Rregulla të reja “loje” për bletërritësit - Kriteret për të ushtruar aktivitet, gjoba deri në 40 mijë lekë

Sektori i bletarisë për herë të parë do të funksionojë me rregulla të mirëpërcaktuara nga ligjin e ri i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi në fund të muajit Prill. Ky ligj është konsultuar për afro dy vite dhe tashmë ka marrë formë finale, dhe është i detyrueshëm për tu zbatuar nga çdo bletërritës në vend.
Sipas ligjit, “çdo bletar që merret me bletari, që zotëron një ose më shumë zgjoje, është i detyruar të regjistrohet në regjistrin e fermës dhe në regjistrin e blegtorisë, që mbahet në institucionin përgjegjës për veterinarinë deri në datën 30 prill të çdo viti kalendarik, për numrin dhe vendndodhjen e koshereve të bletëve. Bletarët kanë detyrim të njoftojnë vendndodhjen dhe numrin e si dhe ndryshimin e vendndodhjeve të tyre brenda datës 30 prill të çdo viti. Me ligjin e ri, bletët nuk mund të vendosen pa kriter.
Parku i bletëve vendoset jo më afër se 10 metra nga rrugët dhe 5 metra nga pronat kufitare. Shtegtimi bletëve bëhet me kërkesë parake në institucionet përgjegjëse dhe vetëm pas pajisjes me certifikate veterinare. Po ashtu, në ligj përcaktohet se importi dhe tregtimi i mbretëreshave dhe i familjeve të bletëve bëhet vetëm nga subjektet e regjistruara dhe t ë licencuara sipas legjislacionit në fuqi për importin e kafshëve të gjalla, nën një kontroll të rreptë.
Ndërkaq, për bletarët do të vihen në dispozicion kurse kualifikimi dhe trajnimi nga Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Shoqatat e Bletërritësve. Me hyrjen në fuqi të ligjit nuk do të mund të tregtohen më produkte të bletës të pa etiketuar, ku të jenë të pasqyruara të gjitha elementët e nevojshëm, që nga subjekti, origjina, përbërësit, etj.
Bletërritësit e kanë të ndaluar që të ushqejnë bletëve me sherbet/sheqer apo shurupe të tjera gjatë periudhës së lulëzimit kryesor të bimëve mjaltëdhënëse dhe mbledhjes së nektarit nga bletët. Ligji përcakton edhe kushtet e ruajtjes së mjaltit, i cili duhet të ruhet në vende të thata, të errëta, në temperaturë më të ulët se 25°C dhe lagështi relative të ajrit nga 65% deri në 80%.
Ushtrimi i veprimtarisë në kundërshtim me ligjin; vendosja e parkut të bletëve pa ruajtur distancat; shtegtimi i bletëve pa miratimin e institucionit përgjegjës; mosnjoftimi i institucionit përgjegjës në rast dyshimi të sëmundjeve dënohen me gjoba 2 mijë deri në 40 mijë lekë, ku më pak të penalizuar janë bletarët amatorë dhe më shumë ata profesionistë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Kina planifikon 500 milionë dollarë kabllo interneti nënujore për të rivalizuar projektin amerikan!
Firmat shtetërore kineze të telekomit po zhvillojnë një rrjet kabllor interneti me fibra optike nënujore prej 500 milionë dollarësh, i cili do të lidhë Azinë,......

Turqia pajtohet me kërkesën e Rusisë për të hequr pengesat e eksportit të drithërave dhe fertilizuesve!
Ministri i Jashtëm i Turqisë tha të premten se ishte dakord me kërkesën e Rusisë për të hequr pengesat ndaj eksporteve ruse të plehrave dhe drithërave dhe se......

Solvency II, regjimi europian në sigurime do të aplikohet edhe në Shqipëri. Strategjia e AMF tregon hapat!
AMF bën me dije se në strategjinë për 5-vjeçarin e ardhshëm 2023-2027, të miratuar së fundmi parashikohet kalimi në regjimin e ri të mbikëqyrjes në tregun e......

Fakulteti i Ekonomisë dhe Balfin, Forum për tregun bankar - Kule: Sistemi bankar, garanci për zhvillimin ekonomik. Asetet sa 88% e PBB
Fakulteti i Ekonomisë i Universtitetit të Tiranës me mbështetjen e Grupit Balfin ka organizuar këtë enjte Forumin “30 vite treg i lirë në sektorin......

Gjermania ndërtoi 2 terminalet e saj lundrues në pak muaj - Pse Polonia po vonon kaq shumë?!
Gjermania nisi terminalin e saj të parë lundrues të gazit natyror të lëngshëm në portin e Detit të Veriut të Wilhelmshaven në fund të vitit 2022. Ritmi i......

Stimul monetar për të jetuar në Spanjë - Cilat destinacione europiane do t'ju paguajnë për të jetuar atje?
Një qytet në Spanjë po josh britanikët që të lëvizin atje me stimuj parash - një lajm i shkëlqyeshëm për këdo që mendon për një lëvizje nga Britania. Ponga,......

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Të dyja kontratat pritet të publikojnë fitime javore prej rreth 6%
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, por në mbyllje të ditës pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë, pas vendimit të OPEC+ për......

Bursat europiane, me ndryshime minimale - Shumica e tregjeve janë pushim, me rastin e Pashkëve
Shumica e tregjeve europiane të aksioneve po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të javës, por shumica e tyre janë pushim me rastin e Pashkëve. Edhe të......