Shqipëria Postuar më 7 Prill 2023, 11:39

Fakulteti i Ekonomisë dhe Balfin, Forum për tregun bankar - Kule: Sistemi bankar, garanci për zhvillimin ekonomik. Asetet sa 88% e PBB

Nga SCAN TV
Fakulteti i Ekonomisë dhe Balfin, Forum për tregun bankar - Kule:

Fakulteti i Ekonomisë i Universtitetit të Tiranës me mbështetjen e Grupit Balfin ka organizuar këtë enjte Forumin “30 vite treg i lirë në sektorin bankar”.

Në Forum u diskutuan arritjet e deritanishme të sistemit bankar si dhe pritjet në të ardhmen.

Në fjalën hapëse të eventit, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Dhori Kule e përkufizoi sistemin bankar garantuesin e gjithë aktivitetin e ekonomisë në vend, si dhe siguri për të ardhmen e saj.

I pranishëm në Forum, Sekretari i Prgjithshëm i Shoqatës së Bankave Spiro Brumbulli e konsideroi sektorin avangardë në çdo drejtim, asetet e të cilit janë sa 88% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Forumi “30 vite treg i lirë në sektorin bankar” u mbështet nga Grupi Balfin si pjesë e aktiviteteve të organizuara në kuadër të 30 vjetorit të themelimit të grupit nga Samir Mane.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat