Gjermania paralajmëron Bashkimin Europian - Shkak, ndërhyrja me skema për bankat në vështirësi

Gjermania paralajmëroi Bashkimin Europian të mos ngatërrojë rregullat që lejojnë bankat që janë pjesë e një rrjeti që ofron ndihmë financiare në një moment krize, që të përfitojnë nga kërkesat më të ulëta për kapital dhe likuiditet. Komisioni Europian ekzekutiv i BE-së do të përcaktojë më 18 prill draft reformat për rregullat rreth trajtimit të bankave të goditura.
Ky reagim vjen në një moment kritik të sektorit pas bashkimit të UBS me Credit Suisse, dhe dështimit të disa bankave amerikane, duke përfshirë Silicon Valley Bank. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, në një letër drejtuar Komisionit Europian dhe Eurogrupit, theksoi se ekzekutivi i BE-së duhet të respektojë "marrëveshjen e qartë" të bërë në qershor të vitit të kaluar për të ruajtur kuadrin për të ashtuquajturat ‘Skema të Mbrojtjes Institucionale’.
Një zyrtar i BE tha se Eurogrupi i kërkoi komisionit të forcojë dhe harmonizojë rregullat për përdorimin e fondeve të skemave kombëtare të garancisë së depozitave kur një bankë ndodhet në një situatë problematike.
Ai shtoi se komisioni ka konsultuar gjerësisht shtetet anëtare dhe palët e interesuara përpara se të finalizojë propozimin. Sipas tij ai do të jetë një propozim i balancuar, duke marrë parasysh specifikat e modeleve kombëtare bankare dhe një reformë e dobishme në rrugën drejt kompletimit të Unionit Bankar.
Skemat lidhin bankat në një rrjet kombëtar, duke lejuar një huadhënës në vështirësi të marrë ndihmë financiare nga anëtarët e tjerë të skemës, duke formuar një pjesë të mbrojtjes së një vendi për depozituesit e bankave.
Bankat pjesëmarrëse paguajnë në rrjet dhe përfitojnë nga reduktimet në disa kërkesa për kapital dhe likuiditet. Skema të tilla janë krijuar në Gjermani, Austri, Itali, Spanjë dhe Poloni. Lindner tha se planet aktuale të komisionit do të prezantojnë "një numër kufizimesh të reja dhe domethënëse" në skemat e IPS duke i trajtuar ato si skema të garancisë së depozitave. Elementë të tjerë në projekt-plane, si fusha shumë e gjerë e rregullave, do të çonin në "negociata shumë të vështira", sipas Lindner.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?!
Dollari amerikan e ka mbyllur negativisht këtë javë pasi është blerë mëngjesin e kësaj të premte me 112.9 lekë dhe është shitur me 103.9 lekë në raport me një......

Pushimet e Pashkëve në Europë: Ku po ndodhin grevat e udhëtimeve dhe çfarë mund të prisni?!
Europa aktualisht është një koshere grevash pasi shumë punonjës janë të pakënaqur që inflacioni i lartë nuk është shoqëruar me paga më të larta. Bojkotime të......

Hapet thirrja për Skemën Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, Krifca: Teknikat më të mira për mbi 30 ferma në vend!
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca njoftoi hapjen e thirrjes për Skemën Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, përmes së cilës do të......

Bursa e energjisë nis operimet - Caktohet data 11 prill, antarë vetëm kompanitë publike, OSHEE, KESH e OST
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike parashikohet të nisë operimet tregtare në datën 11 prill. Vendimi pritet të merret të premten nga Enti Rregullator i......

Tenderët, APP gjobit punonjësit e institucioneve - Vendosen 130 masa administrative, u verifikuan 3.8% e procedurave të zhvilluara
130 punonjës të institucioneve shtetërore janë gjobitur nga Agjencia e Prokurimit Publik për shkelje të kryera në procedurat tenderuese, gjatë vitit 2022.......

Qytetarët dhe bizneset paguan 51 mln euro tatim mbi qiratë - Më shumë arkëtime në buxhet, rritja e çmimeve ndikim kryesor
Qytetarët dhe bizneset kanë paguar më shumë tatim ndaj ambienteve të dhëna me qira përgjatë vitit që lamë pas. Referuar të dhënave zyrtare, administrata......

Si do të bëhet kompensimi për rritjen e pagës minimale? - Bizneset humbasin të drejtën e përfitimit nëse shkelin afatet për aplikim
Ministria e Financave ka nxjerrë udhëzimin që sqaron se si do të bëhet kompensimi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për rritjen e pagës minimale e cila......

Sa para’ do të shpërndahen për startup-et? - Projektligji në Kuvend. Ndryshon kohëzgjatja e procedurave, lehtësi edhe për nomadët dixhital
1.2 miliardë lekë do të jenë në dispozicion për masat mbështetëse për startup-et të parashikuara në “Programin e Qeverisë 2021-2025”. Në projektligjin e kaluar......