualifikuara me emetim zero nga fatura e tyre tatimore një vit pas blerjes, duke rënë në mënyrë progresive në 6% në vitin e gjashtë.
Qeveria vlerëson se masa do të kishte një kosto mesatare vjetore prej rreth 465 milionë eurosh midis 2024 dhe 2028, viti kur do të skadonte zbritja e taksave.
Për më tepër, trajtimi tatimor preferencial i aplikuar aktualisht për makinat elektrike të kompanive dhe me emetim zero me vlerë më pak se 70,000 euro do të zbatohej gjithashtu për makinat me vlerë 95,000 euro ose më pak, sipas të dhënave.
Ministria e Ekonomisë theksoi se do të vazhdojë të mbështesë tranzicionin e industrisë gjermane të makinave drejt automjeteve elektrike, pasi Volkswagen tha se mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në historinë e kompanisë.
Prodhuesit kinezë të automjeteve po pushtojnë tregun aziatik që dikur i takonte Wolkswagen. Shitjet e kompanisë në Kinë kanë rënë nga 4 milionë në 2017 në rreth 2.5 milionë në vitin 2024. Gjithashtu, Pekini po sjell makina elektrike me çmime të lira edhe në Evropë, një tjetër treg i rëndësishëm për gjigantin gjerman.
Sondazh

“BE po mbetet pas rivalëve globalë” - Draghi analizon sfidat aktuale të bllokut evropian
Kristi Ceta/SCAN Bashkimi Evropian po mbetet prapa rivalëve globalë për shkak të inovacionit të kufizuar, çmimeve të larta të energjisë dhe mungesës së......

Centrali më i madh diellor në botë - Projekti australian do të furnizojë 3 mln shtëpi me energji elektrike
Kristi Ceta/ SCAN Australia do të ndërtojë plantacionin më të madh të energjisë diellore në botë. Ky projekt revolucionar, i quajtur Power Link, do të......

Administrata publike bëhet më e “lakmuar”- Rritet numri i të punësuarve. Cilat institucione kanë shtuar staf?
Elisabeta Dosku/ SCAN Administrata publike është “rritur” me mbi 600 punonjës që nga muaji shkurt i këtij viti. Në aktin normativ të miratuar së fundmi nga......

Luhatjet e çmimeve në prodhim dhe import - Energjia rrit kostot prodhuese, çmimet e importit me ulje
Armela Duka/ SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dy tregues kryesorë, Indeksi i Çmimit të Prodhimit dhe Indeksi i Çmimit të Importit, janë......

Mjetet ajrore pa pilot, në ndihmë të institucioneve - Vendimi i qeverisë përcakton rastet dhe mënyrat e përdorimit
Hamit Yzeiraj/SCAN Mjetet ajrore pa pilot, dronët, do të jenë në ndihmë të institucioneve shtetërore. Gjatë mbledhjes së ministrave u vendos se këto mjete......

3 mln euro për ndryshimet klimatike - Granti i qeverisë gjermane, forcim i sistemit të paralajmërimit të hershëm
Ola Mitre / SCAN Qeveria gjermane do akordojë një grant prej 3 mln euro me fokus forcimin e rezistencës së vendit tonë kundër rreziqeve klimatike.......

“Bashkitë, pak buxhet për ndryshimet klimatike” -Muço: Kryesisht shpenzimet shkojnë për paga. Duhet më tepër ndërgjegjësim
Ola Mitre / SCAN “Shpenzimet e bashkive për mbrojtjen e mjedisit dhe minimizimin e risqeve që vijnë nga ndryshimet klimatike janë modeste, ndonëse nevoja......

Bashkëpunim me TikTok për përmbajtje të dëmshme - Raportohen 355 video për pirateri. Si të denoncojmë në AMA për shkeljet?
Diamila Leka/ SCAN Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur një bashkëpunim me platformën TikTok me qëllim ndalimin e shpërndarjes së përmbajtjeve të......