Shoqëritë rajonale të ujësjellësve - ERRU licencon 12 nga 15 kompanitë e krijuara, i hapet rruga rishikimit të çmimeve

12 shoqëri rajonale të ujësjellës – kanalizimeve janë licencuar nga Enti Rregullator i Ujit në veprimatrinë e furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të ndotur, duke i hapur rrugën operimit të ndërmarrjeve ekzistuese si një e vetme.
Vendimet janë marrë pas reformës së ndërmarrë për bashkimin e 58 kompanive ekzistuese, në 15 shoqëri me kompetenca të përbashkëta. Ndërkohë që, në bazë të tyre janë specifikuar edhe aksionet që do të zotërojë secila bashki, duke qenë se tashmë 51% e tyre disponohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes bashkive. 3 shoqëritë rajonale, që nuk janë licencuar ende janë Tirana, Shkodra dhe Vlora, që në total përfshijnë 11 bashki.
Bashkimi i kompanive nënkupton edhe një unifikim të tarifave të ujit që paguajnë qytetarët, çka do të sjellë rritje për shumë qytete. Për këtë arsye, në rezolutën për vitin 2023 Kuvendi i kërkoi Entit Rregullator të Ujit të kryejë një analizë lidhur me strategjinë dhe mundësinë e tarifave që duhet të propozojnë për miratim 15 shoqëritë e reja të ujësjellës-kanalizimeve, teksa duhet të shoqërohet me konkluzione dhe rekomandime sesi duhet të kryehet ky proces.
Paralelisht, në kuadër të reformës rrënjësore në sektorin e ujit, ERRU duhet të ketë në fokus kryesor reduktimin e stafit të tepërt të shoqërive UK rajonale, kur këto të fundit do të aplikojnë për tarifa të reja pranë saj, si dhe të monitorojë dhe rekomandojë nivelin e pagave dhe shpërblimeve që ndikojnë në shpenzime.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Inflacioni zbret 5.3% në mars - Instat thotë se është ngadalësuar shtrenjtimi i çmimeve edhe për ushqimet
Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave mbi inflacionin tregojnë se, gjatë mujait të tretë të vitit, inflacioni ka vijuar me një rënie të mëtejshme.......

Rritja e çmimit i energjisë për prodhuesit - ERE pezullon vendimin pas kërkesës së shoqatës: Të shprehet Ministria e Energjisë
Shoqata Shqiptare e Energjive të Rinovueshme ka kërkuar që rritja e çmimit me të cilin qeveria blen energjinë nga prodhuesit me përparësi të energjisë......

Ndërtimet pa leje, Prokuroria shumë më pak aktive se Qeveria - Organi i akuzës në 2022 uli me 35% numrin e procedimeve për objektet e paligjshme
Ndërsa viti 2022 shënoi një aksion masiv të Qeverisë kundër ndërtimeve të paligjshme, kryesisht lidhur me objekte shumë të rëndësishme në qendër të Tiranës apo......

Tregjet financiare, në fokus pastrimi i parave - AMF miraton strategjinë 2023-2027, transparencë e integritet
Rreziku i Pastrimi të parave do te jetë prej prioriteve kryesore të aktivitetit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për 5 vitet e ardhëshme. AMF miratuar......

Sa taksa paguan të dy punësuarit? - 57 mijë individë u tatuan më shumë për të ardhurat nga puna
Të punësuarit në vend kanë paguar më shumë tatim mbi të ardhurat personale përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, e cila dorëzohet çdo vit......

Portali i Fermerit, Rama dhe Krifca: Informacion në kohë reale dhe transparencë për çmimet!
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe Kryeministri i vendit Edi Rama prezantuan sot Portalin e Fermerit i cili sipas tyre është një tjetër produkt i......

Rregulla të reja “loje” për bletërritësit - Kriteret për të ushtruar aktivitet, gjoba deri në 40 mijë lekë
Sektori i bletarisë për herë të parë do të funksionojë me rregulla të mirëpërcaktuara nga ligjin e ri i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi......

Kina planifikon 500 milionë dollarë kabllo interneti nënujore për të rivalizuar projektin amerikan!
Firmat shtetërore kineze të telekomit po zhvillojnë një rrjet kabllor interneti me fibra optike nënujore prej 500 milionë dollarësh, i cili do të lidhë Azinë,......