Inflacioni zbret 5.3% në mars - Instat thotë se është ngadalësuar shtrenjtimi i çmimeve edhe për ushqimet

Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave mbi inflacionin tregojnë se, gjatë mujait të tretë të vitit, inflacioni ka vijuar me një rënie të mëtejshme. Gjatë marsit, çmimet në vendin tonë janë rritur me 5.3%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 5.7 %. Kjo është norma më e ulët që prej shkurtit të vitit 2022. Krahasuar me shkurtin, vihet re një zbutje e ndjeshme e hapit të rritjes së çmimeve, pasi në muajin e dytë të vitit norma e inflacionit në vend fiksohej pranë 7.1% sipas metodës kombëtare dhe 6.8% sipas asaj të Eurostat.
Pikërisht për arsyen sepse gjatë marsit të vitit të kaluar kishte filluar të ndihej rritja e çmimeve, pritej një rënie më e theksuar e normës në marsin e këtij viti. Krahasuar me muajin shkurt të këtij viti ndërkohë, çmimet në mars rezultojnë 0.7% më pak të shtrenjta.
Në normën e inflacionit prej 5.3% gjatë marsit ndikimin më të madh e kanë dhënë grupet: “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me 3.94 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, me 0.48 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.47 pikë përqindje, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme”, përkatësisht me 0.21 pikë dhe 0.18 pikë, dhe rreth 0.62 pikë përqindje grupet e tjera. Bie në sy që krahasuar më marsin e kaluar, grupi “Transport”, ka regjistruar një impakt negativ në rritjen e çmimeve, konkretisht me -0.49 pikë përqindje.
Sa i përket ndryshimit të çmimeve sipas grupeve kryesore, vëmë re se, rritjen më të madhe e regjistrojnë “Ushqimet dhe pijet joalkoolike”, me 11%, ndjekur nga “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, me 6.6%, “Argëtim dhe kulturë” me 4.7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.6%, “Veshje dhe këpucë” me 3.7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.2%, “Pije alkolike dhe duhan” me 2.8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.6%, “Shërbimi arsimor” me 2%, “Komunikimi” me 1.4%, “Shëndeti” me 1.1% dhe “Transporti” me një ndikim negative prej 7.5%.
Nga shifrat bie në sy se, ashtu si norma e përgjithshme e inflacionit ka rënë, edhe inflacioni i ushqimeve ka zbritur në 11%, që është një nivel edhe më i ulët se shkurti. Çmimet e nëngrupit “Qumësht, djath dhe vezë” rezultojnë 20.6% më të larta se marsi i vitit të kaluar. Ndiqen nga nëngrupi “Peshk” me 15.9%, “Zarzavatet” me 13.6%, “Ushqime të tjera” me 12.3%.
Ilda Methasani/SCAN
Sondazh

Rritja e çmimit i energjisë për prodhuesit - ERE pezullon vendimin pas kërkesës së shoqatës: Të shprehet Ministria e Energjisë
Shoqata Shqiptare e Energjive të Rinovueshme ka kërkuar që rritja e çmimit me të cilin qeveria blen energjinë nga prodhuesit me përparësi të energjisë......

Ndërtimet pa leje, Prokuroria shumë më pak aktive se Qeveria - Organi i akuzës në 2022 uli me 35% numrin e procedimeve për objektet e paligjshme
Ndërsa viti 2022 shënoi një aksion masiv të Qeverisë kundër ndërtimeve të paligjshme, kryesisht lidhur me objekte shumë të rëndësishme në qendër të Tiranës apo......

Tregjet financiare, në fokus pastrimi i parave - AMF miraton strategjinë 2023-2027, transparencë e integritet
Rreziku i Pastrimi të parave do te jetë prej prioriteve kryesore të aktivitetit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për 5 vitet e ardhëshme. AMF miratuar......

Sa taksa paguan të dy punësuarit? - 57 mijë individë u tatuan më shumë për të ardhurat nga puna
Të punësuarit në vend kanë paguar më shumë tatim mbi të ardhurat personale përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, e cila dorëzohet çdo vit......

Portali i Fermerit, Rama dhe Krifca: Informacion në kohë reale dhe transparencë për çmimet!
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe Kryeministri i vendit Edi Rama prezantuan sot Portalin e Fermerit i cili sipas tyre është një tjetër produkt i......

Rregulla të reja “loje” për bletërritësit - Kriteret për të ushtruar aktivitet, gjoba deri në 40 mijë lekë
Sektori i bletarisë për herë të parë do të funksionojë me rregulla të mirëpërcaktuara nga ligjin e ri i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi......

Kina planifikon 500 milionë dollarë kabllo interneti nënujore për të rivalizuar projektin amerikan!
Firmat shtetërore kineze të telekomit po zhvillojnë një rrjet kabllor interneti me fibra optike nënujore prej 500 milionë dollarësh, i cili do të lidhë Azinë,......

Turqia pajtohet me kërkesën e Rusisë për të hequr pengesat e eksportit të drithërave dhe fertilizuesve!
Ministri i Jashtëm i Turqisë tha të premten se ishte dakord me kërkesën e Rusisë për të hequr pengesat ndaj eksporteve ruse të plehrave dhe drithërave dhe se......