Dollari, në nivelin më të ulët në 2 muaj - Investitorët presin raportin mbi punësimin në SHBA për marsin

Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, pasi investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme. Megjithatë, volumi i shkëmbimeve tregtare pritet të jetë i ulët pasi Wall Street do të qëndrojë pushim, me rastin e së Premtes së Mirë në SHBA.
Edhe disa tregje europiane do të jenë pushim të Hënën, me rastin e Pashkëve. Raporti mbi punësimin për marsin do të publikohet më vonë gjatë ditës së sotme, por efekti në treg do të jetë minimal, sepse shumica e tyre do të jenë pushim.
Analistët parashikojnë se, ekonomia amerikane do të ketë krijuar edhe 239 mijë vende të reja pune, gjatë muajit të kaluar, nga 311 mijë që krijoi në shkurt. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 101.8, shumë pranë nivelit më të ulët në 2 muajt e fundit.
Referuar të dhënave të tjera në SHBA, aplikimet për përfitimin e asistencës së papunësisë ra me 18 mijë njësi, në totalin e 228 mijë aplikimeve, gjatë javës që u mbyll më 1 prill. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin vijon të tregtohet pranë 28 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1870 dollarë.
SCAN
Sondazh

Rriten rezervat monetare të Ukrainës - Niveli më i lartë prej 11 vitesh falë ndihmave ndërkombëtare
Rezervat monetare të Ukrainës u rritën në nivelin më të lartë 11-vjeçar prej 31.9 miliardë dollarësh në fillim të prillit falë ndihmave ndërkombëtare, kërkesës......

Europa arrin të kursejë energji - Falë planifikimit të qeverive, apo thjesht fat?!
Edhe pse Rusia siguronte 40-50% të sasive të gazit natyror të importuar nga Bashkimi Europian deri në vitin 2021, europianët arritën ta kalonin dimrin pa......

Programi i qeverisë greke, "Riciklo-Ndrysho pajisje" - Mijëra familje zëvendësojnë pajisjet elektro shtëpiake
Ministria e Mjedisit dhe Energjisë në Greqi, njoftoi përfshirjen e 105 mijë familjeve të tjera në programin "Riciklo - Ndrysho pajisjen", nga lista......

Bien shitjet e banesave në SHBA dhe Europë - Ulje domethënëse të çmimeve në Manhattan, Suedi dhe Australi
Të gjitha të dhënat tregojnë se rënia në tregun e banesave po vazhdon dhe po përkeqësohet në të dy anët e Atlantikut, ku shitjet dhe çmimet e shtëpive kanë......

FMN parashikon tkurrje të ekonomisë globale - Situata do të qëndrojë e tillë për pesë vitet e ardhshme
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, u shpreh se pret që ekonomia globale të bjerë nën 3% në vitin 2023 dhe të mbetet rreth 3% për pesë......

Gjermania paralajmëron Bashkimin Europian - Shkak, ndërhyrja me skema për bankat në vështirësi
Gjermania paralajmëroi Bashkimin Europian të mos ngatërrojë rregullat që lejojnë bankat që janë pjesë e një rrjeti që ofron ndihmë financiare në një moment......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?!
Dollari amerikan e ka mbyllur negativisht këtë javë pasi është blerë mëngjesin e kësaj të premte me 112.9 lekë dhe është shitur me 103.9 lekë në raport me një......

Pushimet e Pashkëve në Europë: Ku po ndodhin grevat e udhëtimeve dhe çfarë mund të prisni?!
Europa aktualisht është një koshere grevash pasi shumë punonjës janë të pakënaqur që inflacioni i lartë nuk është shoqëruar me paga më të larta. Bojkotime të......