Bota Postuar më 7 Prill 2023, 10:30

FMN parashikon tkurrje të ekonomisë globale - Situata do të qëndrojë e tillë për pesë vitet e ardhshme

Nga SCAN TV
FMN parashikon tkurrje të ekonomisë globale - Situata do të

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, u shpreh se pret që ekonomia globale të bjerë nën 3% në vitin 2023 dhe të mbetet rreth 3% për pesë vitet e ardhshme. Ky është parashikimi më i ulët i rritjes afatmesme të huadhënësit global që nga viti 1990, dhe shumë nën rritjen mesatare prej 3.8% të parë në dy dekadat e fundit.

Georgieva tha se veprimet e forta dhe të koordinuara të politikës monetare dhe fiskale për t'iu përgjigjur pandemisë COVID-19 dhe pushtimit rus të Ukrainës parandaluan një rezultat shumë më të keq në vitet e fundit, por perspektivat e rritjes mbetën të dobëta si në terma afatshkurtër ashtu edhe në atë afatmesëm, duke qenë se aktualisht të gjithë po përballen me një nivel të lartë inflacioni.

Ajo theksoi se me rritjen e tensioneve gjeopolitike dhe inflacionit ende të lartë, një rimëkëmbje e fuqishme mbetet e pakapshme. Kjo dëmton perspektivat e të gjithëve, veçanërisht për njerëzit dhe vendet më të cënueshme. Ekonomia ra me pothuajse gjysmën në 3.4% në 2022 si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë nga rikthimi prej 6.1% i parë në 2021. Ajo tha se India dhe Kina do të përbëjnë gjysmën e rritjes globale në vitin 2023, por rreth 90% e ekonomive të përparuara do të regjistrojnë një rënie këtë vit.

Vendet me të ardhura të ulëta, të ngarkuara nga kostot më të larta të huamarrjes dhe dobësimi i kërkesës për eksportet e tyre, do panë rritjen e të ardhurave për kokë banori nën atë të ekonomive në zhvillim, shtoi ajo. Shefja e FMN-së u bëri thirrje bankave qendrore që të qëndrojnë të vendosura në luftën kundër inflacionit për sa kohë që presionet financiare mbeten të kufizuara, por të adresojnë rreziqet e stabilitetit financiar kur ato shfaqen nëpërmjet ofrimit të duhur të likuiditetit.

Dështimet e fundit të bankave në Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ekspozuan dështimet e menaxhimit të rrezikut në banka specifike dhe gabime mbikëqyrëse. Për të rritur perspektivat për rritje dhe produktivitet, Georgieva bëri thirrje për ndryshime të mëdha në hapat që do ndërmerren, duke përfshirë rreth 1 trilion dollarë në vit shpenzime për energjinë e rinovueshme dhe lëvizje për të shmangur fragmentimin e ekonomisë globale, e cila mund të ‘gërryejë’ deri në 7% uljen globale të prodhimi të brendshëm bruto.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat