Sa taksa paguan të dy punësuarit? - 57 mijë individë u tatuan më shumë për të ardhurat nga puna

Të punësuarit në vend kanë paguar më shumë tatim mbi të ardhurat personale përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, e cila dorëzohet çdo vit brenda datës 30 Prill. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përgjatë vitit 2022 nga ky zë janë arkuar 9.2 milionë euro, me një rritje prej 4.3 për qind krahasuar me një vit më parë.
DIVA është e detyrueshme për individët rezidentë dhe jo rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët realizojnë të ardhura, nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën 2 milionë lekë e më tepër.
Po ashtu, nga viti 2020, plotësimi i DIVA-s u bë i detyrueshëm edhe për individët rezidentë apo jo rezidentë, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës. Apo e thënë ndryshe që janë të punësuar në dy apo më shumë vende pune, pavarësisht se totali i të ardhurave të tyre gjatë këtij viti kalendarik është nën 2 milionë lekë. Kjo është edhe arsyeja pse ka një rritje progresive të të ardhurave nga ky zë nga viti në vit, pasi të dypunësuarit janë të deytuar të paguajnë më shumë tatim mbi të ardhurat personale.
Sipas të dhënave zyrtare nga Administrata Tatimore detyrimin për të plotësuar DIVA për vitin 2022 e kanë pasur në total 74,029 individë, nga të cilët 16,732 individë me të ardhura mbi 2 milion lekë dhe 57,297 individë të dypunësuar.
Sipas tatimeve, nuk janë deklarues të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) kategoria “i vetëpunësuar” dhe i punësuar në një subjekt person fizik apo juridik në të cilin përfiton të ardhura nga pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet e punës.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Portali i Fermerit, Rama dhe Krifca: Informacion në kohë reale dhe transparencë për çmimet!
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe Kryeministri i vendit Edi Rama prezantuan sot Portalin e Fermerit i cili sipas tyre është një tjetër produkt i......

Rregulla të reja “loje” për bletërritësit - Kriteret për të ushtruar aktivitet, gjoba deri në 40 mijë lekë
Sektori i bletarisë për herë të parë do të funksionojë me rregulla të mirëpërcaktuara nga ligjin e ri i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi......

Kina planifikon 500 milionë dollarë kabllo interneti nënujore për të rivalizuar projektin amerikan!
Firmat shtetërore kineze të telekomit po zhvillojnë një rrjet kabllor interneti me fibra optike nënujore prej 500 milionë dollarësh, i cili do të lidhë Azinë,......

Turqia pajtohet me kërkesën e Rusisë për të hequr pengesat e eksportit të drithërave dhe fertilizuesve!
Ministri i Jashtëm i Turqisë tha të premten se ishte dakord me kërkesën e Rusisë për të hequr pengesat ndaj eksporteve ruse të plehrave dhe drithërave dhe se......

Solvency II, regjimi europian në sigurime do të aplikohet edhe në Shqipëri. Strategjia e AMF tregon hapat!
AMF bën me dije se në strategjinë për 5-vjeçarin e ardhshëm 2023-2027, të miratuar së fundmi parashikohet kalimi në regjimin e ri të mbikëqyrjes në tregun e......

Fakulteti i Ekonomisë dhe Balfin, Forum për tregun bankar - Kule: Sistemi bankar, garanci për zhvillimin ekonomik. Asetet sa 88% e PBB
Fakulteti i Ekonomisë i Universtitetit të Tiranës me mbështetjen e Grupit Balfin ka organizuar këtë enjte Forumin “30 vite treg i lirë në sektorin......

Gjermania ndërtoi 2 terminalet e saj lundrues në pak muaj - Pse Polonia po vonon kaq shumë?!
Gjermania nisi terminalin e saj të parë lundrues të gazit natyror të lëngshëm në portin e Detit të Veriut të Wilhelmshaven në fund të vitit 2022. Ritmi i......

Stimul monetar për të jetuar në Spanjë - Cilat destinacione europiane do t'ju paguajnë për të jetuar atje?
Një qytet në Spanjë po josh britanikët që të lëvizin atje me stimuj parash - një lajm i shkëlqyeshëm për këdo që mendon për një lëvizje nga Britania. Ponga,......